Udhëtuam drejt tij me autobuz. Më kishin thënë se nga pika e nisjes deri në kryeqytetin Belg ishte rreth katër orë e gjysëm rrugë. Kur kaloi ora e dytë e udhëtimit, duke e llogaritur me naivitetin e një pesëmbëdhjet vjeçareje se ishte gjysma e rrugës, unë nxora pasaportën dhe u përgatita moralisht për kontrollin doganor, madje dhe u mobilizova fizikisht për rradhën që mesiguri do ndërtonte një au...
Edhe pse tashmë duket se formimi i një koalicioni është i nevojshëm për të formuar qeverinë, mundësia për të bërë bashkë këto dy forca do të iste absolutisht fatale. Rezultatet duket të paraqesin një ndarje të thellë politike, jo vetëm për shtetin Italian por në të njëjtën kohë edhe për të gjithë Europën. Populizmi në Europë, jo më një histori e re Sidoqoftë, këto rezultate nuk përbëjnë aspak hab...
Bashkimi Europian nisi vënien në jetë 60 vjet më parë, në Parisin e themelimit ku nisi dhe Komuniteti Europian i Qymyrit dhe Çelikut e më pas me Konventën e Romës më 1957, ku u themelua Komuniteti Ekonomik Europian. Pati nismëtarë 6 shtete e arriti ta zgjerojë pushtetin e tij fillimisht ekonomik e më pas të arrijë në unifikim të mendimeve politiko-sociale. Duke përmirësuar e përforcuar dekadë pas...
Por tani më 29 Mars 2017 Mbretëria e Bashkuar paraqiti para Parlamentit Europian hapjen e procedurave për të dalë nga BE, duke “aktivizuar” të famshmin nenin 50 të Traktatit të themelimit të BE. Edhe pse kjo është periudha më e gjatë e paqes që kontinenti i vjetër ka njohur, situata nuk është më e njëjtë dhe Europës po i “dridhen këmbët”. Schuman do thoshte që në fillimet e themelimit të BE-së, M...
Normalisht shumë pyetje shtrohen për diskutim, të tilla si nëse Bashkimi Europian do të jetë më i dobët pa Britaninë e Madhe? A do të hyjë Bashkimi Europian në një krizë institucionale mes Këshillit, Komisionit dhe Parlamentit Europian? A do të rritet rryma euroskeptike mes vendeve të unionit? A do të ndiqet rasti i Britanisë edhe nga vende të tjera si Greqia, Holanda apo Hungaria? Apo po shkon d...
Në këtë kohë filloi dhe një rritje e pakënaqësisë nga ana e njerëzve si në vendet e përfshirë nga kriza, ashtu dhe në ato më pak të prekura. Shënjestra e këtij reagimi, pothuajse gjithnjë ishte Bashkimi Europian. Njëra palë e gjente fajtor për krizën ekonomike, ndërsa pala tjetër konsideronte se po sakrifikonte, po humbiste të ardhurat duke u përpjekur të përballonte një krizë që nuk ishte e veta...
Sipas opinionit tim, Bashkimi Europian është duke funksionuar më së miri tani. E vetmja e humbur në këtë mes është Anglia e cila do e kuptoj më vonë dëmin që i ka shkaktuar vetvetes nga ky autogol i saj. Kur Europa është e bashkuar, pra të gjitha shtetet janë në unitet, ajo është më e fuqishme, qoftë si ekonomi ashtu dhe përsa i përket sigurisë në këto periudha të vështira. Disa ekspertë kanë par...
Interesi im në politikat Europiane, përveçse i nxitur nga studimet e mia universitare në Shkenca Politike&Marrëdhënie Ndërkombëtare, u përforcua gjatë Praktikës sime pranë European Movement in Albania. EMA ishte hapi i rradhës i cili më çoi më pranë Europës dhe institucioneve të saj. Përgjatë MEUS2017 unë performova rolin e Ministrit të Kroacisë në Këshillin e Ministrave. Ishte një rol sfidue...
E njëjta fitore triumfon në ndarjen e Mbretërisë së Bashkuar prej Bashkimit Europian. E njëjta fitore noton mbi ishullin e paragjykimit që ne e kemi rrethuar me tela me gjëmba, duke futur në të ata që na duken të ndryshëm dhe të huaj, arabin, myslimanin, aziatikun, afrikanin, sirianin, duke krijuar kështu një rrethim të kështjellës së virtytit që jemi munduar me dije dhe gjak ta ngrehojmë gjatë s...
Konferenca u zhvillua në sajë të 4 paneleve të ndryshme të cilat hodhën dritë mbi një ndër krizat më të mëdha me të cilat Bashkimi Europian po përballet: atë të fluksit të madh të refugjatëve. Diskutimet variuan duke filluar që nga shkaqet kryesore të kësaj krize humanitare dhe arsyet që çuan në rritje dhe mobilizim të ekstremizmit dhe populizmit në BE, cilat janë vështirësitë e një migranti në E...