Konferencë Ndërqeveritare (Intergovernmental Conference - IGC)
Konferencat Ndërqeveritare në Bashkimin Europian janë takime formale mes qeverive të shteteve anëtare të BE-së dhe një vendi kandidat (si Shqipëria) gjatë procesit të negociatave për anëtarësimin në BE. Këto konferenca shënojnë etapa kyçe në bisedimet e anëtarësimit dhe përdoren për të hapur dhe mbyllur kapituj specifikë të acquis së BE-së (legjislacioni dhe rregulloret e BE-së) me vendin kandidat, si në rastin e Serbisë dhe Malit të Zi përpara miratimit të Metodologjisë së re të Zgjerimit në shkurt 2020. Pas prezantimit të kësaj metodologjie të rishikuar për negociatat e anëtarësimit, kapitujt e negociatave tani ndahen në gjashtë grupkapituj tematikë. Negociatat mbi secilin grupkapitull hapen në tërësi pasi vendi përmbush kriteret për hapjen e tyre. Secili kapitull trajtohet ve... Read More