Ndryshe nga struktura të tjera, ku pushteti shpesh sfidohet, BE-ja e dorëzon atë në mënyrë sistematike, e rrënjosur si çështje parimore që prej themelimit të saj. Në thelb, Këshilli i Bashkimit Europian vepron nën një presidencë me rotacion, e cila ndryshon çdo gjashtë muaj. [1] Rëndësia e sistemit qëndron në faktin se i jep secilit shtet anëtar të BE-së mundësinë për të ndihmuar në formësimin e axhendës së BE-së ndërsa merr një rol udhëheqës, duke reflektuar mbi konceptin e përgjegjësisë individuale si shtet anëtar dhe bashkëpunimit brenda BE-së. Kjo qasje përshkruhet më së miri nga motoja e kësaj të fundit “Të bashkuar në diversitet.” [2] Pas përfundimit të ‘detyrës’ së saj, Polonia ia dorëzoi ‘stafetën’ Danimarkës më 1 korrik 2025, duke shënuar një tanzicion të dukshëm brenda këtij cikli drejtues. [3] Pavarësisht rotacionit formal në presidencë, Polonia, Danimarka, and Qipro vazhdojnë të bashkëpunojnë si pjesë e “treshes” udhëheqëse, duke siguruar vazhdimësinë dhe përafrimin në politikëbërjen europiane. [4]
Danimarka ka mbajtur me rotacion presidencën e Këshillit të BE-së shtatë herë deri më tani, dhe këtë korrik, do ta marrë përsipër për herën e tetë, duke shënuar kështu një rikthim në skenën drejtuese të BE-së. dhe e mori përsipër për herën e tetë këtë korrik.[5] Ky rikthim vjen në një moment kompleks për BE-në.[6] Aktualisht, Bashkimi Europian po përballet me një periudhë pasigurie, të shoqëruar nga konkurrencë e shtuar ekonomike dhe përshkallëzimin një konfliktit global.[7] Nga dinamika e konfliktit në Ukrainë deri te situata e ndërlikuar në territorin palestinez, së bashku me inflacionin e lartë dhe nevojën urgjente për reforma ekonomike për të rritur konkurrueshmërinë në tregje kapitale dhe adresimi i ndryshimit klimatik, sfidat me të cilat po përballet unioni janë në rritje.
Fokusi në sigurinë, si të brendëshme ashtu edhe të jashtme, do jetë në qendër të vemëndjes këtë presidencë të Danimarkës që pritet të nxisë bashkëpunimin në sigurinë e mbrojtjes e BE-së, sigurinë kibernetike dhe reformën e migracionit. [11] Për të përkthyer këtë vizion në veprim konkret, , Danimarka ka shfaqur mbështjetje për krijimin e një plani Gatishmërie 2030 [12] dhe një fond kredie për mbrojtje prej 150 miliardë eurosh, [13] që sinjalizon një zhvendosje drejt autonomisë së BE-së në mbrojtje, mes pasigurisë në rritje mbi rolin e Shteteve të Bashkuara në NATO. Për më tepër , Danimarka ka rritur buxhetin e saj të mbrojtjes, duke alokuar 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të saj për mbrojtje gjatë dy viteve të ardhshme. [14] Klima aktuale politike ka përshpejtuar nevojën për autonomi mbrojtëse, me Danimarkën që njeh urgjencën e klimës gjeopolitike në ndryshim. Në të njëjtjën kohë, siguria kibernetike është gjithashtu një çështje mbizotëruese, Danimarka thekson nevojën për të adresuar keqpërdorimin kriminal të teknologjisë dixhitale nëpërmjet reformave , veçanërisht në rregullimin e abuzimit seksual ndaj fëmijëve në botën dixhitale [15]. Për sa i përket migracionit, ka një qasje ndodh një shtytje për të luftuar migracionin e parregullt duke zbatuar Paktin e BE-së për Migracionin dhe Azilin dhe sigurimin e kufijve nëpërmjet Sistemit të Ri të Hyrjeve/Daljeve (EES), tematika që Danimarka do t’i sjellë në vëmendje gjatë mandatit të saj të presidencës [16]. Në aspektin ekonomik, Danimarka planifikon të mbështesë reforma për përforcimin e tregut kapital dhe të përshpejtojë ndryshimet pozitive në klimën globale, përfshirë furnizimin autonom të burimeve të energjisë deri te objektivat më të forta për reduktimin e emëtimeve [17]. Megjithatë, këto përpjekje të lartpërmendura mund të përballen me rezistencën nga shtetet anëtarë të kujdessshme ndaj tendosjes ekonomike ose ndërprerjes së praktikave aktuale, duke sinjalizuar sfidat e këtyre përpjekjeve për solidaritet të përbashkët .
Kështu, në këtë ndërthurje ngjarjesh, presidenca daneze ‘parashtron’ këtë pikëpyetje: A mund ta udhëheqë Danimarka BE-në midis një periudhe të trazuar duke përforcuar autonominë strategjike, ruajtur kohezionin midis shteteve anëtare të ndryshme dhe hedhur themelet për qëndrueshmëri afatgjatë?
Muajt në vazhdim do jenë vendimtarë në përgjigjen e kësaj pyetjeje, por më poshtë, po analizojmë disa nga aspektet më të rëndësishme të programit dhe temat aktuale që nxisin debat.
Konflikte të vazhdueshme - Nga Ukraina në Lindjen e Mesme
Duke filluar me, lufta në Ukrainë vazhdon pa funde të qarta në horizont dhe raportet e fundit tregojnë se Shtëpia e Bardhë ka ndaluar disa dërgësa armësh në Ukrainë, duke ngritur shqetësime të reja. Së pari, lufta në Ukrainë vazhdon pa horizonte të qarta për paqe, ndërsa lajmet e fundit bëjnë me dije se Shtëpia e Bardhë ka pezulluar disa dërgesa armësh për Ukrainën, që ka ngjallur shqetësime të reja në arenën ndërkombëtare. [18] Pa mbështjetje të qëndrueshme e të pandërprerë, Ukraina përballet me rritjen e sfidave, të cilat në fund mund ta përmbysin ekulibrin në favor të Rusisë. [19] Në anën tjetër , Danimarka po lëviz në drejtim të kundërt dhe po rrit mbështjetjen e saj. Si një nga aleatët më të përkushtuar të Ukrainës, ajo ka shprehur hapur solidaritetin e saj, duke angazhuar mbi 9.9 miliardë dollarë në ndihmë ushtarake dhe civile. [20] Megjithatë, mbështjetja e Danimarkës nuk është një akt solidariteti, por rrjedh nga një logjikë e thellë strategjike. Siç argumentojnë Alexander Lanoszka dhe Jordan Becker në “Arti i angazhimit të pjesshëm”, ndihma ushtarake e nivelit të lartë shpesh korrespondon me investimet e mëparshme në gatishmërinë mbrojtëse. [21] Kështu, vendimi strategjik i Danimarkës për të ofruar mbështjetje përputhet me doktrinën Ellemann-Jensen, e cila thekson rëndësinë që shtetet e vogla të krijojnë aleanca me fuqi të tjera me mendësi të ngjashme, për të rritur ndikimin e tyre global dhe fuqinë mbrojtëse.Duke ndjekur këtë logjikë, ndihma e Danimarkës do ta transformonte Ukrainën në një fortesë: një vijë strategjike mbrojtëse që jo vetëm mbron kufijtë ukrainas, por kontribuon edhe në sigurinë më gjerë, të Detit Baltik. Studiues të tjerë kanë theksuar gjithashtu domosdoshmërinë e bashkëpunimit nordik-baltik, pasi një përpjekje e përbashkët dhe e koordinuar nxit ndjeshëm kulturën kolektike të sigurisë, të rrënjosur në të ashtuquajturën “mbrojtje totale”.
Ndërsa tensionet e dhunshme nuk ndërpritet, dhe njëkohësisht, edhe bllokimi politik për një zgjidhje paqësore duhet të ndërmerret, Danimarka ka vazhduar të riafirmojë mbështjetjen e saj për një zgjidhje mes dy shteteve, saktësisht një kornizë që parashikon një shtet të pavaruar palestinez që ekziston përkrah shtetit të Izraelit. [24] Christina Markus Lassen, Përfaqësuesja e Përhershme e Danimarkës në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, e theksoi këtë qëndrim, duke deklaruar se, “Danimarka beson në zgjidhjen e dy shtete, sepse ne jemi të përkushtuar për nje ardhme ku palestinezët dhe izralitët jetojnë krah për krah në paqe dhe bashkëjetesë. Ashtu siç jemi angazhuar të gjithë dekadat më parë." [25] Deklarata e saj pasqyron avokimin e vazhdueshëm të Danimarkës për të zgjidhje paqësore të negociuar që respekton të drejtat e të dyja palëve. Si anëtare aktuale e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe vend kryesues i Këshillit të Bashkimit Europian, Danimarka është në një pozicion unik për të ndikuar në veprimet ndërkombëtare mbi këtë çështje, të shumëpritura nga publiku.
Objektivat e sigurisë përmes zgjerimit të BE-së
Ndërsa Danimarka merr presidencën e re, ajo kërkon të ndërtojë mbi themelet e sigurisë të vendosura nga Polonia dhe mbetet e përkushtuar për tëçuarpërpara zgjerimin e BE-së dhe integrimin e vendeve kandidate gjatë gjithë mandatit të saj. Ky qëllim është bërë i qartë nga Ministrja Daneze për Çështjet Europiane, Marie Bjerre, e cila ka shprehur një dëshirë të qartë për të hapur të gjithë Grupkapitujt e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë. [26] Megjithatë, fokusi nuk kufizohet vetëm në këto dy vende, Ballkani Perëndimor gjithashtu është një pjesë kyçe e axhendës së zgjerimit. Në klimën gjeoplotike të sotme, kjo qasje më e gjerë, me hapjen e negociatave jo vetëm me disa vende kandidate nga rajoni ynë, por edhe nga Partneriteti Lindor, është thelbësore.
Kjo presidencë daneze po e trajton zgjerimin e BE-së si çështje sigurie. Është një vit vendimtar për zgjerimin, veçanërishtduke pasur parasysh fluksin e konflikteve globale këtë vit dhe siç deklaroi Ambasadori Carsten Grønbech-Jensen, Përfaqësuesi i Përhershëm i Danimarkës në BE, “Nuk ka dyshime se ne duam të ecim përpara me të gjithë kandidatët, ky është prioritet për ne. Megjithatë ne përballemi me vështirësi në arritjen e saj”. [27]
Danimarka e pranoi se forcimi i BE-së kërkon progres domëthenës në zgjerim, veçanërisht pasi lidhet drejtepërdrejt me qëllimet më të gjera të stabilitetit dhe sigurisë rajonale. Por si? Zgjerimi i kuadrit ligjor dhe mbrojtës të BE-së në një zonë gjeografike mund të zvogëlojë paqëndrueshmërinë dhe kërcënimin në kufijtë e saj, duke penguar ato të jashtme. Sërish, kërcënimet mbeten. Për shembull, Hungaria ka mbajtur veton ndaj bisedimeve të pranimit të Ukrainës në BE, duke paraqitur një sfidë serioze për qëllimin e sigurisë rajonale. [28] Pavarësisht këtyre pengesave në përparimin e axhendës së zgjerimit, Danimarka përpiqet të ndjekë qëllimet e saj.
Një e ardhme e gjelbër dhe një ekonomi e fortë
Një pjesë kyçe e axhendës është formësimi i një buxheti të qartë të BE-së, të fokusuar dhe të aftë të përballojë sfidat që dalin. Këshilli arriti në një qëndrim mbi buxhetin për vitin e ardhshëm, i cili përfshin 186.24 miliardë euro në angazhime dhe 186.49 miliardë euro në pagesa, duke përjashtuar udhëzimet speciale jashtë kornizës financiare shumëvjeçare. [31] Ashtu si Nicolai Wammen, Ministri danez për Financën dhe Kryenegociatori i Buxhetit për Këshillin, u shpreh: “Në një botë në ndryshim, na duhet një Europë e fortë. Për të bërë këtë, kërkohet një buxhet i përbashkët që mbështet prioritetet tona të ndërlidhura, duke lënë gjithashtu hapësirë për t’u përballur me sfida të papritura.” [32]
Për më shumë, Danimarka mbetet e përkushtuar për arritjen e neutralitetit klimatik deri në vitin 2050 dhe po e përdor presidencën e saj për të çuar përpara këtë qëlllim. [33] Më 2 korrik, Komisioni Europian propozoi një objektiv për vitin 2040 për uljen e emëtimeve të gazrave serrë me 90%, menjëherë pas fillimit të Këshillit Danez të Presidencës. [34] Ndërsa janë ngritur disa shqetësime në lidhje me ambicien e këtij objektivi, Danimarka riafirmoi mbështjetjen e saj për veprime të frorta dhe të qëndrueshme dhe njoftoi plane për të finalizuar premtimin e përditësuar të BE-së për klimën deri në shator 2025, përpara mbajtjes së COP30. [35]
Në të njëjtjën kohë, presionet e jashtme po shtohen. Propozimi i Trump-it për të rritur tarifat për mallrat e BE-së me 30% [36], të cilat aktualisht janë pezulluar deri më 1 gusht 2025 dhe paqëndrushmëria e shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë, kanë nxjerrë në pah nevojën që Europa të forcojë tregun e saj të brendshëm dhe pavarësinë energjetike. [37] Ky tranzicion i rëndësishëm duhet të vazhdojë në një mënyrë që mbron konkurrencën, siguron furnizimin me energji dhe përforcon autonominë e Europës.
Trump shkakton tensione për të ardhmen e Groenlandës
Jo të gjitha konfliktet aktuale janë çështje të jashtme. Danimarkakishte tensione të papritura të shkaktuara nga presidenti i rizgjedhur i SHBA-së Donald Trump, i cili ofroi publikisht blerjen e Groenlandës. [38] Ndërsa Groenlanda është një territor vetëqeverisës me qeverinë e vet, ajo mbetet pjesë e Mbretërisë së Danimarkës. Kjo ide u refuzua shpejt dhe me vendosmëri të plotë.
Kryeministrja e Groenlandës, Kim Kielsen deklaroi se, “Groenlanda nuk do të jetë kurrë, kurrë një pronë që mund të blihet nga kushdo dhe ky është mesazhi që mendoj se është më i rëndësishmi për t’u kuptuar” [39]. Zyrtarët danezë shprehen të njëjtën ‘ndjenjë’, ku ndër të tjera Ministri i Punëve të Jashme Lars Løkke Rasmussen, u shpreh se “ne nuk konsiderojmë që një aneksim ushtarak ka të ngjarë të ndodhë. Aspak. Megjithatë, nuk është se e cilësojmë këtë rast të zgjidhur”. [40] Kjo është një çështje e rëndësishmë për Danimarkën, pasi Groenlanda zë një pikë shumë strategjike.
Vendndodhja e saj gjeografike shërben si një urë kritike midis Danimarkës, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara, duke e bërë atë një pikë kyçe mbrojtjeje kundër kërcënimeve të mundshme që shfaqen përtej Atlantikut. Forcimi i pozicionit të mbrojtjes kolektive do të kërkojë koordinim dhe bashkëpunim të zgjeruar strategjik, i cili është i brishtë për shkak të veprimeve të fundit të presidentit Trump.
Hanna Timm, korrik 2025
[1] What Does Holding the Presidency of the Council of the EU Mean?” 2018. Europa.eu. 2018. https://www.consilium.europa.eu/en/presidency-council-eu/
[2] Id.
[3] Denmark to Lead EU Council with Focus on Security, Competitiveness and Green Transition - Interreg EU.” 2025. Interreg.eu. 2025. https://interreg.eu/news-stories/denmark-to-lead-eu-council-with-focus-on-security-competitiveness-and-green-transition/
[4] “BMV - Frequently Asked Questions on the Council Presidency.” 2020. Www.bmv.de. 2020. https://ww.bmv.de/SharedDocs/EN/Articles/K/EU-Council-Presidency/eu-council-presidency-faq.html
[5] “‘Europe in Action: Building Security Together’ | Danish Pre-Presidency Conference – TEPSA.” 2025. Tepsa.eu. May 8, 2025. https://tepsa.eu/policy-advice/danishppc2025/
[6] “Presidency of the Council of the EU.” n.d. European Counsel. Council of the European Union. Accessed July 2025. https://www.consilium.europa.eu/media/rgpdgmgc/past-presidencies.pdf
[7] Priorities. 2025. https://danish-presidency.consilium.europa.eu/en/programme-for-the-danish-eu-presidency/priorities/
[8] Message from Prime Minister Mette Frederiksen . June 19, 2025. https://danish-presidency.consilium.europa.eu/en/news/message-from-prime-minister-mette-frederiksen/
[9] “Priorities.” 2025 https://danish-presidency.consilium.europa.eu/en/programme-for-the-danish-eu-presidency/priorities/
[10] Dimitra Koutouzi. 2025. “Denmark’s EU Presidency: A Strong Europe in a Changing World - EUROMIL.” EUROMIL. June 24, 2025. https://euromil.org/denmarks-eu-presidency-a-strong-europe-in-a-changing-world/
[11] The Programme of the Danish Presidency of the Council of the European Union 2025. https://danish-presidency.consilium.europa.eu/en/programme-for-the-danish-eu-presidency/programme-of-the-danish-eu-presidency/
[12] Po aty, 13.
[13] https://ec.europa.eu/commission/presscorner/detail/en/ip_25_1340
[14] Ministry of Defence. 2025. “Government Proposes 50 Billion DKK Package to Accelerate the Build-up of the Danish Defence.” Ministry of Defence. February 19, 2025. https://www.fmn.dk/en/news/2025/government-proposes-50-billion-dkk-package-to-accelerate-the-build-up-of-the-danish-defence/
[15] “Danish EU Council Presidency: Security, Migration and Rule of Law at the Forefront.” 2025. Eu-LISA. July 3, 2025. https://www.eulisa.europa.eu/news-and-events/news/danish-eu-council-presidency-security-migration-and-rule-law-forefront
[16] Po aty.
[17] Për më shumë informacion, klikoni programin e Presidencës daneze këtu: https://danish-presidency.consilium.europa.eu/en/programme-for-the-danish-eu-presidency/programme-of-the-danish-eu-presidency/
[18] Gozzi, Laura. 2025. “Ukraine Fears Increased Russian Aggression after US Halt of Weapons Supply.” BBC, July 2, 2025. https://www.bbc.com/news/articles/cgk33k204ddo
[19] Po aty.
[20] Lynes, Matt. 2025. “Q&A: Defence Spending, Migration on Denmark’s EU Presidency Agenda.” The Parliament Magazine. July 2025. https://www.theparliamentmagazine.eu/news/article/qa-security-and-spending-on-denmarks-eu-presidency-agenda
[21] Lanoszka, A., & Becker, J. (2023). The art of partial commitment: the politics of military assistance to Ukraine. Post-Soviet Affairs, 39(3), 173–194. https://doi.org/10.1080/1060586X.2022.2162758
[22] “30.06.2025 Statement By Denmark At the UNSC Briefing On MEPP.” n.d. DK4UNSC. https://dkonunsc.dk/statements/30-06-2025-statement-by-denmark-at-the-unsc-briefing-on-mepp.
[23] Po aty.
[24] Abrams, Elliott. 2024. “Democracy and the Two-State Solution.” Council on Foreign Relations, February 12, 2024. https://www.cfr.org/article/democracy-and-two-state-solution
[25] “23.05.2025 Statement By Denmark At Consultations On Conference In Support Of Two-State Solution.” n.d. DK4UNSC. https://dkonunsc.dk/statements/25-05-2025-statement-by-denmark-at-consultations-on-conference-in-support-of-two-state-solution
[26] ECFR Comms. 2025. “Heart of the Matter: How Denmark’s Focus on Ukraine and Enlargement Will Define Its EU Presidency.” ECFR. European Council on Foreign Relations (ECFR). July 2025.whttps://ecfr.eu/article/heart-of-the-matter-how-denmarks-focus-on-ukraine-and-enlargement-will-define-its-eu-presidency
[27] Post, New Union. 2025. “What the Danish Presidency Is Planning for EU Enlargement.” The New Union Post, July 2, 2025. https://newunionpost.eu/2025/07/02/danish-presidency-eu-enlargement/
[28] Po aty.
[29] Review of A Strong Europe in a Changing World . n.d. Council of the European Union. https://danish-presidency.consilium.europa.eu/media/xv5jn5nx/programme-of-the-danish-eu-presidency-2025.pdf
[30] Po aty.
[31] “EU Annual Budget: Council Agrees Its Position on the 2026 Draft Budget.” 2025. Consilium. 2025. https://www.consilium.europa.eu/en/press/press-releases/2025/07/09/eu-annual-budget-council-agrees-its-position-on-the-2026-draft-budget/
[32] Po aty.
[33] “Turning the Tide: Denmark‘s EU Council Presidency and the Future of European Climate Leadership - EUKI.” 2025. EUKI. July 4, 2025. https://www.euki.de/en/news/turning-the-tide-what-denmarks-eu-council-presidency-means-for-2040-climate-goal
[34] European Commission. n.d. “2040 Climate Target - European Commission.” Climate.ec.europa.eu. https://climate.ec.europa.eu/eu-action/climate-strategies-targets/2040-climate-target_en
[35] European Commission. n.d. “2040 Climate Target - European Commission.” Climate.ec.europa.eu. https://climate.ec.europa.eu/eu-action/climate-strategies-targets/2040-climate-target_en
[36] Lowell, Michael. 2025. “Trump 2.0 Tariff Tracker.” Trade Compliance Resource Hub. July 14, 2025.
https://www.tradecomplianceresourcehub.com/2025/07/14/trump-2-0-tariff-tracker/
[37] Doherty, Erin. 2025. “Trump Delays 50% Tariffs on EU to July 9.” CNBC. May 25, 2025. https://www.cnbc.com/2025/05/25/trump-50percent-tariffs-eu-july-9.html
[38] Wertheim, Jon. 2025. “Why Trump Wants Greenland, and What People Who Call the World’s Largest Island Home Have to Say About It.” CBS News. April 13, 2025. https://www.cbsnews.com/news/why-trump-wants-greenland-60-minutes-transcript/
[39] Aikman, Ian. 2025. “Greenland PM Says Island Not a Piece of Property after Trump Threats.” BBC, April 27, 2025. https://www.bbc.com/news/articles/cly1pjnpyjpo
[40] Liboreiro, Jorge. 2025. “Trump’s Threat over Greenland Isn’t ‘over and Done’ Yet, Warns Denmark.” Euronews. euronews.com. July 7, 2025. https://www.euronews.com/my-europe/2025/07/07/trumps-threat-over-greenland-isnt-over-and-done-yet-warns-danish-foreign-minister