Protestat në Francë kundër ndryshimeve klimaterike

Protestat në Francë kundër ndryshimeve klimaterike

Grenoble ka filluar një nismë të re mjedisore që shumë e shohin si frymëzuese, por ende duket se është një rrugë e mbushur me rreziqe dhe pengesa. Por duke qenë të ndërgjegjshëm për rrugën jo të lehtë të këtij ndryshimi në Grenoble, 1500 njerëz marshuan në rrugë për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimeve klimaterike të shtunën e 13 tetorit.

Në protestë përkrah qytetarëve të thjeshtë, vullnetarëve dhe përfaqësuesve të organizatave pro mbrojtjes mjedisore u panë të pranishëm dhe, shumë anëtarë politikë nga të dyja kahet politike franceze. Midis tyre, Guillaume Gontard, senator i bashkimit të majtë të Isere (komunë e Grenobles ), Eric Piolle, kryetari i bashkisë si dhe Charles Roy, deputet i Isere. Gati 8 protesta të së njëjtës kauzë janë organizuar përgjatë gjithë Francës në po të njëjtën ditë, ku rreth 10 000 protestues janë mbledhur në Lyon, 3 200 njerëz në Lille (qyteti në kufi me Belgjikën) si dhe , 2 500 në Bordoux.

Në Francë gjithashtu kjo ditë ka një kuptim të veçantë: është mobilizimi i parë i shoqërisë civile që nga dorëheqja e Nicolas Hulot (ish-ministër i mjedisit i dorëhequr më 24 gusht të 2018, gjithashtu gazetar francez dhe aktivist në kauzat mjedisore). Siç shpjegon Clémence Dubois, zëdhënësja për median online 350.org, "Dorëheqja e Nicolas Hulot na kujton se Franca nuk është përjashtim: kudo në botë, udhëheqësit politikë vazhdojnë të shtyjnë ose të heqin dorë nga klima. Megjithatë, ka ende kohë për të vepruar, dhe ne do vazhdojmë ta bëjmë atë, në të gjithë botën, siç e kemi demonstruar sot”.

Shumë njerëz u aktivizuan në këtë marshim spontanisht, dhe pse nuk i përkisnin asnjë organizate. Mediat e pavarura dhe shumë OJQ ofrojnë këshilla të vlefshme se si të bëjnë një ndryshim të vërtetë në jetën e përditshme - gjeste të vogla që janë gjeste të mëdha për planetin. Por është gjithashtu e rëndësishme që të bashkohen me shoqatat, grupet e interesit, lëvizjet ose mobilizimet afër shtëpisë, për të vepruar kolektivisht.

Ndër ata që shprëhën dëshirë të intevistoheshin u sugjeruan kontribute pro-ekologjike dhe pro mbrojtjes së mjedisit të tilla si: mbjellja e bimëve, krijimi i mini-bahçeve në shtëpi duke patur kështu fruta dhe perime bio, përdorimi i biçikletave, shmangia e transportit publik dhe automjeteve, investimi në makinat e karikueshme Eco-Car etj. Gjithë situata, marshimi paqësor madje duke protestuar me kor muzikor, duke kënduar himnin vendas francez të frymëzonte sesi në mënyrë të paqtë e të kulturuar mund të protestosh dhe të ngresh zërin për të drejtat e tua, për të drejtat e mjedisit ku jeton, për të nesërmen tënde, për një cilësi më të mirë jetese.

Sepse ndryshimi klimaterik kërkon një ndryshim radikal në mënyrën tonë të jetesës në shoqëri, dhe ekologjia duhet të bëhet prioriteti numër një i të gjitha politikave, sepse asnjë politikë nuk është e mundur pa marrë parasysh ekosistemin që e bën jetën njerëzore të mundshme.


                                                      Lorenca Bejko, Rrjeti i Mbështetësve të EMA, Studente në Grenoble, Francë
                                                                                                                                                  tetor 2018

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk