Nisma për Universitetet Europiane (European Universities Initiative)

Nisma për Universitetet Europiane lindi në vitin 2017, pas mbledhjes së Këshillit Europian, ku bazuar edhe në diskutimet e Samitit Social të Gotenburgut, u vendos për krijimin e një strategjie që do të forconte partneritetet mes institucioneve të arsimit të lartë në BE. E zhvilluar në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë, organizatat studentore, shtetet anëtare të BE-së dhe Komisionin Europian, nisma për Universitetet Europiane është një pikë kyçe e strategjisë europiane për universitetet. Qëllimi i saj është të krijojë një Zonë Europiane të Arsimit dhe Zonën Europiane të Kërkimit, në sinergji të plotë me Zonën Europiane të Arsimit të Lartë, duke ndihmuar në zhvillimin e mëtjeshëm të arsimit të lartë, fushës kërkimore dhe inovacionit, duke promovuar barazinë gjinore, gjith... Read More

Ndihma Shtetërore (State Aid)

Ndihma shtetërore nënkupton veprimin nga një autoritet publik (kombëtar, rajonal ose lokal), duke përdorur burime publike, për të favorizuar ndërmarrje të caktuara ose prodhimin e mallrave të caktuara. Një biznes që përfiton nga një ndihmë e tillë gëzon kështu një avantazh ndaj konkurrentëve të tij.Ndihma mund të lejohet nëse justifikohet nga objektivat e interesit të përgjithshëm: ndihma për të promovuar zhvillimin e zonave të pafavorizuara ose për shërbimet me interes të përgjithshëm ekonomik, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, kërkimi dhe zhvillimi, mbrojtja e mjedisit, trajnimi, punësimi dhe kultura.... Read More

Njohja Reciproke (Mutual Recognition)

Parimi i Njohjes Reciproke rrjedh nga Rregullorja e Komisionit Europian e cila përcakton të drejtat dhe detyrimet për autoritetet publike dhe ndërmarrjet brenda BE-së, që dëshirojnë të tregtojnë produktet e tyre në një vend tjetër anëtar dhe është një nga parimet thelbësore të Tregut të Përbashkët Europian. Njohja Reciproke mundëson lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve brenda BE-së pa pasur nevojë për të harmonizuar legjislacionin kombëtar. Kjo garanton që çdo produkt i shitur në mënyrë të ligjshme në një vend të BE-së mund të shitet dhe në një tjetër. Kjo... Read More

NEET (Young people who are Not in Education, Employment and Training)

NEET është termi i përdorur për të përshkruar të rinjtë nën moshën 25 vjeç që nuk janë të angazhuar në asnjë lloj forme punësimi, edukimi ose trajnimi. Më të rrezikuar për t’u kthyer në NEET janë: të rinjtë me nivele të ulëta shkollimi, individët me status emigranti dhe personat me aftësi të kufizuara ose probleme shëndetësore. Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Europian, 13.7 milion njerëz të moshave 15-24 nuk janë të përfshirë në punë, arsim, ose trajnim në vitin 2015. Gjithashtu, është vërejtur që këta individë nuk janë ak... Read More

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk