Silvio Gonzato, ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Shqipëri

Silvio Gonzato, ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Shqipëri

Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian ka qenë, është dhe do të jetë ndër pikat e interesit më të investuara për kombin tonë. E si i tillë vëmendja është e madhe lidhur me zhvillimet që ndodhin në këtë prizëm. Ngjarja e fundit për vitin 2023 lidhur me këtë çështje është edhe emërimi i ambasadorit të ri të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato. 

Gonzato nisi punën e tij në Bashkimin Europian në vitin 1988 dhe ka një profil profesional mjaft të gjerë me detyra të rëndësishme. Ai ka qenë i emëruar si Ambasador dhe Zëvendës Shef i Delegacionit të Bashkimit Europian në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Përpara kësaj detyre, ai ka mbajtur pozicionin e Drejtorit për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë në Shërbimin Europian të Veprimit të Jashtëm. Si Drejtor për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë, Gonzato ka kryer detyra që kanë sjellë zhvillime të rëndësishme. Ai ka koordinuar dialogjet dhe konsultimet e BE-së me mbi 40 vende partnere për çështjet e të drejtave të njeriut. Përveç kësaj, ai ka paraqitur udhëzime politike për delegacionet e BE-së dhe ka kontribuar për shqyrtimin e çështjeve. 

Në vitin 2015, u  caktua Drejtor për Marrëdhëniet Ndërinstitucionale, Koordinimin e Politikave dhe Diplomacinë Publike në Shërbimin Europian të Veprimit të Jashtëm. Në këtë detyrë, ai ka dhënë sugjerime për të gjitha metodat e BE-së dhe ndikimin e tyre në lidhje me Shërbimin Europian të Veprimit të Jashtëm, përsa i përket ndikimit në nivelin institucional ose ligjor, duke përfshirë çështjet e sanksioneve. Gonzato ka qenë përgjegjës për koordinimin e dosjeve politike dhe legjislative, duke përfshirë punët e Këshillit të Jashtëm. Ai është përfshirë shumë dhe në aktivitetet e diplomacisë publike, duke promovuar çështjet kulturore në lidhje me BE-në, si dhe politikat e komunikimit të Shërbimin Europian të Veprimit të Jashtëm, përkatësisht, luftën kundër manipulimit të informacionit nga burimet e huaja. Gonzato vlerësohet për ekspertizën e tij diplomatike, përkushtimin ndaj dialogut ndërkombëtar, dhe kontributin e tyre në gjuhët e tyre të ndryshme.

Roli i tij në diplomaci

Gonzato është i njohur për kontributin e tij në fushën e diplomacisë. Ai është emëruar si ambasador europian në disa vende të Bashkimit Europian dhe jashtë saj, duke u përfshirë në promovimin e kufijve të mirë të Europës. Para se të merrte detyrën e tij si ambasador në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Gonzato ka pasur një eksperincë të gjërë në fushën e diplomacisë, në lidhje me negociatat diplomatike dhe menaxhimin e çështjeve komplekse në nivel global. Si ambasador i Bashkimit Europian në Mbretërinë e Arabisë Saudite ai ka udhëhequr bashkëbisedimet ndërmjet BE-së dhe vendit, duke u fokusuar në bashkëpunim politik, ekonomik dhe kulturor. 

Si diplomat i BE-së, Silvio Gonzato ka pasur një rol në përfaqësimin e Bashkimit Europian në lidhje me politikën dhe avancimin e politikave në disa drejtime siç janë: negociatat dhe marrëdhëniet diplomatike, ku Gonzato ka qenë pjesë e negociatave dhe dialogjeve diplomatike në emër të BE-së me vende të ndryshme. Sipas Gonzatos, promovimi i vlerave dhe politikave themelore të BE-së kanë të bëjnë me promovimin demokracisë, lirisë së shtypit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Ai ka përkrahur politikat e BE-së në fusha të ndryshme, duke punuar për të përforcuar këto vlera të dialogut me vendet e tjera. Përsa i përket proceseve të integrimit europian, Gonzato ka luajtur një rol në përkrahjen e gjuhës të vendit kandidat për anëtarësim në BE. Përmes punës së tij diplomatike në Bashkimin Europian ai ka përkrahur vendet kandidate në proceset e reformave të nevojshme për të përcaktuar kriteret e anëtarësimit në Europë. Roli i tij ka qenë i dukshëm në lidhje me promovimin e imazhit të BE-së duke shfaqur interes të lartë në ndryshimet e politikave dhe vlerat e BE-së në skenën globale. Përmes ushtrimit të diplomacisë së tij, Gonzato ka kontribuar në avancimin e objektivave të Bashkimit Europian në nivel ndërkombëtar.

Emërimi si ambasador i Bashkimit Europian në Shqipëri

Silvio Gonzato u emërua si ambasador i Bashkimit Europian në Shqipëri më 1 dhjetor 2023, ku ndër të tjera këto janë disa nga detyrat dhe kontributet e tij potenciale:
-Mbështetja e procesit të Integrimit Europian, ku deri tanimë Gonzato ka pasur një rol kyç në mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ai ka filluar me negociatat dhe zbatimin e reformave të nevojshme për të përcaktuar kriteret e anëtarësimit, duke përfshirë reformat në bashkëpunim, luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e sistemit të arsimit dhe të drejtave të njeriut.
-Promovimi i dialogut politik dhe bashkëpunimit, për të cilën ai vetë përpara emërimit si ambasador ka kontribuar në promovimin e dialogut midis BE-së dhe autoriteteve shqiptare. Ai synon që përmes dialogut, të bëhet adresimi i sfidave politike për të ndihmuar në fusha të ndryshme, duke përfshirë reformën e sistemit të industrisë dhe luftës kundër krimeve të ndryshme.
-Monitorimi i zhvillimeve politike, socio-ekonomike dhe ndryshimeve në Shqipëri për të cilin kontributi i tij shtrihet në funksion të përmirësimit të kushteve të vendit në fushën e reformave dhe avancimit të aplikimit të standardeve europiane në vend.

Mund të themi se me emërimin e Silvio Gonzato si ambasador i BE në Shqipëri, do të kemi shpresë për një ndihmë shumë profesionale, mikpritëse dhe absolutisht pro-ballkanike. Siç u përmend dhe më lart, eksperienca e gjatë dhe e pasur e Gonzato na jep ndjesinë e mirë se mbështetja europiane do të vazhdojë, duke mos lënëpas faktin që në këtë mision jemi të gjithë së bashku si rajon ballkanik. 

Elira Sylshabani, Staf i EuroSpeak, janar 2024


Referenca:
https://www.eeas.europa.eu/albania/about-ambassador_en?s=214
https://shqiptarja.com/lajm/zbardhet-emri-kush-eshte-ambasadori-i-ri-i-be-ne-tirane
https://tiranapost.al/aktualitet/kush-eshte-silvio-gonzato-ambasadori-i-ri-i-be-se-ne-tirane-i529588
https://dld-conference.com/speaker/silvio-gonzato
https://www.jmu.edu/eupolicystudies/staff/gonzato-silvio.shtml


1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk