Njohja Reciproke (Mutual Recognition)

Parimi i Njohjes Reciproke rrjedh nga Rregullorja e Komisionit Europian e cila përcakton të drejtat dhe detyrimet për autoritetet publike dhe ndërmarrjet brenda BE-së, që dëshirojnë të tregtojnë produktet e tyre në një vend tjetër anëtar dhe është një nga parimet thelbësore të Tregut të Përbashkët Europian. Njohja Reciproke mundëson lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve brenda BE-së pa pasur nevojë për të harmonizuar legjislacionin kombëtar. Kjo garanton që çdo produkt i shitur në mënyrë të ligjshme në një vend të BE-së mund të shitet dhe në një tjetër. Kjo madje është e mundur, edhe në qoftë se produkti nuk është në përputhje të plotë me rregullat teknike të vendit tjetër. Disa nga avantazhet e këtij parimi janë:

• Lëvizja e lirë e produkteve

• Produktet mund të tregtohen brenda për brenda unionit

• Më shumë llojshmëri produktesh për konsumatorin

• Respektim i diversitetit dhe subsidiaritetit

• Mund të apelohet në gjykatat kombëtare nga vetë qytetarët apo ndërmarrjet

Në këtë kuadër Komisioni Europian ka për qëllim të:

• garantojë lëvizjen e lirë të mallrave;

• të sigurojë që vendet e BE-së të pranojnë produktet që shiten në mënyrë të ligjshme në një vend tjetër të BE-së vetëm nëse janë plotësuar disa kushte, të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e sigurisë publike, shëndetit ose mjedisit.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk