Çfarë po sjell shkurti për Ballkanin?

Çfarë po sjell shkurti për Ballkanin?


No walls

Nesër, më 17 shkurt, Kosova shteti më i ri në kontinentin Europian, feston 9 vjetorin e pavarësisë. Teksa përgatitjet për festat që priten të zhvillohen janë në përfundim e sipër, një lajm që po tërheq vëmendjen është dhe ndryshimi që pritet ti bëhet monumentit “NEWBORN” në Prishtinë. Ky monument tashmë i shndërruar në një pikë turistike, që nga viti 2013 ka pësuar mjaft ndryshime, ku për pesë vite ishte i lyer me ngjyrë të verdhë, më pas ai u pikturua me flamujtë e të gjitha vendeve që kishin njohur Kosovën apo më pas më ngjyrat e NATO-s dhe uniformat e UÇK-së. Këtë radhë është propozuar një ide akoma më interesante, duke iu përshtatur dhe sfidave e ndryshimeve në Ballkan, Europë e më tej. Monumenti po ridizenjohet për të përçuar një mesazh mjaft domethënës, “No Walls”, mesazh ky që i drejtohet presidentit Trump dhe Serbëve në veri të Kosovës. Teksa propozimi është pranuar nga nga Instituti i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore, tani pritet dhe aprovimi i Ministrisë së Kulturës së Kosovës.

546 Pro

Më 14 shkurt, Parlamenti Europian në një prej sesioneve plenare diskutoi rreth rezolutës së propozuar nga europarlamentari Knut Fleckenstein mbi progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në fjalën e tij hapëse ai ndër të tjera theksoi që :

Që nga vera e vitit 2014 Shqipëri është zyrtarisht një vend kandidat për aderimnë BE dhe që atëherë ka bërë progres konstant. Miratimi i reformës në drejtësi është një pikë e fortë e Shqipërisë drejt aderimit në BE dhe transformimin e saj në një vend modern. Më pak korrupsion dhe më pak krim i organizuar është tepër i nevojshëm për jetën e përditshme në Shqipëri”. Po ashtu dhe europarlamentari tjetër, italiani Gianni Pitella, në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar, theksoi që “… Shqipëria e meriton vëmendjen e Bashkimit Europian”.
Gjatë diskutimeve, europarlamentarët e mirëpritën progresin e Shqipërisë në reformat e lidhura me aderimin në Union dhe theksuan që reforma në drejtësi duhet të vashdojë më tej. Heqja e personave me të shkuar kriminale nga postet publike, rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve apo mbrojtja e bashkëpunëtorëve të drejtësisë u cilësuan si hapa mjaft të rëndësishëm, ndërkohë që korrupsioni, drejtësia selektive apo ndërhyrja e politikës në çështje gjyqësore vazhdojnë të mbeten problematika të mëdha. Votimi i rezoltës së paraqitur nga Fleckenstein me 546 vota pro, 85 kundër dhe 46 abstenim, tregon që Shqipëria është në rrugën e duhur drejt integrimin në Bashkimin Europian.

Drejt shpalljes vend kanditat?

Po ashtu si dhe Shqipëria, Bosnja dhe Herzegovina ishte në qendër të vëmendjes në sesionin e Parlamentit Europian të datës 14 shkurt. Europarlamentari Cristian Dan Preda, që propozoi dhe rezolutën mbi Bosnjën gjatë sesionit deklaroi:

Viti 2016 ishte në veçanti një vit mjaft i mirë për Bosnjën duke qenë se ata dërguan një aplikim zyrtar për aderim në Bashkimin Europian dhe Komisioni u përgjigj duke dërguar pyetësorin në dhjetorin e vitit të kaluar. Është bërë progres mjaft i mirë dhe shpresojmë që Komisioni së shpejti do të shpallë Bosnjën si vend kandidat. Ne duhet të inkurajojmë autoritet boshnjake që të vazhdojnë më reformat e nisura në vitin 2015, në mënyrë që vendi i tyre të shndërrohet në një vend demokratik ku ligji zbatohet plotësisht”.

Europarlamentarët gjatë diskutimeve i bënë thirrje autoriteteve Boshnjake që ta përdorin aplikimin për aderim në BE si një mjet për të provuar që ato jane nje vend qe po funksionon siç duhet, si dhe u theksua që përpjekjet e qeverisë së “Republika Srpska” për të vendosur lidhje paralele me Komisionin, ishin të papranueshme. Një vërejtje e tyre ishte dhe mos implementimi i premtimeve të bëra në lidhje me korrupsionin. Ato kërkuan transparencë mbi financimin e fushatave elektorale, mbi punësimin në sektorin publik si dhe dhënies fund të korrupsionit në prokurimet publike. Në fund të ditës rezoluta u miratua me 498 vota pro, 136 kundër dhe 67 abstenime.

Vazhdojnë protestat

Trazirat e zgjedhjeve të vitit të kaluar në Mal të Zi vazhdhdojnë të jenë prezente dhe sot. Pas të ashtu quajturit grusht shteti të pretenduar nga qeveria aktuale, opozita vazhdon protestat e saj duke kërkuar zgjedhje të tjera dhe dorëheqjen e qeverisë aktuale. Këto protesta janë shtuar dhe më shumë pas lajmit se dy prej deputetëve të opozitës u është hequr imuniteti ndaj ndjekjes penale, vetëm me votat e mazhorancës, me pretekstin se kanë qenë të përfshirë në grushtin e shtetit të vitit të kaluar. Tanimë të dy parlamentarët mund të ndiqen penalisht nga autoritet përkatëse malazeze. Por, Krye-prokurorja e Malit të Zi, Ivica Stankoviç urdhëroi Zyrën Shtetërore të Prokurorit që të mos kërkonte arrestimin e dy deputetëve, duke u mbështetur tek prezumimi i pafajsisë dhe i lirisë. Ndërkohë, protestat vashdojnë dhe thirrjet nga liderët e partive opozitare, për tu bashkuar protestës vazhdojnë të jenë akoma e më të forta.

                                                                                                                        BalkanInsight, shkurt 2017

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk