Karta Europiane e Sigurimit të Shëndetit (EHIC)

Për shkak se nuk zgjidhni se ku ose kur të sëmureni, në mënyrë që të shmangni surprizat BE ka krijuar Kartën Europiane të Sigurimit të Shëndetit. Por, konkretisht për çfarë shërben kjo kartë? Kjo kartë i mundëson qytetarëve europianë pasjen e një kujdesi shëndetësor të domosdoshëm, të siguruar nga shteti, gjatë një qëndrimi të përkohshëm në të gjitha vendet e BE-së, duke përfshirë madje dhe Islandën, Lihtenshtejn, Norvegjinë dhe Zvicrën, në të njëjtat kushte dhe me të njëjtën kosto në disa vende. Por jo në të gjithë! Ajo lëshohet nga autoriteti kombëtar i sigurimit shëndetësor të shtetit tuaj, dhe ka një plus të madh pasi është falas ! Duhet theksuar që kjo kartë mbulon vetëm kujdesin mjekësor që konsiderohet i domosdoshëm gjatë qëndrimit në një vend tjetër të BE-së. Ajo nuk mbulon shpenzimet nëse udhëtoni për të kërkuar trajtim mjekësor të veçantë, as nuk është alternative për sigurimin e udhëtimit dhe nuk mbulon kujdesin shëndetësor në institucione private.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk