Si do të riorganizojë internetin politika e re e privatësisë së Europës?

Si do të riorganizojë internetin politika e re e privatësisë së Europës?


Çfarë konsiston kjo rregullore?

Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave është një rregull i miratuar nga Bashkimi Europian në 2016, duke vendosur rregulla të reja për mënyrën se si kompanitë menaxhojnë dhe shpërndajnë të dhënat personale. Në teori, rregullorja vlen vetëm për të dhënat e qytetarëve të BE-së, por natyra globale e internetit do të thotë se pothuajse çdo shërbim në internet do të preket, duke rezultuar në disa ndryshime të rëndësishme për përdoruesit në SHBA, ndërkohë që kompanitë po përpiqen ti përshtaten.

Rregullat e reja që do të hyjnë në fuqi më 25 maj 2018, do të bazohen në masat e mëparshme të privatësisë të vendosura nga BE, sic janë Direktiva e Mbrojtjes së të Dhënave dhe Mburoja e Fshehtësisë. Masat do të merren në dy mënyra. Së pari, Rregullorja do të vendosë një nivel më të lartë për marrjen e të dhënave personale. Si rrjedhim, sa herë që një kompani mbledh të dhëna personale për një shtetas të BE-së, do të ketë nevojë për pëlqim të qartë dhe të informuar nga ai person. Përdoruesit gjithashtu kanë nevojë për një mënyrë për të anulluar këtë pëlqim dhe mund të kërkojnë të informohen mbi të gjitha të dhënat që një kompani disponon prej tyre, si një mënyrë për të aprovuar pëlqimin. Për një industri që bazohet në grumbullimin dhe shkëmbimin e të dhënave me pak ose aspak kufizime, kjo do të thotë rishkrim të rregullave për reklamat online.

Së dyti, Rregullorja do të aplikojë gjoba të rënda për të tërhequr vëmendjen e gjithë industrisë. Gjobat maksimale për shkeljet e rregullave janë vendosur në 4% të qarkullimit global të kompanisë. Kjo është gjobë shumë më e lartë se ato të lejuara nga Direktiva për Mbrojtjen e të Dhënave, por tregon sa seriozisht BE-ja po e merr çështjen e privatësinë së të dhënave. Nëse rregullat e reja kërkojnë nga kompanitë riformim të politikave të tyre për të dhënat, gjobat e propozuara do tu japin motivimin për ti vënë në zbatim.

Çfarë do të ndryshojë?

Ndryshimet më të dukshme dhe të menjëhershme po vijnë përmes kontratave si ‘Kushtet e Shërbimit’ dhe paralajmërime të tjera që shfaqen në internet. Ideja e pëlqimit paraprak nga përdoruesi që propozon Rregullorja kërkon shumë më tepër sesa rregullat ekzistuese, që do të thotë se kompanitë do të kërkojnë më shpesh leje për të mbledhur të dhënat. Më konkretisht, kjo do të thotë më shumë shfaqje të kutive "kliko për të vazhduar", edhe pse kërkesat e reja të transparencës do të bëjnë që teksti të jetë më i qartë nga sa janë shfaqen zakonisht.

Do të ketë gjithashtu më shumë mundësi për të shkarkuar të gjitha të dhënat që një kompani ka mbi përdoruesit, sic janë shërbimet "Google Takeout" apo “Slack”, që po fillojnë të krijojnë opsione të ngjashme për të përmbushur kërkesat e transportimit të të dhënave sipas rregullave. Kjo lejon që të kontrollohet lëhtësisht se cilat kompani po grumbullojnë të dhënat dhe të minimizojnë dominimet e platformave, duke lejuar transferimin e të dhënave midis disa rrjeteve.

Ndryshimet më të rëndësishme do të ndodhin dhe për mënyrën se si kompanitë shpërndajnë këto të dhëna pas mbledhjes, që do të thotë rishikim i kompanive në mënyrën si i analizojnë, identifikojnë dhe reklamojnë të dhënat.

A do të ketë sukses?

Është herët për të thënë nëse zbatimi do të jetë i suksesshëm apo sa agresive do të jenë rregullatorët e BE-së. Shkeljet do të bëhen shumë më të kushtueshme dhe kjo kosto për të ndarë të dhënat e përdoruesit ndoshta do të bëjë që faqet online të jenë më bashkëpunuese. Rregulloret si kjo, kanë tendencë të penalizojnë kompanitë e vogla, kështu që do të duhet të vendoset peshë më e madhe drejt kompanive si Google dhe Facebook, të cilët kanë dhe numër më të madh të dhënash.

Nga ana tjetër, do të ishte e vështirë që grumbullimi i të dhënave të bëhej më pak i rrezikshëm. Interneti bazohet në shkëmbimin e lirë të të dhënave të përdoruesve, ku mbështeten shumica e kompanive të reklamimit. Kjo mund të sjellë pasoja politike, por mbetet për tu parë nëse ndryshimet më të thella që propozohen do të riorganizojnë rrjetin që jemi mësuar të përdorim.

                                                                                                                                The Verge, mars 2018

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk