06 Sht

- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kryeson mbledhjen e nivelit të lartë për Bauhausin e Ri Europian.

- Komisioneri Didier Reynders pret Përfaqësuesin Special të BE -së për të Drejtat e Njeriut, Eamon Gilmore.

07 Sht

- Këshilli i Europës  mban një konferencë me temë:  “Roli i OJQ-ve dhe instituteve kërkimore në promovimin e normave dhe standardeve të Këshillit të Europës mbi të drejtat e pakicave kombëtare”. 


- Komisionerja për Energjinë, Simson mban një telefonatë zyrtare me Mladen Bojanić, Ministër për Investimet Kapitale në Mal të Zi. 

08 Sht

- Këtë javë, Kolegji i Komisionit Europian do të prezantojë Raportin Vjetor të Parashikimit Strategjik për 2021. 

09 Sht - 10 Sht

- Mbahet në Pragë takimi përmbyllës në kuadër të Forumit Eonomik dhe Mjedisor të OSBE, i cili i dedikohet promovimit të sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm nëpërmjet fuqizimit ekonomik të grave. 

10 Sht - 11 Sht

- Ministrat e Ekonomisë dhe Financës mbajnë një takim me dy sesione për të diskutuar qëndrueshmërinë në sektorin financiar dhe kanalizimin e fondeve nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për vendet vunerabël. 

13 Sht

- Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Lenarcic merr pjesë në Takimin Ministror të Nivelit të Lartë mbi situatën humanitare në Afganistan.


- Zhvillohet Samiti i parë hekurudhor i Ballkanit Perëndimor 2021 në Beograd. 

13 Sht - 14 Sht

- Kancelarja gjermane Angela Merkel vizition vendet e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar bashkëpunimin politik, ekonomik dhe integrimin europian të këtyre vendeve.  


- Gjatë javës, Parlamenti Europian mban seancat plenare ku ndër të tjera voton mbi të drejtat e LGBTIQ në BE, Direktivën e Kartës Blu dhe kërcënimet shëndetësore ndërkufitare.

14 Sht

- Kolegji i Komisionit Europian mblidhet për të diskutuar Bauhausin e ri Europian, programin e politikave për Dekadën Dixhitale të Europës dhe paketën e Autoritetit Europian të Gadishmërisë dhe Reagimit për emergjencat shëndetësore.


- Komiteti Ekonomik dhe Social Europian organizon një dëgjesë publike për strategjinë pyjore të 2030. 


- Presidenca Sllovene e BE-së organizon një konferencë mbi nismat ndërkombëtare dhe aktivitetet e BE-së lidhur me Inteligjencën Artificiale. 

15 Sht

- Në kuadër të SOTEU 2021, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen mban fjalimin e përvitshëm mbi gjendjen e unionit dhe punën e Komisionit gjatë pandemisë Covid-19 dhe sfidave me të cilat po përballet BE. 

16 Sht

- EMI organizon edicionin e tetë të “Talking Europe” në bashkëpunim me Komisionin Europian ku diskutohet puna e DG JUST, promovimi i barazisë gjinore dhe zhvillimet e fundit për Axhendën e Re të Konsumatorit. 


- Komisioneri për Drejtësinë, Didier Reynders takohet me Presidentin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Robert Spano. 


- Agjencia e BE-së për të Drejtat Themelore zhvillon një webinar që trajton përfshirjen e shoqërisë civile në Konferencën për të Ardhmen e Europës. 

20 Sht

 - Presidentja e Komisionit Europian, von der Leyen merr pjesë në një takim të organizuar

nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për klimën.

21 Sht

- Në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, Presidenca Sllovene e BE-së do të

paraqesë prioritetet për muajt e ardhshëm dhe ministrat do të shkëmbejnë pikëpamjet e

tyre mbi draft-axhendën e Këshillit Europian, koordinimin e BE-së për COVID-19 dhe

marrëdhëniet BE-Mbretëri e Bashkuar.

- Drejtori i FRA viziton Këshillin e Europës dhe ndër të tjera, do të takohet  me Presidentin e

Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Spano.

23 Sht

- Politikanët e rinj (YEP) përfshihen në një debat me anëtarët e CoR, politikanët sllovenë,

përfaqësuesit e Komisionit Europian dhe Eurofund mbi rëndësinë e "kohezionit si vlerë" për Europën, veçanërisht për fazën e rimëkëmbjes nga kriza e pandemisë.


- Mbahet në Frankfurt mbledhja e Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Europiane.

24 Sht

- Zhvillohet një takim jo-formal i Ministrave për Mbrojtjen e Konsumatorit me 60 palë të

interesuara nga të gjitha vendet anëtare të BE -së, përfshirë Komisionerin për Mbrojtjen e

Konsumatorit dhe ekspertët në këtë fushë për të diskutuar përparësitë operacionale dhe

çështjet e hapura.

26 Sht

- Mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani.

27 Sht

- Zhvillohen debatet dhe votimet në Komitetet e Parlamentit Europian, ku në fokus janë

votimet për politikat ekonomike, punësimin dhe politikat sociale të zonës euro 2021.

- Agjencia Europiane për të Drejtat Themelore prezanton para Këshillit të BE, Forumin për

të Drejtat Themelore.

28 Sht

- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen viziton Tiranën.


- EMI mban edicionin e nëntë të EuropeanChats me pjesëmarrjen e Lëvizjes Europiane në

Serbi dhe Spanjë. Temat e diskutimit lidhen me ndikimin që ka kriza e Covid-19 në  ekonomi.


- Ombudsmani Europian takohet me Presidentin e Parlamentit Europian për të dorëzuar një

kopje të Raportit për 2020.

28 Sht - 29 Sht

- Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagardemban një fjalim në

konferencën online e organizuar nga ky institucion me temë: “Përtej pandemisë,

e ardhmja e politikave monetare”

29 Sht

- Komisioneri europian Margaritis Schinas prezanton planin e veprimit të BE

kundër trafikimit të migrantëve (2021-2025).

30 Sht - 01 Tet

- Komiteti Ekonomik dhe Social Europian zhvillon Forumin e tetë të Shoqërisë

Civile të Ballkanit me fokus te: Procesi i Anëtarësimit, Perspektiva Europiane për

Ballkanin Perëndimor (Metodologjia e Re, Plani Ekonomik dhe i Investimeve,

Konferenca për të Ardhmen e Europës etj).

371Ndjekës
5616Ndjekës
1935Ndjekës
21Abonues
Ambassade_Niva2_Engelsk
PA_logo