01 Kor

- Komisionerja e bashkëpunimeve ndërkombëtare, Urpilainen zhvillon një bisedë telefonike me  Bachelet, Komisioneren e UNHCR

- Sllovenia zhvillon Kolegjin e Komisionerëve, kryesuar nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në ditën që do të marrë Presidencën e Këshillit të BE


02 Kor - 03 Kor

- Zhvillohet fizikisht dhe online seanca plenare e 127 e Komisionit të Venecias të Këshillit të Europës

05 Kor

Presidentja e Komisionit Europian, von der Leyen ndjek virtualisht Samitin e Procesit të Berlinit


- Komiteti Europian i Rajoneve organizon një konferencë për të diskutuar mbi  efektet e pandemisë Covid- 19 në bashkëpunimin rajonal


- Agjencia Europiane e të Drejtave Themelore (FRA) së bashku me ODHIR  mbajnë një diskutim  bazuar në iniciativat e përbashkëta në kontekstin e Forumit të të Drejtave Themelore 2021

05 Kor - 06 Kor

- Pritet të zhvillohet një takim ministror  mbi Bashkëpunimin Ndërkufitar midis BE dhe Ballkanit Perëndimor që do të përqendrohet në përmirësimin e lëvizshmërisë dhe logjistikës në rajon.

05 Kor - 08 Kor

- Në Seancat Plenare të Parlamentit Europian Presidenca Sllovene e Këshillit të BE prezanton programin e saj, ndërkohë që do të votohet nga eurodeputetët për: Raportin vjetor të Shengenit; bashkëpunimit EU-NATO; Programi i Veprimit për Mjedisin 2030; situata e të drejtave të njeriut në Hungari; Agjencinë Europiane të Barnave (EMA)

06 Kor

Komisioni Konsultativ në Ndryshimet Industriale zhvillon një dëgjesë online mbi Industritë Intensive të Energjisë dhe Planin e Rimëkembjes të BE


- Rrjeti Europian i Avokatëve të Popullit organizon një webinar ku do të diskutohet rreth Mekanizmit të Ankesave të Frontex


- Komisioneri Europian i Zgjerimit, Varhelyi mban një fjalim gjatë eventit ‘Nga Jugosllavia të Bashkimi Europian: Integrimi Europian i Ballkanit Perëndimor dhe sfidat e reja gjeopolitike’ 

07 Kor

- Agjencia Europiane e të Drejtave Themelore prezanton një raport të ri mbi inkurajimin e raportimit të krimit të urrejtjes, që do të shërbejë si një platformë mbështetëse e përpjekjeve të BE dhe në rang kombëtar për të luftuar krimin dhe gjuhën e urrejtjes.

08 Kor

- Komiteti Europian i Rajoneve pritet të ndërmarrë iniciativa me qëllim forcimin e lidhjes së BE me qytetarët e saj përmes përfaqësuesve lokalë, e vendosur në kontekstin e Konferencës për të Ardhmen e Europës duke dhënë një mundësi të mirë për dialog midis institucioneve, kompanive, shoqatave dhe palëve të interesit.

08 Kor - 09 Kor

- Mbahet një takim jo-formal mes Ministrave të BE për Punësimin dhe Politikave Sociale me fokus kryesor krijimin e një tregu të punës  fleksibël dhe gjithëpërfshirës për t’ju përshtatur tranzicionit të gjelbër, atij dixhital dhe ndryshimeve demografike.

09 Kor

- Zv. Presidentja e Komisionit Europian Šuica mban fjalim në Konferencën ‘ Fshatrat Smart- koncept i ri për zhvillimin rural’.

12 Kor

 - Komiteti Special për ndërhyrjen e Jashtme në proceset demokratike në BE, do të mbajë një seancë dëgjimore mbi disinformimin dhe diskriminimin.


- EuroGrup - ministrat e financave do të shkëmbejnë pikëpamjet rreth dimensionit ndërkombëtar të politikave finanaciare dhe ekonomike të zonës së euros.


- Presidentja e Komisionit, von der Leyen takohet me Janet Yellen, Sekretare e Thesarit të SHBA dhe Christine Lagarde, Presidente e Bankës Qendrore Europiane.


13 Kor

- Komiteti Europian i Rajoneve në bashkëpunim me Presidencën Sllovene të Këshillit të BE pritet të zhvillojnë online Ditën e Zgjerimit, ku do të diskutohet mbi rolin e rajoneve dhe qyteteve në procesin e pranimit në BE.


- ODHIR organizon Shkollën e parë të Advokacisë mbi Gjininë dhe Politikën, me qëllim krijimin e një platforme për ndërtim kapacitetesh dhe zhvillimin e fushatave të advokacisë për përfshirjen e grave dhe barazinë gjinore në politikë.


- Është planifikuar të mbahet Këshilli i katërt për Stabilizim - Asociimin e  Bosnje-Hercegovinës, ku do të diskutohet për procesin e para- anëtarësimit nën dritën e Raportit të Komisionit 2020.

14 Kor

- Mbahet një takim joformal mes ministrave të drejtësisë dhe të punëve të brendshme ku do të zënë vend diskutime mbi luftimin e krimit në epokën dixhitale, rregulloren e propozuar për inteligjencën artificiale, Marrëveshjen e re për Migrimin dhe Azilin, strategjinë e Shengenit etj.

15 Kor

Komiteti për Punët e Jashtme e Parlamentit Europian pritet të votojë për të ardhmen e marrëdhënieve mes BE- SHBA, drejtimin e marrëdhënieve politike BE- Rusi dhe strategjinë e re për marrëdhëniet BE- Kinë.

16 Kor

- Komisionerja europiane, Gabriel pritet të marrë pjesë në Tryezën e dytë Ekzekutive të Digital Trust.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk