Prioritetet kryesore të Presidencës Austriake në Këshillin e BE-së korrik-dhjetor 2018

Prioritetet kryesore të Presidencës Austriake në Këshillin e BE-së korrik-dhjetor 2018

Presidenca Austriake gjithashtu synon që të rrisë bashkëpunimin me vendet e origjinës dhe të tranzitit të emigrantëve për të zgjidhur këtë krizë që e ka prekur Europën, e vendosur për të shpërndarë solidaritetin mes vendeve duke mos ja lënë të gjithë barrën e emigrantëve Greqisë dhe Italisë.

Nuk mund të mbetet pas as perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor dhe progresi i bërë në kuadër të aderimit në BE. Në presidencën e saj Austria synon që të forcojë bashkëpunimin ndërmjet vendeve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, duke vazhduar nën strategjinë e zgjerimit të Bashkimit Europian. Gjithashtu do të synohet që të forcohet stabiliteti ekonomik dhe politik në këto vende për të plotësuar kriteret e domosdoshme për të qenë sa më afër Bashkimit Europian. Do të punohet që të forcohet sa më shumë dialogu ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim lehtësimin e marrëdhënieve shumëpalëshe ndërmjet shteteve. Në fokusin e veçantë do të jetë dhe bashkëpunimi e krijimi i strategjive efektive në luftimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në këto shtete.

Siguria e përbashkët dhe politika e jashtme unike është nën fokusin e presidencës Austriake për të faktorizuar edhe më tepër rolin e BE-së në promovimin e vlerave dhe të paqes në botë. Në të njëjtën drejtim paraqitet edhe sfida për të qenë sa më të besueshëm si partner ndërkombëtar si dhe për të kontribuar për të zgjidhur krizat në Siri, Liban apo për të forcuar dialogun me Rusinë. Me një rëndësi të madhe qëndron edhe lufta ndaj krimit të organizuar, radikalizmit të dhunshëm, krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet një sfidë immediate e gati të gjitha vendeve të BE-së.

Një nga drejtimet e tjera të presidencës Austriake do të jetë dhe forcimi i konkurrencës së ndershme dhe prosperitetit në kuadër të dixhitalizimit. Ky prioritet është dhe në kuadër të reformave të marra nga BE, mbi tregun unik dixhital për të lehtësuar në këtë mënyrë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në BE dhe vendet e treta. Një tjetër prioritet i rëndësishëm është dhe krijimi i strategjive afatgjatë për të ndihmuar ekonominë në disa vende të Bashkimit Europian apo që synojnë që të aderohen në BE. Këshu, dhënia e ndihmave financiare apo krijimi i politikave për punësimin e të rinjve dhe përdorimi në mënyrë eficiente i burimeve natyrore do të ndikojë në krijimin e një rritje ekonomike. Krijimi i kushteve lehtësuese ekonomike si dhe forcimi i tregjeve të kapitalit do të mbështetet nga presidenca Austriake për të lehtësuar klimën e biznesit.

Forcimi i shtetit të së drejtës dhe vazhdimi me forcimin e sistemit gjyqësor nuk mund të mbetet pa përmendur duke u synuar që të kemi një zonë sa më të sigurt. Disa nisma që synohen të ndërmerren janë që nga ndihma për të vënë në funksion Prokurorin Publik Europian e deri te forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në shkëmbimin e informacioneve dhe ndihmës së ndërsjelltë juridike. Gjithashtu do të synohet edhe më tej dixhitalizimi në sistemin e drejtësisë në kuadër të projektit e-justice.

Çështje të tjera të cilat kanë një rëndësi janë dhe forcimi i mbrojtjes së të dhënave personale, rritja e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorit, krijimi i vendeve të reja të punës dhe rritja e mbrojtjes sociale, krijimi i politikave në drejtim të mbrojtjes së mjedisit dhe ato të ndryshimeve klimaterike janë nën fokusin e presidencës Austriake. Austria do të ndërmarrë nismën për të ndryshuar Konventën mbi mbrojtjen e të dhënave personale si dhe do të propozojë disa drafte ligjore për të rritur bashkëpunimin gjyqësor ndërmjet vendeve të BE-së. Të rinjtë dhe vëmendja ndaj tyre, konsolidimi i sistemit arsimor, sporti e kultura janë disa nga prioritet e tjera të kësaj presidence.

BREXIT do të jetë një temë që do të diskutohet gjatë presidencës austriake ku do të synohet që marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar të miratohet në të gjitha parlamentet kombëtare. Edhe pse nuk pritet që të arrihet një marrëveshje në këto 6 muaj, do të ndërmerren diskutime për shumë çështje paraprake kryesisht me karakter financiar.

                                                                                                                            EU2018.at, korrik 2018

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk