Kriteret e Kopenhagenit

Të ashtuquajturat "Kriteret e Kopenhagenit", përcaktuar nga Këshilli Europian mbajtur në dhjetor të 1993 në Kopenhagen, kërkojnë që vendi kandidat të ketë: - Kriteri Politik: institucione të qëndrueshme që garantojnë demokracinë, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut, respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve;  - Kriteri Ekonomik: një ekonomi tregu funksionale, si dhe aftësinë për të përballuar presionin e konkurrencës dhe forcat e tregut që veprojnë brenda Bashkimit Europian;  - Kriteri i Acquis: aftësinë për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit, në mënyrë të veçantë objektivat politike, ekonomik dhe të bashkimit monetar.  Këshilli Europian i Madridit, mbajtur në dhjetor të 1995, shtoi një kriter të katërt në grupin e kritereve të Kopenhagenit. Sipas këtij kriter kërkohet që vendi kandidat të aplikoj rregullat dhe procedurat e BE-së përmes përshtatjes së strukturave të tij administrative. Rëndësia e krijimit të strukturave të duhura administrative dhe gjyqësore është një parakusht për zbatimin efektiv të legjislacionit të BE-së.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk