Skocia voton "jo" në referendumin historik për pavarësi

Skocia voton


Ministri i Parë skocez Alex Salmond pranoi humbjen në një deklaratë të mëparshme televizive dhe kërkoi që Skocia të vazhdonte të bënte të njëjtën gjë. Ai falënderoi Skocinë për 1.6 milionë votat pro pavarësinë skoceze dhe tha se pjesëmarrja – e cila sipas  zyrtarëve zgjedhorë ishte 84.6% nga një elektorat prej më shumë se 4.2 milion - ishte një nga më të lartat në botën demokratike, për çdo votim të këtij lloji.

Rezultati përfundimtar në referendum ishte 1.617.989  të cilët votuan në favor të pavarësisë nga Mbretëria e Bashkuar kundrejt 2.001.926 të cilët ishin kundër. Kjo do të thotë se kampi pro-bashkimit ka fituar me një diferencë prej mbi 10%, me 55.25% të votave kundrejt 44,65% - një hendek shumë më i madh nga ç’tregonin sondazhet e opinionit ditët e fundit. Ky rezultat do të thotë se partitë kryesore politike në Westminster - dhe shumë njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Skoci - mund të marrin frymë lirshëm, të çliruar nga kërcënimi për prishjen e një bashkimi shekullor. Megjithatë, shumë nga ata që ishin "Pro pavarësisë" do jenë të zhgënjyer.

Darling: ‘Bashkim kundrejt ndarjes"

Salmond përshëndeti angazhimin politik të parë në Skoci gjatë fushatës dhe  apeloi për vazhdueshmërinë e bashkimit. "Sot më shumë se në të gjitha ditët, duke e lënë Skocinë e bashkuar, le të mos ndalemi në distancën në të cilën kemi rënë. Le të ndalemi në distancën që  kemi udhëtuar së bashku dhe të kemi besim se kjo lëvizje në Skoci do ta bëjë këtë komb të ecë përpara, dhe ne do të shkojmë përpara si një komb i vetëm. " Ai më parë ishte shprehur se në qoftë se fushata "Pro pavarësisë" humbiste referendumin, nuk do të  kishte një tjetër votim për pavarësinë në këtë gjeneratë.

Ligjvënësi Laburist Alistair Darling, i cili udhëhoqi fushatën pro-bashkimit në referendumin skocez, përshëndeti rezultatin ditën e premte. Ai ndër të tjera theksoi:  “Populli i Skocisë ka folur dhe mesazhi që njerëzit e Skocisë duan ndryshim, duhet të dëgjohet. Ne kemi zgjedhur bashkimin kundrejt ndarjes dhe ndryshimin pozitiv dhe jo ndarjen e panevojshme. Sot është një rezultat i rëndësishëm për Skocinë dhe edhe për Mbretërinë e Bashkuar si një e tërë - duke e konfirmuar vendin tonë në kuadër të bashkimit. Ne riafirmojmë gjitiçka kemi të përbashkët dhe prangat që na lidhin së bashku le të mos prishen kurrë." Ai shprehu angazhimin  se  ndryshimet politike e premtuara nga palët e Westminster - që përfshijnë bartjen e e më shumë kompetencave nga ana e Skocicë - do të mbahen. I bëri gjithashtu thirrje vendit për t’u bashkuar pas debatit i cili ka krijuar disa ndarje mjaft të thella në vend dhe një fushate që ka sjellë energji, por në disa raste edhe i ka ndarë skocezët. Tani këto ndarje duhet të adresohen dhe kjo gjë kërkon lidership," argumentoi ai, duke premtuar se do të japë kontributin e tij në këtë gjë.

Clegg: Paketa radikale e pushteteve

Zëvendëskryeministri Nick Clegg, i Liberal Demokratëve të cilët janë në një qeveri koalicioni me konservatorët e Cameron, tha se ishte "absolutisht i kënaqur" me rezultatin. "Në një botë të rrezikshme dhe të pasigurt unë nuk kam asnjë dyshim që së bashku ne jemi më të fortë, më të sigurtë, dhe më të begatë nga sa do mund të ishim të ndarë. Por, një votë kundër pavarësisë në mënyrë të qartë nuk ishte një votë kundër ndryshimit dhe tani ne duhet të dorëzojmë në kohë dhe të plotë paketën radikale të ridelegimit të pushtetit në Skoci. Në të njëjtën kohë, ky referendum në veri të kufirit ka çuar në kërkesën për reformën kushtetuese në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar duke qenë se njerëz në jug të kufirit duan më shumë kontroll dhe liri në duart e tyre në një kohë që pushteti po grumbullohej në Westminster."

Pasojat politike

Skocia ka pasur një qeveri të decentralizuar që nga viti 1999, që do të thotë shumë, por jo të gjitha vendimet merren në Parlamentin Skocez në Holyrood, në Edinburg.

Sikurse sondazhet e opinionit treguan për një pakësim të shpejtë të votimit ‘Kundra’ në ditët përpara referendumit, udhëheqësit e tre partive kryesore në Westminster u përgjigjën  me premtimin për t'i dhënë kompetenca të reja më të mëdha Skocisë mbi tatimin, shpenzimet dhe mirëqenien sociale, nëse do të vazhdonte të ishte e bashkuar me Mbretërinë e Bashkuar. Tani liderët e partive do të përballen me sfidën për t’i çuar këto ndryshime në një Parlament ndoshta rebel,  brenda një afati kohor të shkurtër.

Cameron në një fjalim në Aberdeen këtë javë, u shpreh se procesi i dorëzimit të kompetencave të reja do të fillojë nga dita e  premte, me projektligjin i cili pritet të dalë shumë shpejt në muajin janar. "Ky është një afat kohor tashmë i rënë dakord nga të gjitha partitë kryesore politike dhe i vendosur përfundimisht dhe unë jam i përgatitur për të punuar me të gjitha partitë kryesore për ta dorëzuar atë gjatë vitit 2015."

Edhe pse Skocia ka zgjedhur që të rrijë e bashkuar- duke dëbuar thirrjet e mundshme për dorëheqjen e tij - Cameron do të vazhdojë të përballet me pasojat politike tek votimi. Kritikët e kanë akuzuar atë për vetëkënaqësi gjatë muajve të gjatë të fushatës, kur fushata e Salmon  " Pro Skocisë" po hidhte bazat për rritjen e saj të mëtejshme. Për një kohë të gjatë rivali i tij Laburist, ish-kryeministri Gordon Brown, është vlerësuar nga shumica se posedonte sjellje dhe  energji jetësore për ta çuar  fushatën “Kundra” drejt fitores. Ata akuzuan edhe Cameron dhe udhëheqësit e tjerë të partisë kryesore se nuk dhanë sa duhet në  përpjekjen e minutës së fundit për t’i mbështetur votuesit skocez. Mbetet për t'u parë se si premtimi për t'i dhënë Skocisë kompetenca më të mëdha do të mbështetet  edhe në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut. Cameron ka të ngjarë të përballet me pyetje të vështira mbi udhëheqjen e tij, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme që do të zhvillohen në muajin maj të ardhshëm.

                                                                                                                                    CNN, shtator 2014

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk