31 Maj - 04 Qer

- Java e Gjelbër Europiane ku do të zhvillohen aktivitete të ndryshme

01 Qer

- Komisioni Europian hap zyrtarisht Zyrën e Prokurorit Publik Europian (EPPO), përgjegjëse për investigimet kriminale dhe ndjekjet penale për krimet kundër buxhetit dhe interesave financiare të BE-së.


02 Qer

-Mbledhja kolegjiale e kësaj jave e Komisionit diskuton mbi të ardhmen e Shengen dhe një amendament të Rregullores për Mekanizmat e Vlerësimit të Shengen-it.


03 Qer - 04 Qer

- Organizohet online edicioni i 10 i Iniciativës së Qytetarëve Europianë (ECI) 2021 për të diskutuar mbi mënyrat se si mund të përforcohet kjo iniciativë dhe të rritet pjesëmarrja demokratikë në nivelin e BE.

04 Qer

- Zv. Presidentja e Komisionit Europian, Jourová ka një takim me reporteren e Kombeve të Bashkuara të specializuar për lirinë e shprehjes,Kahn

- Komisioneri Gentiloni merr pjesë në takimin e ministrave të financës G7 në Londër.

07 Qer

- Mbahet  Konferenca e 25 mbi Rekomandimet e Hagës për të Drejtat e  Edukimit të Minoriteteve  Kombëtare  e cila do të reflektojë mbi aplikimin e tyre ne rajonin e vendeve të OSBE 

- Zëvendës Presidentja e Komisionit Europian, Vestager takohet me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Europës,  Burić dhe merr pjesë në debatin plenar të Parlamentit Europian mbi raportin e politikave të konkurrencës 

- Komisioni për Mjedisin, Ndryshimet Klimatike dhe Energjinë po organizon takimin e tetë virtual. Debatet do të fokusohen në Konferencën e të Ardhmes së Europës, Programin e Punës së Komisionit Europian për vitin 2022, ndryshimet klimatike etj.


07 Qer - 08 Qer

- Në Këshillin e Ministrave diskutohet mbi luftimin e përmbajtjeve të paligjshme online, të drejtat themelore, lufta kundër krimit dhe terrorizmit, problematikat e migrimit dhe azilit etj. 

08 Qer

- Këtë javë në Takimin e Kolegjit të Komisionit do të diskutohet mbi Draftin e  Buxhetit të Përgjithshëm 2022 dhe mbi Raportin Vjetor 2020 mbi Performancën dhe Menaxhimin e Buxhetit të BE 

- Presidentja e Komisionit Europian, von der Leyen merr pjesë në debatin plenar të Parlamentit Europian mbi shqyrtimin e planeve kombëtare të rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë


09 Qer

- Zv. Presidentja e Komisionit Europian, Jourová mban një fjalim në javën e Observatorit  Europian të Medias Dixhitale - Të bashkuar kundër Dizinformimit online

- Zhvillohet Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, ku në sesionin ‘Politikat Sociale Europiane për një rimëkëmbje të qëndrueshme dhe përfshirëse’ do të diskutojë edhe Komisioneri Europian, Schmit 


10 Qer

- Zhvillohet takimi i grupit të  OSBE/ODHIR për të ndarë ide mbi  pjesëmarrjen në politikë të personave me aftësi ndryshe

- Organizohet Forumi i Qyteteve Smart 2021 që do të lidhet me Planin e Veprimit të Ndotjes Zero i BE si një aktivitet kyç i Marrëveshjes së Gjelbër Europiane

- Zv. Presidenti Borrell merr pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara


11 Qer

- Zhvillohet Samiti i G7 në Cornwall, mbajtur nga Anglia, ku Bashkimi Europian përfaqësohet nga Presidentja e KE, von der Leyen 

28 Qer

- Në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian  zhvillohet një shkëmbim pikëpamjesh mes Kryetarëve të Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor dhe delegacionit të përhershëm të Parlamentit Europian në rajon. 

- Zv. Presidenti i Komisionit Europian, Dombrovskis merr pjesë në takimin e ECON- EMPL në Parlamentin Europian për një shkëmbim pikëpamjesh mbi paketën e Semestrit Europian të Pranverës. 


28 Qer - 29 Qer

- Zhvillohet një event online dedikuar 10 vjetorit të Konventës së ILO mbi politikat dhe situatën e punonjësve të shërbimeve personale dhe shtëpiake

- Agjencia e BE për të Drejtat Themelore mban një aktivitet online mbi mënyrën e  trajtimit të keqinformimit


29 Qer

- Zhvillohet eventi online nga EESC ku do të diskutohet rreth perspektivave të Organizatave të Shoqërisë Civile për intolerancën dhe diskriminimin gjatë dhe pas  periudhës së pandemisë COVID- 19

29 Qer - 30 Qer

- Komiteti Europian i Rajoneve dhe OECD zhvillojnë edicionin e katërt të tryezës së rrumbullakët për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm për Qytetet dhe Rajonet

30 Qer

- Presidenca Portugeze, zhvillon Samitin e Rimëkëmbjes, ku do të nisin diskutimet mbi të ardhmen e qeverisjes ekonomike në BE

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk