02 Nën

Presidentja e Komisionit Europian von Der Leyen merr pjesë në konferencën COP26 e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike


Fillimi i Fazës II i ProgramitROMACTED, “Promovimi i mirëqeverisjes dhe fuqizimi i Roma në nivelin lokal” i zbatuar nga Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian 

03 Nën

Banka Qëndrore Europiane merr pjesë në eventin e Presidencës “Një sistem financiar me zero emetime të gazrave” 

04 Nën

Komiteti Ekonomik dhe Social Europian (EESC) mban konferencën “Perspektivat e shoqërisë civile në Mekanizmin Europian të shtetit të së drejtës”


Banka Qëndrore Europiane merr pjesë në sesionin “Përfundimet rreth njoftimeve të ditëve të mëparshme me Forumin e OKB-së mbi Sigurimin e Qëndrueshëm”

05 Nën

Komiteti Ekonomik dhe Social Europian (EESC) mban konferencën “Organizatat e shoqërisë civile: aktorët kryesorë për të ardhmen e Europës” me pjesëmarrjen e Grupit Europian të Diversitetit në bashkëpunim me Shoqërinë Civile Europiane


Këshilli i Europës në bashkëpunim me Ministrinë e Barazisë së Spanjës organizojnë tryezën e rrumbullakët mbi punën e Këshillit të Europës për orientimin seksual dhe identitetin gjinor

05 Nën - 06 Nën

Konferenca për të Ardhmen e Europës mban sesionin e dytë të Panelit të parë të Qytetarëve

08 Nën

Mbledhja e Eurogrup, Ministrat e Financës diskutojnë mbi perspektivën makroekonomike në Eurozonë, duke përfshirë inflacionin dhe çmimet e energjisë.


Komisioni Europian mban konferencën vjetore të buxhetit 2021 “Buxheti i BE-së dhe NextGenerationEU: fishekzjarre apo big bang?” si do të adresohen sfidat buxhetore në BE.

08 Nën - 10 Nën

Këshilli i Europës organizon Forumin Botëror për Demokracinë 2021: "A mundet demokracia të shpëtojë mjedisin?"

09 Nën

Lëvizja Europiane Ndërkombëtare  mban edicionin e nëntë të “Talking Europe” në bashkëpunim me Komisionin Europian, me pjesëmarrjen e Monique Pariat, drejtuesen e përgjithshme të Drejtorisë për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme. 


Banka Europiane e Investimeve lançon udhëzuesin e investimeve për Financimin e Klimës nga një perspektive gjinore. 

10 Nën

Komiteti i Rajoneve mban panelin e qytetarëve mbi çështjet e ekologjisë dhe ekonomisë  me në fokus rolin e tyre si konsumator


Banka Qendrore Europiane zhvillon në Frankfurt takimin me Këshillin Drejtues mbi politikën jo-monetare

10 Nën - 11 Nën

Parlamenti Europian zhvillon seancat plenare, ku ndër të tjera do të votohet mbi lirinë e medias dhe pluralizmin në Europë, situatën de facto të abortit në Poloni, Agjencinë e BE-së për Azilin dhe transparencën mbi tatimin mbi të ardhurat

11 Nën

Këshilli i Punëve të Jashtme mban diskutimin me Ministrat Europianë të tregtisë mbi reformën e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) dhe përgatitjet për Konferencën e ardhshme Ministrore të OBT-së


Komisionerja Europiane për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson takohet me Filippo Grandi, Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR)


Agjencia e Bashkimit Europian për të Drejtat Themelore prezanton rezultatet paraprake të anketës për situatën socio-ekonomike të komunitetit rom 

12 Nën

Ministrat e Financave diskutojnë mbi buxhetin e BE-së për vitin 2022 dhe rezultatet e takimit të Komitetit të Pajtimit me Parlamentin Europian

15 Nën

Komiteti Ekonomik dhe Social Europian (EESC) mban aktivitetin ‘E drejta për të marrë vendime: avancimi i çështjes së kapacitetit ligjor për personat me aftësi ndryshe’


Këshilli i Punëve të Jashtme mblidhet për të diskutuar me Ministat e Punëve të Jashtme të BE-së mbi çështjet aktuale dhe zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor

15 Nën - 21 Nën

Këshilli i Europës organizon ‘Javën Globale të Edukimit’, një fushatë e përvitshme ndërgjegjesimi me fokus edukimin global si mjet i promovimit të solidaritetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm

16 Nën

Komisionerja europiane për Barazinë, Helena Dalli mban fjalim gjatë shfaqjes së ekspozitës mbi dhunën seksuale e titulluar ‘Çfarë kishe veshur?’, organizuar në bashkëpunim me Amnesty International

17 Nën

Lëvizja Europiane Ndërkombëtare organizon një panel diskutimi mbi ‘Kërcënimet dhe Sfidat për Shtetin e së Drejtës në Europë’ duke sjellë në panel aktivistë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe figura kryesore politike europiane.


Italia merr kryesimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, ku Luigi di Maio, Ministri italian i Punëve të Jashtme do të prezantojë prioritetet e kryesisë. 


Komisioni Europian mban mbledhjen kolegjiale ku ndër temat që do të trajtohen janë: natyra: toka, shpyllëzimi, mbetjet si dhe degradimi i pyjeve i lidhur ngushtë me tregun e BE-së. Komisionerët do të diskutojnë rishikim e politikës së konkurencës si dhe nismën ‘Global Gateway’.

18 Nën

Lëvizja Europiane Ndërkombëtare në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane të Finlandës zhvillon online panelin e diskutimi të serisë ‘Fokusi në Ballkanin Perëndimor: Zgjerimi i BE-së - Shqipëria & Maqedonia e Veriut’, ku  folës për Shqipërinë do të jetë Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i EMA


Këshilli i Ministrave për Çështjet e Përgjithshme (Kohezioni) zhvillon një debat mbi kontributin e programeve të politikave të kohezionit në rimëkëmbjen, tranzicionin e gjelbër dhe dixhital, dhe kohezionin ekonomik, social dhe territorial

18 Nën - 19 Nën

Komiteti Ekonomik dhe Social Europian (EESC) mban seminarin ‘Connecting EU 2021: Për çfarë lloj Europe ëndërroni?’ me në fokus shëndetin, drejtësine sociale dhe punësimin, ekonominë dhe demokracinë Europiane.

19 Nën

Dita Europiane për Mbrojtjen e Fëmijëve kundër Shfrytëzimit Seksual dhe Abuzimit Seksual

22 Nën

- Lëvizja Europiane Ndërkombëtare zhvillon edicionin e dhjetë të “Talking Europe” në bashkëpunim me Komisionin Europian, me pjesëmarrjen e Maciej Popoëski, drejtor i përgjithshëm i DG NEAR. 

- Komisionerja për Vlerat dhe Transparencën, Vĕra Jourová mban fjalim gjatë Konferencës së Tretë Ndërkombëtare të Moskës "Mbrojtja e së Ardhmes" mbi luftën kundër ksenofobisë, antisemitizmit dhe racizmit.

- Observatori i Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDO) i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian (EESC) organizon konferencën mbi ndryshimet klimatike duke nxjerrë në pah zhvillime nga e gjithë Europa. 


22 Nën - 25 Nën

- Parlamenti Europian: Eurodeputetët marrin pjesë në seancat plenare, gjatë së cilës do të debatojnë dhe votojnë për disa çështje, si COVID-19, situata në Bjellorusi, shtetin e së drejtës, të drejtat themelore në Slloveni, dhe raporti i Samitit të BE-së me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.


23 Nën

- Komisionerët Europianë diskutojnë paketën e vjeshtës të Semestrit Europian dhe Unionin e Tregjeve të Kapitalit, të kryesuar nga komisioneri Valdis Dombrovskis. Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell dhe komisioneri Margaritis Schinas diskutojnë reagimin e BE-së ndaj situatës në kufijtë e jashtëm të BE-së me Bjellorusinë. Përforcimi i demokracisë dhe integritetit të paketës zgjedhore, tema e fundit e axhendës, do të kryesohet nga komisionerja Věra Jourová.

- Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme shkëmben pikëpamje mbi zgjerimin e BE-së dhe do do të miratojë konkluzione për rritjen e gatishmërisë, aftësisë së reagimit dhe qëndrueshmërisë ndaj krizave të ardhshme. 


25 Nën

- Këshilli i Konkurrueshmërisë mblidhet për të diskutuar rregulloret mbi Aktin e Shërbimeve Dixhitale dhe Aktin e Tregjeve Dixhitale. Ministrat pritet të miratojnë përfundime mbi 'Hapësirën për të gjithë' dhe zhvillojnë një debat politik për zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë dhe financimin e 'Hapësirës së Re'.


28 Nën

- Dita e Pavarësisë së Shqipërisë

29 Nën

- Mblidhet Këshilli i Arsimit, Rinisë, Kulturës dhe Sportit ku Ministrat e Arsimit të BE-së miratojnë rezoluten për strukturën qeverisëse të kornizës strategjike për bashkëpunimin europian në arsim dhe trajnim, si dhe paraqesin përfundimet për zbatimin e strategjisë së BE-së për të rinjtë.

- Dita e Çlirimit Kombëtar


29 Nën - 30 Nën

- Zhvillohet edicioni i shtatë i Forumit "Qytetet dhe Rajonet për Partneritete Ndërkombëtare" i organizuar nga Komisioni Europian dhe Komiteti Europian i Rajoneve, me në fokus Rimëkëmbjen e Qëndrueshme dhe të Gjelbër dhe Qytetarinë Pjesëmarrëse dhe qeverisjen e mirë.


30 Nën

- Lëvizja Ndërkombëtare Europiane zhvillon eventin “Përdorimi i Konventës së Stambollit për të luftuar dhunën me bazë gjinore gjatë pandemisë COVID-19” mbi mbrojtjen e të drejtave të grave me folës të nivelit të lartë. 

- Komiteti i Ministrave  mban mbledhjen e tij tremujore për të mbikëqyrur zbatimin e vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. 


1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk