04 Pri

Zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Bullgari 

06 Pri

- Takimi i Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe kreut të Këshillit të BE-
së me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan

- Organizimi i një konferencë të nivelit të lartë nga Presidenca Portugeze për të shënuar 10
vjetorin e nënshkrimit të Konventës së Stambollit. Në këtë konferencë pritet të bëhet një analizë
mbi progresin 10 vjeçar dhe të shqyrtohen zgjidhjet e mundshme për sfidat që kanë ardhur si
pasojë e pandemisë dhe luftën kundër formave të reja të dhunës ndaj grave

06 Pri - 21 Pri

- Mbledhja vjetore e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që bën bashkë Ministra
Financash, përfaqësues të sektorit privat, shoqërinë civile dhe grupe të tjera interesi për të
diskutuar problemet në ekonominë globale nën ndikimin e pandemisë Covid-19

07 Pri

- Komisioneri Gentiloni merr pjesë në takimin e Ministrave të Financës të G20 dhe Guvernatorëve
të Bankës Qendrore.

08 Pri

- Komisionerja  Gabriel merr pjesë në një webinar në lidhje me trashëgiminë kulturore për
monumentet e rrezikuara


- Organizimi i një webinari nga Alenanca Europiane e Shëndetit Publik (EPHA) për të shqyrtuar
pabarazitë në kujdesin shëndetësor si burim kryesor të ndarjes sociale midis romëve dhe jo-
romëve

12 Pri

50 vjetori i grupit Pompidou të Këshillit të Europës: një event që pritet të mbahet gjatë sesionitt të 64 të Komisionit të Kombeve të Bashkuara për lëndët narkotike

13 Pri

- Komiteti për liritë civile (LIBE) i Parlamentit Europian voton përditësimin e  rregullores ETIAS.

- Komiteti Europian Ekonomik dhe Social (EESC) organizon një dëgjesë publike për të mbledhur të dhëna nga institucionet europiane lidhur me propozimin e Komisionit për planin e hartuar kundër kancerit.

14 Pri

- Parlamenti Europian mban një konferencë shtypi mbi raportimet e fundit për inteligjencën artificiale.

- Takimi i kolegjit të Komisionit Europian mbi Axhendën e BE për të trajtuar krimin e organizuar (2021-2025) dhe strategjinë e re të BE-së drejt çrrënjosjes së trafikimit të qenieve njerëzore.

- Seminar mbi vazhdimësinë e biznesit dhe zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse civile- mësimet e nxjerra nga Covid-19 i cili synon të diskutojë qëndrueshmërinë e shërbimeve të mbrojtjes civile përballë emergjencave të shumta, duke identifikuar përvojën dhe praktikën e mirë.

16 Pri

- Takimi i forcave anketuese të Eurostat për dhunën me bazë gjinore për të diskutuar mbi progresin e vendeve duke u fokusuar te “krimi, siguria dhe të drejtat e viktimave”.

- Video-konferencë informale e ministrave të financës dhe ekonomisë me temë kryesore rimëkëkmbjen ekonomike në Europë.

19 Pri

- Lancohet platforma e qytetarëve për Konferencën mbi të Ardhmen e Europës nga Komisioni Europian

- Komisioneri europian Sefcovic takohet me zëv/Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

19 Pri - 20 Pri

- Zhvillohet konferenca e nivelit të lartë mbi Strategjinë Europiane për Personat me Aftësi Ndryshe 2021-2030, organizuar nga Presidenca Portugeze e Këshillit

20 Pri

- Zhvillohet nga OSBE, Konferenca e 2021 kundër Terrorizmit, me fokus  parandalimin e terrorizmit dhe gjetjen e shkaqeve të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që sjell terrorizmin 

21 Pri

- Kolegji i Komisionit Europian diskuton mbi ndryshimin e klimës dhe mbi një qasje globale ndaj hulumtimit, arsimit dhe rinisë. Komisioni do të shqyrtojë dhe Librin e Bardhë mbi Inteligjencën Artificale. 

22 Pri

- Komiteti Ekonomik dhe Social Europian (EESC) mban një aktivitet mbi sistemet ekonomike dhe financiare europiane si dhe mbi nxitjen e qëndrueshmërisë në kuadër të Covid-19 

- Zhvillohet Samiti i Liderëve Boterorë në kuadër të Ditës së Tokës, ku BE përfaqësohet nga Presidentja e Komisionit Europian, von der Leyen

25 Pri

- Mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk