Korpusi Europian i Solidaritetit (ECS)

Vepron në një gamë të gjerë projektesh, të tilla si dhënia e kontributit në parandalimin e katastrofave natyrore ose rehabilitimin pas saj, ndihma në qendrat e azilkërkuesve si dhe trajtimin e çështjeve të ndryshme sociale në komunitet. Korpusi Europian i Solidaritetit është një iniciativë e re e Bashkimit Europian që krijon mundësi për të rinjtë për të qenë vullnetarë ose të punojnë në projekte të ndryshme në vendin e tyre ose jashtë vendit duke sjellë përfitime për njerëzit në mbarë Europën. Plani për ngritjen e këtij korpusi u njoftua nga Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker në fundin e vitit të kaluar. Korpusi Europian i Solidaritetit (ESC) do të ndihmojnë njerëzit në 30 vende të Europës, në mënyrë të ngjashme me Korpusin e Paqes që vepron në SHBA. Komisioni Europian argumenton se skema mund të ndihmojë në zhvillimin e shërbimeve sociale, shëndetësore dhe të rehabilitimit për njerëzit në rrezik varfërie siç janë romët, personat me aftësi të kufizuara, grupe të caktuara migrantësh dhe njerëz të tjerë që përballen me diskriminim dhe paragjykim. Korpusi përfaqëson një plan ambicioz për të nxitur miqësinë dhe mirëkuptimin në Europë duke bashkuar të rinjtë për të ndërtuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse. Të rinjtë mbi 17 vjeç deri në 31 vjeç që duan të ndihmojnë, mësojnë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre mund të regjistrohen për tu bërë pjesë duke iu ofruar një eksperiencë frymëzuese dhe fuqizuese.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk