Zyra Europiane kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF)

Zyra Europiane kundër Mashtrimit Ekonomik e themeluar më 1999 si një entitet i pavarur hetimor brenda Komisionit Europian njihet shkurtimisht si OLAF nisur nga emërtimi në frëngjisht (Office de Lutte Anti-Fraude). Që nga themelimi i kësaj zyre mbi 3 mijë e 500 hetime lidhur me krimet ekonomike, mashtrimet, keqpërdorimet e fondeve dhe korrupsionin në Bashkimin Europian janë realizuar. Tre janë fushat kryesore të veprimtarisë së zyrës

1) mbrojtje e interesit financiar të BE-së duke investiguar veprimtaritë e paligjshme ekonomike

2) hetim dhe identifikim i rasteve të shpërdorimit të detyrës nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së

3) mbështetje ndaj institucioneve të BE-së për zbatim sa më të mirë të legjislacionit kundër masht OLAF

Përsa i përket strukturës, ka në përbërje ekspertë në dy nivele: a) hetues të brendshëm që ndodhen në çdo institucion të BE-së dhe b) hetues të jashtëm në nivel kombëtar, në ato institucione të çdo shteti anëtar ku mund të rrezikohet buxheti i BE-së. Qëllimi kryesor i zyrës mbetet mirëmenaxhimi i fondeve të BE-së duke parandaluar të gjitha llojet e mashtrimeve ekonomike, zbulimi dhe dënimi i duhur për llojet e ndryshme të krimeve si dhe rikuperimi i humbjeve financiare në buxhetin e BE-së.rimit ekonomik.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk