15 Mar

- Takim i Eurogrupit me në fokus diskutime mbi ndikimin e pandemisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së zonës euro

-Takim joformal i ministrave europianë të punëve të jashtme dhe të brendshme për të debatuar mbi politikën e migracionit të BE, me fokus paktin mbi migracionin dhe azilin dhe bashkëpunimin me vendet e treta

-Samiti Europian për Konsumatorët 2021 – zhvilluar nga Presidenca Portugeze me pjesëmarrjen e ministrave europianë, ku do të ofrohen detaje mbi Axhendën e re të Konsumatorit

16 Mar

- Mbahet edicioni i gjashtë i Talking Europe nga EMI i organizuar në partneritet me Komisionin Europian ku do të diskutohet mbi vendin e sektorit të energjisë në Planin e Rimëkëmbjes, përparësitë e zgjedhura dhe angazhimin më të mirë të mundshëm me palët e interesit

- Presidenca Portugeze - Takim i Ministrave europianë mbi rolin e grave udhëheqëse dhe politikat e përgjegjshme gjinore në kontekstin e rimëkëmbjes Covid-19

17 Mar

- Takim i Kolegjit me fokus diskutime mbi Covid-19 dhe Certifikatën e Gjelbër Dixhitale

- Mbahen zgjedhjet kombëtare holandeze

17 Mar - 19 Mar

- Takim i anëtarëve të Komitetit të Rajoneve ku do të përfshihen diskutime mbi pandeminë, rimëkëmbjen dhe demokracinë, pagat minimale të përshtatshme dhe integrimin e migrantëve në luftën kundër radikalizmit

19 Mar

 - Dita Dixhitale 2021, në të cilën shtetet anëtare të Bashkimit Europian do të ftohen të mbështesin draft-deklaratat  në fushat kyçe ku teknologjitë dixhitale mund të kenë një ndikim të rëndësishëm dhe pozitiv

- Samiti Europian kundër Racizmit i cili do të përshëndetet nga presidentja e Komisionit, von der Leyen dhe është i pari i realizuar në kuadër të Planit të Veprimit të BE kundër Racizmit 2020-2025

19 Mar - 20 Mar

- Seanca Plenare numër 126 e Komisionit të Venecias, ku do të marrë pjesë dhe Komisioneri europian për Zgjerimin, Varhelyi

22 Mar

-Zhvillohet një event që bashkon Komisionin Europian dhe Bankën Europiane të Investimeve për të mbledhur udhëheqësit botërorë të veprojnë për klimën, që të krijohet një marrëveshje e gjelbër vërtet globale.

-Presidentja e Komisionit, von der Leyen takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas

23 Mar

- Takim joformal i Ministrave të Çështjeve Europiane të cilët do të përgatiten për Këshillin Europian që do të mbahet më 25 dhe 26 mars 2021.

- Zëv/Presidenti i Komisionit Europian, Timmermans do të mbajë një fjalim në internet në Samitin e Energjisë së Pastër

23 Mar - 24 Mar

- Zhvillohet Sesioni i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Europës, ku ndër të tjera do të shqyrtohet raporti mbi "Sigurimin e respektimit të Kartës Europiane për Vetëqeverisjen Lokale në situata të mëdha krize".

24 Mar

- Mblidhet Kolegji i Komisinit Europian për të diskutuar strategjinë e BE-së për të drejtat e fëmijëve si edhe planin e veprimit për zhvillimin e prodhimit organik: rrugës për në vitin 2030.

-Zhvillohet Samiti Social Europian Trepalësh, me temë kryesore: "Si të arrihet një rimëkëmbje e drejtë dhe e qëndrueshme", duke u përqendruar në menaxhimin e krizës shëndetësore, ekonomike dhe sociale.

25 Mar - 26 Mar

- Mblidhet Samiti i Këshillit Europian. Në ditën e parë Këshilli do të bëjë një vlerësim të situatës epidemiologjike dhe shpërndarjes së vaksinave. Po ashtu do të diskutohen përparësitë kryesore për tregun e vetëm, politikën industriale dhe transformimin dixhital. Dita e dytë do të përqendrohet mbi situatën në Mesdheun Lindor. Përfaqësuesi i Lartë,Borrell dhe Komisioni pritet të paraqesin një raport mbi marrëdhëniet BE-Turqi para takimit.

29 Mar

- Komisionerja europiane e shëndetësisë, Kyriakides realizon një telefonatë me ministrat e shëndetësisë së vendeve të G7

- Presidenca Portugeze nis eventin mbi Vitin Europian të Hekurudhave, organizuar në bashkëpunim me Komisionin Europian

29 Mar - 30 Mar

Konferenca 5 e Brukselit – Bashkimi Europian, Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell dhe Kombet e Bashkuara do të bashkëkryesojnë konferencën e pestë të Brukselit mbi “Mbështetjen e së ardhmes së Sirisë dhe rajonit”

30 Mar

-Mbahet një event i organizuar nga Komisioni Europian dhe Presidenca Portugeze për të shënuar hyrjen në fuqi të “Rregullores së Re për Transparencën” dhe qëndrueshmërinë e sistemit të vlerësimit të rrezikut të BE në zinxhirin ushqimor.

-Zhvillohet dialogu i Komisionit Europian mbi përfshirjen e Komunitetit Rom me përfaqësues të shoqërisë civile dhe aktorë ndërkombëtarë.

-Komiteti Social dhe Ekonomik Europian organizon një dëgjesë publike sa i përket situatës së vaksinimit të Covid-19 dhe ndikimi që ka pasur pandemia te personat me aftësi të kufizuara.

31 Mar

- Takim i Anëtarëve të Rrjetit të Integrimit Europian ku do të diskutohet mbi ndikimin e krizës pandemike në jetesën dhe kushtet e punës së migrantëve

- Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës publikon raportin vjetor të 2020 mbi ekzekutimin e gjykimeve dhe vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk