Zona Europiane e Hulumtimit (ERA)

Zona Europiane e Hulumtimit (European Research Area) është një zonë e unifikuar hulumtimi e hapur për botën, e bazuar në tregun e brendshëm, në të cilën mund të qarkullojnë lirisht studiuesit, njohuritë shkencore dhe teknologjike. Realizimi i ERA me anë të inovacionit dhe bashkëpunimit shkencor, nënkupton plotësimin e 'Lirisë së Pestë' të Tregut të BE-së: lëvizshmërinë e lirë të shkencëtarëve dhe dijeve shkencore. Zhvillimi i ERA-s ka si qëllim të përmirësojë performancën e Europës në fushën e kërkimit shkencor, për krijimin e vendeve të reja të punës dhe promovimin e rritjes ekonomike. Neni 179 i Traktatit të Lisbonës krijon një bazë të qartë ligjore për krijimin e një Zone Europiane për Hulumtimet (ERA).

Axhenda ERA fokusohet në 5 prioritete kryesore:

-Sisteme më efektive kërkimore kombëtare.

-Bashkëpunim dhe konkurrencë optimale ndërkombëtare

-Treg i hapur i punës për hulumtuesit

-Barazi gjinore dhe integrim gjinor në kërkim

- Qarkullim optimal dhe transferim i njohurive shkencore

Progres Raporti i ERA, monitoron çdo 2 vjet të gjitha vendet e BE-së dhe vendet e asociiuara. Informacioni mbi rezultate apo projekte kërkimore të BE-së mund të gjenden lehtësisht në CORDIS (Komuniteti Kërkimor dhe Zhvillues i Shërbimit të Informacionit)

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk