Zona Shengen (Schengen Area)

Në fillim të konceptimit të Bashkimit Europian, lëvizja e lirë e njerëzve ishte e kufizuar sepse nuk ishin hequr ende kufizimet e kontrollit kufitar. Në vitin 1985 bashkëpunimi ndërmjet disa qeverive çoi në nënshkrimin e Marrëveshjes për shfuqizimin gradual të kontrolleve në kufijtë e përbashkët, në Shengen (një fshat i vogël në Luksemburg), pasuar me nënshkrimin në 1990 të Konventës për zbatimin e asaj Marrëveshjeje. Zbatimi i Marrëveshjes së quajtur Shengen filloi në vitin 1995, fillimisht duke përfshirë shtatë shtete të BE-së (Belgjikë, Francë, Gjermani, Holandë, Luksemburg, Portugali dhe Spanjë). E lindur si një iniciativë ndërqeveritare, zhvillimet e bëra nga Marrëveshja e Shengenit tashmë janë përfshirë në rregullat që qeverisin BE-në. Sot, Zona Shengen përfshin 26 shtete gjithsej. Pre tyre, 22 shtete të BE-së, me përjashtim të Bullgarisë, Kroacisë, Qipros, Irlandës dhe Rumanisë. Megjithatë, Bullgaria dhe Rumania janë aktualisht në proces të bashkimit me Zonën Shengen. Nga shtetet jo-anëtare të BE-së,  Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni janë bashkuar vullnetarisht me Zonën Shengen.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk