Zona Shengen (Schengen Area)

Në fillim të konceptimit të Bashkimit Europian, lëvizja e lirë e njerëzve ishte e kufizuar sepse nuk ishin hequr ende kufizimet e kontrollit kufitar. Në vitin 1985 bashkëpunimi ndërmjet disa qeverive çoi në nënshkrimin e Marrëveshjes për shfuqizimin gradual të kontrolleve në kufijtë e përbashkët, në Shengen (një fshat i vogël në Luksemburg), pasuar me nënshkrimin në 1990 të Konventës për zbatimin e asaj Marrëveshjeje. Zbatimi i Marrëveshjes së quajtur Shengen filloi në vitin 1995, fillimisht duke përfshirë shtatë shtete të BE-së (Belgjikë, Francë, Gjermani, Holandë, Luksemburg, Portugali dhe... Read More

Zona Ekonomike Europiane (European Economic Area)

Marrëveshja për Zonën Ekonomike Europiane (EEA), e cila hyri në fuqi më 1 janar 1994, bashkon vendet anëtare të BE dhe tre shtetet e EFTA-së (Shoqata Europiane e Tregtisë së Lirë) - Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia - në një treg të vetëm, të quajtur Tregu i Brendshëm.  Marrëveshja e EEA garanton të drejta dhe detyrime të barabarta në tregun e brendshëm për individët dhe operatorët ekonomikë. Ajo siguron përfshirjen e legjislacionit të BE-së që mbulon katër liri: lëvizjen e lirë 1. të mallrave, 2. shërbimeve, 3. personave dhe 4. kapitalit - në të gjithë  shtetet e EEA. Përveç k&... Read More

Zyra Europiane kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF)

Zyra Europiane kundër Mashtrimit Ekonomik e themeluar më 1999 si një entitet i pavarur hetimor brenda Komisionit Europian njihet shkurtimisht si OLAF nisur nga emërtimi në frëngjisht (Office de Lutte Anti-Fraude). Që nga themelimi i kësaj zyre mbi 3 mijë e 500 hetime lidhur me krimet ekonomike, mashtrimet, keqpërdorimet e fondeve dhe korrupsionin në Bashkimin Europian janë realizuar. Tre janë fushat kryesore të veprimtarisë së zyrës 1) mbrojtje e interesit financiar të BE-së duke investiguar veprimtaritë e paligjshme ekonomike 2) hetim dhe identifikim i rasteve të shpërdorimit të detyrës nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së 3) mbështetje... Read More

Zyra Europiane e Prokurorit të Përgjithshëm (EPPO)

20 vende anëtare të Bashkimit Europian, janë dakorduar së fundmi në një nga zhvillimet më të rëndësishme sa i takon të drejtës europiane dhe funksionimit ligjor të unionit, atë mbi krijimin e Zyrës Europiane të Prokurorit të Përgjithshëm, me kompetenca të shtuara ne hetim të koordinuar ndërmjet agjencive të tjera ligj-zbatuese ekzistuese europiane.E titulluar EPPO, kjo zyrë do të jetë një organ i pavarur i BE- së i vendosur në Luksemburg, me autoritetin për të hetuar dhe ndjekur penalisht veprat që përfshijnë mashtrimet, korrupsionin, evazionin fiskal dhe krimet e tjera që lidhen me abuzimet financiare dhe shpërd... Read More

Zona Europiane e Hulumtimit (ERA)

Zona Europiane e Hulumtimit (European Research Area) është një zonë e unifikuar hulumtimi e hapur për botën, e bazuar në tregun e brendshëm, në të cilën mund të qarkullojnë lirisht studiuesit, njohuritë shkencore dhe teknologjike. Realizimi i ERA me anë të inovacionit dhe bashkëpunimit shkencor, nënkupton plotësimin e 'Lirisë së Pestë' të Tregut të BE-së: lëvizshmërinë e lirë të shkencëtarëve dhe dijeve shkencore. Zhvillimi i ERA-s ka si qëllim të përmirësojë performancën e Europës në fushën e kërkimit shkencor, për krijimin e vendeve të reja të punës dhe promovim... Read More

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk