01 Dhj

- Zhvillohet eventi “Çmimet Gratë e Europës 2021” e organizuar nga Lëvizja Ndërkombëtare Europiane në bashkëpunim me Lobin i Grave Europiane, që thekson kontributin e grave në promovimin dhe avancimin e çështjeve europiane dhe njohjen e nismave të tyre.

- Kolegji i Komisionerëve diskuton nismën ‘Global Gateëay’, paketën e drejtësisë dixhitale si dhe platformën e bashkëpunimit të ekipeve të përbashkëta hetimore dhe dixhitalizimin e bashkëpunimit gjyqësor ndërkufitar. 

- Komisionerja për Punët e Brendshme, Ylva Johansson mban një fjalim në ‘Forumin Ministror të Ballkanit Perëndimor për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme’.


02 Dhj

- Komisionerja për Vlerat dhe Transparencën, Vĕra Jourová mban fjalim në Konferencën Vjetore të 11-të Europiane për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Privatësinë.


06 Dhj

- Komisioneri Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi, merr pjesë në dialogun për të Ardhmen e Europës të titulluar "A është zgjerimi një çelës për të ardhmen?"

- Komiteti Ekonomik dhe Social Europian (EESC) në bashkëpunim me SDSN zhvillon aktivitetin mbi efektet e Marrëveshjes së Gjelbër në pozitën e BE-së në botë.


06 Dhj - 07 Dhj

- Ministrat e BE-së përgjegjës për punësimin dhe çështjet sociale, mblidhen për të diskutuar dhe miratuar mbi pagat minimale në BE dhe aspekte të tjera të punës së qëndrueshme si transparenca e pagave, inteligjenca artificiale dhe barazia gjinore në tregun e punës. 


07 Dhj

- Këshilli i Stabilizim Asociimit BE-Kosovë mblidhet për të diskutuar gjendjen e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës me në fokus kriterin politike, kriterin ekonomike, bashkëpunimin financiar dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

- Komisionerja për Vlerat dhe Transparencën, Vĕra Jourová merr pjesë në aktivitetin "Forcimi i shtetit të së drejtës përballë ndryshimeve sociale dhe ekonomike".


08 Dhj

- Kolegji i Komisionerëve diskuton planin e veprimit për ekonominë sociale, ku Komisioneri për Promovimin e Mënyrës Europiane të Jetesës, Margaritis Schinas do të prezantojë paketën e Shengenit, e cila përfshin mes të tjerash një rishikim të Kodit të Kufijve të Shengenit

- Dita Kombëtare e Rinisë


08 Dhj - 09 Dhj

- Komiteti Ekonomik dhe Social Europian (EESC) zhvillon sesionin plenar të 565-të mbi Prioritetet dhe Rimëkëmbjen e BE-së, Strategjinë e Re të Financës së Qëndrueshme si dhe miratimin e Rregullores së re të Procedurës së EESC. 

10 Dhj

- Zhvillohet Konferenca e Tretë e Nivelit të Lartë për Migracionin dhe Azilin ku eurodeputetët dhe parlamentarët kombëtarë diskutojnë mbi partneritetet me vendet e treta për migracionin si dhe mbi bilancin e Paktit të Migracionit dhe Azilit. 


10 Dhj - 11 Dhj

- Mbahet Sesioni Plenar i 129-të i Komisionit të Venecias ku zgjidhet Presidenti i Komisionit informon mbi propozimet e tij për zgjedhjet për pozicionet e tjera të Komisionit. 


13 Dhj - 16 Dhj

Parlamenti Europian mban sesionet plenare ku ndër të tjera diskutohet dhe votohet mbi dhunën online me bazë gjinore, bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor, kuadri europian për të drejtat e pjesëmarrjes së punonjësve si dhe mbi vlerat demokratike dhe sundimit e shtetit të së drejtës


13 Dhj

Mbahet takimi i 10-të i komisionit SEDEC ku Komisionerja Europiane për Inovacionin, Kërkimin, Kulturë, Arsimin dhe Rininë, Mariya Gabriel diskuton mbi zbatimin e Planit të Përbashkët të Veprimit


14 Dhj

Kolegji i Komisionerëve diskuton nismat e reja pjesë e paketës së Energjisë dhe Klimës ku Komisionerja për Vlerat dhe Transparencën, Vĕra Jourová diskuton mbi përmirësimin e mbrojtjes së mjedisit nëpërmjet ligjit penal dhe Komisioneri për Promovimin e Mënyrës Europiane të Jetesës, Margaritis Schinas prezanton rishikimin e Kodit të kufijve të Shengenit.


15 Dhj

- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen merr pjesë në seancën plenare të PE mbi përgatitjet e Këshillit Europian dhe reagimin e BE-së ndaj rasteve të reja të COVID-19.

- Komisionerja Europiane për Rininë, Mariya Gabriel, mban fjalim mirëseardhje në nisjen e vitit Europian të Rinisë 2022. 


16 Dhj

- Komisioneri për Punët dhe të Drejta Sociale Nicolas Schmit, merr pjesë në aktivitetin hapës të Komisionit Europian mbi Planin e Veprimit për Ekonominë Sociale.

- Komiteti i Rajoneve në bashkëpunim me Komisionin Europian zhvillojnë takimin e nivelit të lartë mbi “Zero Pollution Stakeholder Platform”. 


1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk