Roli i studentëve në integrimin europian

Roli i studentëve në integrimin europian


Çdo hap i yni sado i madh apo i vogël qoftë nuk kalon pa lënë gjurmë në të ardhmen tonë. Ç’të mbjellësh, do korrësh! Gjatë gjithë kësaj kohe çfarë i është dhënë atdheut tonë? Asgjë! Vetëm zyrtarë përtacë, politikanë gjakpirës dhe qytetarë të vuajtur dhe të zhytyr në varfëri. Duket sikur vetëm në përralla ka funde të lumtura dhe objekte magjike për të bërë të pamundurën të mundur. 

Nëse vetëm për një moment të bënin një kthesë pas në kohë për ti dhënë shpjegim asaj se cfarë po ndodh tani dhe për të kuptuar arsyen e qëndrimit që po mbajnë pikërisht sot të rinjtë shqiptarë. Viti 1997, vit i trazirave për popullin dhe për shoqërinë shqiptare. Rrëmbimi i armëve dhe mbajtja e tyre në duar i dha shqiptarëve shpresën se tashmë e kishin vetë ata fatin e tyre në dorë. Kjo jetë shprehte qartë shqetësimin se këto probleme radikale të kohës do ta gjymtonin fatin e kësaj shoqërie. Kjo periudhë papjekurie i ka shoqëruar viti pas viti. Sa nëna kanë qarë për të ardhmen e bijëve të tyre dhe me mendimin se ky vend nuk bëhet. Pas 21 vjetësh shohim tani gjendjen dhe atmosferën e zymtë në të cilën ndodhemi. Pavarësisht përpjekjeve për të ecur përpara si në fushën e teknologjisë, mjekësisë, tregtisë apo edhe turizmit, sërisht vendi ynë të lë për të dëshiruar, duke sjellë si rezultat vonesën për tu integruar në BE. Përmend këtu plotësimin e paketës dhe pikave të antarësisë të cilat janë çelësat kryesorë për të hyrë në këtë familje të madhe. Kriteret e Bashkimit Europian kërkojnë bashkpunimi në fushën e drejtësisë, Lirisë dhe sigurisë do të mbështetet në dy shtylla kryesore.

Shtylla e parë lidhet në bashkëpunimin në fushën e lëvizjes së lirë të personave dhe parashikon një sërë dispozita për vizat, azilin, migracionin, menaxhimin e kufijve dhe politika të tjera që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të njerëzve. Theksohet këtu shkollimi i studentëve tanë jashtë vendit apo edhe shkëmbimi i një sezoni semestri nëpërmjet programit Erasmus. Shkëmbimi i studimeve dhe i kulturave e pasuron edhe më shumë shpirtin dhe shoqërinë e një vendi, duke e bërë atë njeri me botë. Gjithashtu së fundmi migrimi i shqiptarëve për të punuar në një vend të Bashkimit Europian, ku gjatë këtij viti Gjermania përveçse ka shprehur pëlqimin e saj për punësimin e të rinjve infermierë, kërkon të rinj zanatçinj dhe parukierë. Ky lajm sikur ia hapi më shumë sytë të rinjvë dhe me dëshirën për të emigruar jashtë. “Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba që të sjellim paqe në botë. Kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri”- është shprehur Shën Nënë Tereza. Nëse nuk ekziston fryma bashkëpunuese dhe ndërgjegjësimi i të gjithë të rinjve për ta përmirësuar të ardhmen e tyre, si mund të kërkojnë të hyjnë në BE. 

Shtylla e dytë, në bashkëpunimin në luftën kundër fenomeneve të krimit të organizuar, terrorizmit, pastrimit të parave dhe drogave të paligjshme. Shembull për këtë pikë të dytë është protesta studentore. Protesta studentore është një shembull i përkryer i rrymës për të dalë nga kjo amulli e jetës. Studentët arritën mirë të depërtonin në këtë fenomen duke ngritur kështu përparimin shoqëror. Të gjitha këto vepra do të sjellin ndryshimin jo vetëm për të rinjtë, por për të gjithë shoqërinë shqiptare. Ndonëse duke jetuar në një vend ku sundon padrejtësia, ndikojnë drejtpërdrejtë në vuajtjet e të rinjve dhe në fatin e tyre. Me ngritjen e këtij zëri rinor duke mos e jetuar më jetën e ashpër u bënë bashkë të gjithë studentët për kërkimin e të drejtave të tyre. Kërkesat e tyre drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Sportit konsistonin në:

1- Përgjysmim i tarifës së studimit.
2- Rritja nga 10% në 50 % e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.
3- Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studenotre, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojnë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-ve dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
4- Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.
5- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
6- Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
7- Dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë.
8- Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda viti akademik 2018-2019.

Me këtë vepër të rinjtë tashmë u zgjuan. Duket qartë përpjekja jo vetëm për veten e tyre, por edhe për brezat që do pasojnë më pas. Duke i dhënë kështu mundësi çdo të riu pavarësisht nga shtresa shoqërore, qëndrime partiake, gjinia e raca, të kenë të drejtën e arsimimit dhe përballjen e një tregu të punës sipas meritokracisë. Kjo vepër e tyre ia dha edhe një herë mundësinë shqiptarëve për të qenë më afër Bashkimit Europian. Shqipëria është përpjekur shumë për tu integruar në BE, por pa rezultat. Puna e saj është shumë e gjatë për tu realizuar, por protesta studentore sikur ndezi një fije shprese. Nëse do të dish sesi do të jetë e ardhmja e një vendi, shih investimin në shkollimin e të rinjve sot. Zëri i tyre është zëri i së ardhmes, ata ditën të bisedojnë për të ardhmen e tyre, që asnjë parti politike nuk e ka bërë më sot. Studentët e ndjenë për tu ngritur e për të luftuar për këtë të ardhme, duke i dhënë një mesazh pozitiv jo vetëm Shqipërisë sonë të vogël, por edhe BE-së, për ta parë me një sy më pozitiv dhe se dalëngadalë përparimi i Shqipërisë do të jetë më në fund pjesë e familjes së madhe të quajtur “ Bashkimi Europian”. Ëndrra vazhdon!

Ornela Çollaku, pjesëmarrëse Konkursi për Artikuj

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk