02 Shk

Nicolas Schmit, Komisioner për Punë dhe të Drejta Sociale, së bashku me Valdis Dombrovskis, Komisioner për Ekonominë, mbajnë një videokonferencë me partnerët socialë të BE-së.

Konferenca e Presidentëve, disa tema do të jenë në diskutim gjatë kësaj Konference të Presidentëve, duke përfshirë një diskutim mbi Konferencën mbi të ardhmen e Europës, mbi Strategjinë 2021, etj.

02 Shk - 03 Shk

Këshilli i Konkurrencës, do të zhvillohet një takim joformal i ministrave të Kërkimit dhe Inovacionit.

03 Shk

Komisioni Europian pritet të adaptojë planin europian për mindjen e kancerit.

03 Shk - 05 Shk

Seancë plenare e Komitetit të Rajoneve ku do diskutohen ndër të tjera rimëkëmbja e sektorëve kulturorë, fusha e re e kërkimit europian dhe fushata e vaksinimit kundër pandemisë Covid-19.

04 Shk

Didier Reynders, Komisioner për Drejtësinë, do të zhvillojë një diskutim me video-konferencë mbi Sundimin e Ligjit me Parlamentin Finlandez

05 Shk

Lëvizja Europiane Ndërkombëtare organizon në partneritet me Komisionin Europian një edicion dixhital të Talking Europe që synon të diskutojë punën e Bashkimit Europian dhe se si ajo prek të gjithë europianët.

Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, takohet me Sergei Lavrov, Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë dhe do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi. Për më tepër, Borrell do të takohet gjithashtu me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile ruse dhe anëtarë të komunitetit akademik.

08 Shk

Presidentja e Komisionit Europian, von der Leyen, do të marrë pjesë në takimin e Grupit Parlamentar Europian të Left / GUE-NGL.

Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të mbajë një videokonferencë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kinës.

Urpilainen, ish ministre Finance e Finlandës, do të mbajë një videokonferencë me Drejtorin e Përgjithshëm të UNESCO-s.

09 Shk

Komisioneri Europian, Sinkevicius, do të zhvillojë një takim me Shoqatën e Fermerëve Gjermanë

10 Shk

Presidentja von der Leyen do të marrë pjesë në debatin Plenar të Parlamentit Europian mbi strategjinë e BE-së sa i përket vaksinimit COVID-19.

Presidenca portugeze zhvillon një webinar mbi Politikën Tregtare të BE-së. Komisioni Europian në partneritet me Bankën Europiane të Investimeve do të mbajnë një webinar me në fikus nevojat financiare në sektorin e bujqësisë dhe agroushqimit në Itali.

11 Shk

Webinar nga Banka Europiane e Investimeve i përqendruar në nevojat dhe përparësitë e investimeve për Letoninë në kohën e Covid-19, dixhitalizimit dhe ndryshimit të klimës. Bashkimi i Barazisë, Dëgjesë publike rreth Strategjisë së Barazisë për grupet LGBTIQ 2020-2025

12 Shk

Komiteti Europian i Rajoneve, takim me palët e interesuara për të diskutuar sfidat sa i përket ndryshimeve të klimës.

14 Shk

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë

15 Shk

Këshilli i Ministrave, Eurogrup mban takim videokonferencë me në fokus shkëmbim idesh mbi zhvillimet makroekonomike dhe perspektivat e politikave në zonën e euros.

Komiteti Ekonomik dhe Social Europian, Mbahet ceremonia e Dhënies së Cmimit të Solidaritetit Civil EESC 2020, ku Komiteti do të shpërblejë 23 iniciativa jofitimprurëse të kryera nga persona fizikë, organizata të shoqërisë civile apo kompani private për të trajtuar krizën Covid-19.

Seancë dëgjimore me qëllim mbledhjen e pikëpamjeve të organizatave të ndryshme mbi temën e trajtimit të kredive me probleme si rezultat i pandemisë Cocid-19.

Presidenca Portugeze, Konferencë ndërkombëtare për bashkëpunimin NATO-BE, që ka qëllim të analizojë bashkëpunimin e sigurisë dhe mbrojtjes BE-NATO, si partnerë strategjikë të ndërvarur.

16 Shk

Këshilli i Ministrave, videokonferencë e ministrave të ekonomisë dhe financave mbi shkëmbim pikëpamjesh mbi situatën aktuale ekonomike, perspektivën e bazuar në parashikimet e Komisionit Europian si edhe Promovimi i një Iniciative Globale të Rimëkëmbjes së BE.

Komiteti i Rajoneve, Takim i Komisionit për Shtetësinë, Qeverisjen, Cështjet Institucionale dhe të Jashtme me në fokus diskutime mbi paketën e zgjerimit 2020, paktin e ri për migracionin dhe azilin, strategjinë e re për të forcuar zbatimin e Kartës për të Drejtat Themelore, etj.

Presidenca Portugeze do të mbajë në Pragë një konferencë mbi sfidat e klimës dhe tranzicionin industrial dhe energjitik pas krizës së pandemisë.

Këshilli i Europës, debat i organizuar nga Autoriteti i Përhershëm Zgjedhor i Rumanisë me Komisionin e Venecias mbi çështje që adresojnë të drejtën e votimit universal.

17 Shk

Komisioni Europian, Takim i Kolegjit për të diskutuar forcimin e kontributit të BE-së në multilateralizmin e bazuar në rregulla, rishikimin e politikës tregtare duke u bazuar në Iniciativën e Reformës së Organizatës Botërore të Tregtisë.

Komiteti Social dhe Ekonomik Europian, Konferencë mbi atë çfarë është arritur deri më tani nga BE në fushën e financave të qëndrueshme dhe iniciativat e ardhshme.

Një seancë dëgjimore e kërkuar nga presidenca portugeze mbi rolin e ekonomisë sociale në krijimin e vendeve të punës dhe në zbatimin e Shtyllës Evropiane të të Drejtave Sociale.

 Komiteti i Rajoneve, Takim i Komisionit për Politika Sociale, Arsim, Punësim, Kërkim dhe Kulturë me në fokus të diskutimit planit e veprimit të BE kundër rracizmit, mediat në dekadën dixhitale, pagat minimale adekuate, si edhe zbatimin e Shtyllës Europiane të të Drejtave Sociale.

18 Shk

 Këshilli i Europës - diskutimi mbi urrejtjen, përjashtimin dhe dhunën verbale, organizuar nën kornizën e presidencës gjermane të Komitetit të Ministrave.

19 Shk

Takim jo formal me videokonferencë e Ministrave të Arsimit

Presidenca Portugeze - Konferencë e Nivelit të Lartë “Gjetja e Drejtimit me një Busull Strategjik? Reflektime mbi të Ardhmen e Sigurisë dhe Mbrojtjes së BE-së “

Agjensia e Bashkimit Europian për të Drejtat Themelore organizon nje event online mbi çfarë mund të bëjnë vendet e BE për të forcuar të drejtat e viktimave

22 Shk

Java e Parlamentit Europian, bashkon Parlamentarë nga

Bashkimi Europian, vendet kandidate dhe vëzhgues për të diskutuar çështje ekonomike, buxhetore, mjedisore dhe sociale.

23 Shk

Komiteti për Punë të Jashtme mbi Raportet e Komisionit 2019-2020 mbi Kosovën dhe Serbinë

Video konferencë joformale e ministrave të çështjeve europiane. Presidenca Portugeze do të informojë ministrat në lidhje me Konferencën për të Ardhmen e Europës.

25 Shk

Këshilli Europian - Udhëheqësit e BE do të bëjnë një vlerësim të situatës epidemiologjike duke u përqëndruar veçanërisht në prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave anti-covid dhe lëvizjen e personave.

26 Shk

Këshilli Europian - Udhëheqësit do të zhvillojnë një debat strategjik mbi politikën europiane të sigurisë dhe mbrojtjes duke u përqëndruar në forcimin e politikës së sigurisë dhe mbrojtjes të BEdhe zhvillimin e partneriteteve të BE në siguri dhe mbrojtje, në veçanërisht me NATO-n

Këshilli i Europës, Webinar me temë “Ndërkulturalizmi dhe Anti-Racizmi në Qytete”. Webinari do të trajtojë tensionet midis ndërkulturalizmit dhe anti-racizmit në luftën globale për barazinë ekonomike dhe drejtësinë sociale.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk