Projekti i Bashkimit Europian, edhe pse në fillesat e tij një projekt me karakter ekonomik, ka arritur ta kthejë kontinentin e vjetër nga një kontinent lufte në një kontinent paqeje duke luajtur një rol stabilizues midis vendeve anëtare dhe duke shtyrë përpara kauzat e paqes, pajtimit dhe demokracisë. Garantimi i demokracisë liberale qëndron në thelb të axhendës së integrimit. Kjo është e rregull...
Në vitet e fundit, Bashkimi Europian është përballur me shumë kriza dhe sfida që kanë vënë në pikëpyetje funksionalitetin, por edhe ekzistencën e tij. Nga kriza financiare tek kriza e migracionit, një nga sfidat kryesore mbetet padyshim Brexit. Si një rast i paprecedent, Brexit i referohet një fenomeni që nuk është parashikuar në traktatet e BE-së deri më 1 dhjetor 2009, shumë vite pas themelimit...
Dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian dhe i vëzhguar nga ndërkombëtarët vazhdon të hasë pengesa në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani dhe po ashtu në marrjen e nismave për progres të mëtejshëm. Ardhja në fuqi e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e Albin Kurtit si kryeministër u desh të afirmohej me zgjedhje të reja, të mbajtura më 14 shkurt 202...
*** Polonia renditet tashmë si shteti me rregullimin më kufizues të abortit në Europë, pas Andorrës, Maltës dhe San Marinos, ku aborti është absolutisht i ndaluar (Krajewska, 2020). Për pasojë, kryerja e abortit ne Poloni justifikohet vetëm në rastet kur shtatzania: rrezikon jetën apo shëndetin e gruas; ka ardhur si rezultat i një akti të paligjshëm (Ligji Polak për Planifikimin Familjar, Mbrojtj...
Në terma të tjerë mund të themi që nuk mund të anashkalosh SHBA-në kur flitet për BE-në. Edhe pse në anën tjetër të globit, SHBA-të kanë luajtur rol të rëndësishëm, shpesh edhe kyç, në zgjidhjen e problematikave dhe konflikteve më të mëdha europiane. Krijimi i një Europe të bashkuar ka ardhur si një rrjedhojë e tërë ngjarjeve historike, por edhe si një nevojë për të kapërcyer rivalitetin v...
*** Në kushtet e një katastrofe natyrore, si përmbytje, tërmete, stuhi etj., ngjarja shpesh herë prek një territor të madh, por pasi kriza përfundon, zona e dëmtuar është e kufizuar dhe mund të menaxhohet më lehtë. Përkundrazi, një krizë pandemike si ajo e Covid-19 mund të prekë një zonë të pakufizuar, në çdo kohë, duke qenë edhe e padukshme, pasi mbartësit e virusit mund të mos njihen apo të jen...
*** COVID-19 ka pasur një ndikim të madh në sektorin e udhëtimit dhe turizmit, dy sektorë shumë thelbësorë për zhvillimin e sektorit kulturor. Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, 95 % e muzeve të botës dhe 80 % e siteve të shpallura si trashëgimi botërore prej UNESCO-s, u detyruan të mbylleshin përkohësisht, duke rrezikuar sigurinë ekonomike të profesionistëve të fushës, por edhe ekonominë e biz...
Në Londër para sheshit Trafalgar, protestuesit u ulën në gjunjë dhe më pas marshuan drejt kullës Grenfell. Në Gjermani protestuesit u vendosën para ambasadës Amerikane. Ndërsa ka spikatur grafiti në murin e Berlinit, me imazhin e George Floyd dhe parullën #ICantBreathe. Në Francë protestave u është bashkëngjitur dhe grupi, "La Vérité Pour Adama". Rast ky i ngjashëm me rastin e Floyd, ku...
Arena ndërkombëtare ka qenë gjithmonë një vullkan që pret nga momenti në moment të shpërthej, ndaj lajmi i luftës së tretë botërore pas konflikteve të aktorëve botërorë nuk duhet të na befasojë, pasi nëse ka pasur një luftë të parë dhe të dytë botërore, atëherë pse të mos e pranojnë mundësinë për një të tretë. SHBA, Irani dhe Iraku, janë gur mjaft të rëndësishëm në tablon e shahut të...
Së pari është ajo e largimit me një marrëveshje, siç ishte ajo e arritur në nëntor të 2018 nga kryeministrja Theresa May, por që u refuzua për herë të dytë nga Dhoma e Komunëve më 12 Mars 2019. Sipas International Monetary Fund, prezumohet se nëse kjo marrëveshje arrihet të dakordësohet me një pakt për tregtinë e lirë, duke përfshirë dhe rregullimet mbi shërbimet tregare, por me kufizime në fushë...