03 Maj

- Zhvillohet Samiti Europian Kërkimor mbi Kancerin 2021, një nismë e ndërmarrë nga Presidenca e Këshillit e Portugalisë, në kuadër të Planit Europian për Luftën kundër Kancerit.

04 Maj

- Lëvizja Europiane Ndërkombëtare në bashkëpunim me Komisionin Europian organizojnë

eventin e radhës në seritë “Talking Europe” për të diskutuar mbi aktivitetet e BE-së.

- Një Konferencë e Përbashkët mbi Dënimin me Vdekje synon të ndërgjegjësojë dhe të

mbetet në axhendat kombëtare dhe shumëpalëshe duke promovuar prioritetet dhe nismat

strategjike të BE-së, OSBE / Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtave të

Njeriut dhe Këshillit të Evropës lidhur me këtë çështje.

05 Maj - 07 Maj

- Anëtarët e Komitetit Evropian të Rajoneve takohen  për seancën planare të

144. Sesioni do të përfshijë deklarata nga António Costa, Kryeministri i Portugalisë,

David Sassoli, Presidenti i Parlamentit Europian dhe të tjerë me fokus mundësitë e

barabarta, Marrëveshja e Gjelbër dhe e Ardhmja e Europës.

06 Maj

- Ministrat e jashtëm të BE-së do të informohen nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell mbi zhvillimet e fundit, çështjet aktuale dhe eventet e ardhshme mbi menaxhimin e krizave dhe sigurinë e jashtme të BE-së

09 Maj

Dita e Europës

10 Maj


- Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell shkëmben mendime me ministrat e punëve të

jashtme të BE-së mbi Ballkanin Perëndimorr dhe marrëdhëniet transatlantike.

- Presidentja e Komisionit, von der Leyen pret kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zaev.

- Komiteti Europian Ekonomik dhe Social organizon një dëgjesë publike lidhur me Planin e

Veprimit të Shtyllës Europiane të të Drejtave Sociale me qëllim mbledhjen e mendimeve nga shoqëria civile.

11 Maj


-Presidenca e BE-së organizon një konferencë mbi: "Inteligjencën Artificiale dhe të Ardhmen e Gazetarisë - A do ta pushtojë inteligjenca artificiale pushtetin e katërt?" e cila synon të reflektojë në adoptimin e inteligjencës artificiale (AI) në prodhimin, shpërndarjen dhe konsumimin e lajmeve.

- Organizohet Konferenca Rajonale e OSBE-së për Luftën kundër Financimit të Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.

12 Maj


- Von der Leyen kryeson Bordin Drejtues të Task Forcës për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë.

-Zëvëndës Presidenti i Komisionit, Schinas pret presidentin e UNHCR, Grandi.

-Mbledhja kolegjiale e Komisionit e kësaj jave diskuton qasjen e re për një ekonomi të qëndrueshme lidhur me ndotjen e ujit, ajrit dhe tokës.

14 Maj

- Zëvëndës Presidentja e Komisionit, Vestager merr pjesë në forumin Ekonomik Delphi për të folur mbi përgatitjen e vendeve të BE-së për Epokën Dixhitale.

17 Maj

Dita Ndërkombëtare kundër homofobisë

17 Maj - 21 Maj

- Në seancat plenare të Parlamentit Europian votohet për: mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe politikave europiane mbi migracionin; raporti i PE për Malin e Zi 2019-2020; metodat e reja për migrimin e rregullt për arsye pune dhe mbi Rregulloren e Aarhus - Mjedisi.

18 Maj - 21 Maj

- Banka Europiane e Investimeve organizon Forumin Europian me fokus kryesor axhendën sociale të institucioneve europiane financiare mbi ndyshimet klimatike dhe mjedisin.

18 Maj

- Kolegji i Komisionit Europian këtë javë diskuton mbi taksimin e biznesit në shekullin 20 dhe qasjen globale ndaj inovacionit.


- Përfaqësuesi i Lartë i BE, Borrel pret liderët e Ballkanit Perëndimor në një darkë pune. 


19 Maj

- Komisioneri Europian për Tregun e Brendshëm, Breton takohet me drejtoren e Përgjithshme të OBT.

20 Maj

- Zëv./Presidenti i Komisionit, Timmermans merr pjesë në takimin e ministrave të G7 për mjedisin dhe klimën

21 Maj

- Komiteti Ekonomik dhe Social Europian mban një webinar mbi udhëzimet e Komisionit Europian mbi pagën minimale.

24 Maj

- Samiti i Këshillit Europian: Liderët e BE-së do të takohen në Bruksel për të folur mbi koordinimin e BE-së kundër Covid-19, luftën kundër ndryshimeve klimatike, marrëdhëniet e BE-së me Rusinë dhe marrëveshjen e bashkëpunimit BE-MB. Në këtë takim merr pjesë edhe Presidentja von der Leyen



25 Maj

- Presidenca Portugeze organizon një konferencë virtuale mbi luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

 

- OSBE/ODIHR mban takimin vjetor të monitorimit të gjyqeve për 2021.  Ky event u jep mundësinë pjesëmarrësve të ndajnë eksperiencat e tyre dhe të fokusohen në aktivitetet e ardhshme.

 

- Komiteti Europian Ekonomik dhe Social mban një debat publik në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të diskutuar mbi taksimin e kompanive të mëdha në Europë. 

26 Maj

- Komisioni Europian organizon Samitin Europian të Ekonomisë Sociale 2021 me qëllim zhvillimin ekonomik dhe gjithëpërfshirjen sociale.

- Ministrat Europianë të Bujqësisë mblidhen për të diskutuar reformat e Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP), fermat organike dhe prioritetet e BE-së. 

27 Maj

- Samiti BE – Japoni: Liderët e BE-së dhe Japonisë takohen për një samit virtual për të diskutuar çështjet ndërkombëtare, marrëdhëniet dypalëshe dhe sigurinë.

28 Maj

- Komisioneri Gentiloni merr pjesë në takimin virtual me Ministrat e Financës G7 dhe Guvernatorët e Bankave Qendrore.

31 Maj

- Presidentja e Komisionit Europian, von der Leyen flet në Samitin e Seulit, Kore e Jugut mbi zhvillimin e gjelbër dhe qëllimet globale të 2030.

- Zv. Komisionerja e Komisionit Europian, Vestager zhvillon një telefonatë me Presidentin e Bankës Europiane të Investimeve, Hoyer.

- Komiteti Ekonomik dhe Social Europian organizon një dëgjesë publike mbi Strategjinë

Europiane për të Drejtat e Fëmijëvë me qëllim mbledhjen e pikëpamjeve të ndryshme për

përfshirje socio-ekonomike dhe luftën kundër dhunës.

31 Maj - 04 Qer

- Java e Gjelbër Europiane ku do të zhvillohen aktivitete të ndryshme

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk