Mbi EuroSpeak

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) ka lançuar EuroSpeak në fillim të vitit 2011, si revista e parë në Shqipëri që fokusohet në çështjet e BE-së. Nga vetë emri, EuroSpeak (gjuha e përdorur nga burokratët në Bruksel dhe shpeshherë e kuptueshme vetëm për ekspertët), revista është projektuar për të përcjellë tek publiku i gjerë në një gjuhë më të lexueshme dhe jo teknike thelbin e debateve në gjirin e institucioneve të BE-së. Ajo synon të zvogëlojë hendekun aktual informativ mbi tema të tilla duke aspiruar të propozojë analizë cilësore dhe të pavarur e cila shkon përtej listimit të thatë të fakteve apo deklaratave të politizuara mbi integrimin në BE që ndeshen shpesh në media. EuroSpeak Ka shërbyer për të çrrënjosur klishetë mbi marrëdhëniet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe për të stimuluar mendimin kritik sa më afër realitetit tek opinioni publik.

Njëzët e një botime të printuara janë publikuar në gjuhën shqipe mbi analizat e debateve dhe zhvillimeve kryesore në Bruksel, si dhe një seri raportesh dhe intervistash me personalitete kyçe mbi përparimin e Shqipërisë drejt BE-së. Publikimet janë shpërndarë në 2000 kopje të printuara, si dhe tek rreth 4000 adresa e-mail, kryesisht në institucione shtetërore, universitete, media, shoqëri civile dhe biznese.

Në 2014 bazuar në zhvillimet e mediave online dhe interesit gjithnjë në rritje për EuroSpeak, avancuam një hap më tej duke sjellë një informacion dhe analizë të tillë nëpërmjet krijimit të një portali elektronik informacionesh në shqip të dedikuar posaçërisht temave të BE-së. Portali elektronik me artikuj i EuroSpeak është faqja e parë në shqip e krijuar mbi çështjet e BE-së duke mundësuar një hapësirë të re informacioni për publikun. Një përparim i tillë u krijon mundësi aksesi qytetarëve dhe profesionistëve të rinj përtej Tiranës, nëpërmjet përhapjes së internetit në mbarë vendin. Për më tepër lejon një analizë më të qartë dhe të freskët duke mbajtur publikun të informuar virtualisht në kohë reale mbi debatet dhe pikat kryesore në BE.

Nisma për të sjellë këtë organ të ri informimi frymëzohet nga përvoja e akumuluar deri më tani nga EMA për sa i përket analizimit dhe nxitjes së debatit mbi aspekte të ndryshme të integrimit, duke synuar kësaj here që të informojë një audiencë më të gjerë e cila ushqen interes për zhvillimet në BE dhe procesin e zgjerimit të saj. Artikujt e EuroSpeak janë artikuj origjinalë të realizuar nga stafi i EuroSpeak dhe autorë, gazëtarë e ekspertë të fushave të ndryshme, ashtu edhe përmbledhje të artikujve të publikuar në mediat më të mira të specializuara në mbulimin e çështjeve të BE-së të përzgjedhura, duke kursyer kështu kohë për t’i kërkuar ato. Përmbledhjet apo ekstraktet e artikujve publikohen në zbatim të Ligjit Nr. 35/2016, Datë 31.03.2016 “Për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Tjera të Lidhura me To”.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk