Kompasi Strategjik (Strategic Compass)



Shtetet anëtare për herë të parë kanë miratuar në 2022 një dokument strategjik me vizion dhe objektiva të përbashkëta e të detajuara për sigurinë dhe mbrojtjen e BE-së. Kompasi Strategjik sjell një plan plan ambicioz veprimi për të forcuar politikën e sigurisë dhe mbrojtjen e BE-së deri në vitin 2030 dhe paraqet propozime konkrete duke përcaktuar një rrugë të qartë në zbatimin e tyre përgjatë afateve specifike kohore. Objektivi i Kompasit Strategjik është ta bëjë BE-në një ofrues sigurie më të fortë dhe më të aftë në një kohë që të gjithë jemi dëshmitare për rikthimin e luftës në Europë. Kompasi Strategjik është i strukturuar rreth katër shtyllave kryesore: Veprim i shpejtë dhe i vendosur për të përballuar krizat, Investim në kapacitete dhe teknologjitë e nevojshme, Bashkëpunim me partnerë për arritjen e qëllimeve të përbashkëta dhe Siguri për qytetarët ndaj kërcënimeve të ndryshme. Dokumenti bën propozime konkrete dhe të zbatueshme, me një afat kohor shumë të saktë për zbatim, në mënyrë që të përmirësojë aftësinë e BE-së për të vepruar me vendosmëri në rast krizash dhe për të mbrojtur sigurinë dhe qytetarët e saj. Ky miratim është një sinjal i fortë uniteti, që tregon vendosmërinë për ta bërë BE-në një aktor më të aftë në siguri dhe mbrojtje, si edhe lejon vendimmarrje më të shpejtë.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk