Janari sjell Rumaninë në krye të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian

Janari sjell Rumaninë në krye të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian

Në shtyllën e parë të prioriteteve, Rumunia synon të sjellë një kontribut në sigurimin e konvergjencës dhe kohezionit në Europë në mënyrë që të ofrojë një zhvillim të qëndrueshëm dhe të barabartë për të gjithë qytetarët dhe shtetet anëtare përmes rritjes së konkurrencës dhe reduktimit të krijimit të zbrazëtirave lidhur me zhvillimin, në promovimin e ndërlidhshmërisë dhe digjitalizimit, stimulimin e sipërmarrjes dhe konsolidimin e politikës industriale europiane.

Kjo gjë synohet të arrihet duke çuar para para procesin e negociatave mbi Kornizën Financiare 2021-2027; duke zhvilluar dimensionin social të BE-së nëpërmjet përforcimit të shtyllës Europiane të të Drejtave Sociale ; duke avancuar Agjendën Europiane në fushën ekonomike dhe atë financiare me qëllim nxitjen e rritjes dhe investimit për të thelluar Bashkimin Ekonomik dhe Monetar si dhe duke promovuar kërkimin dhe inovacionin, digjitalizimin dhe konektivitetin me qëllim rritjen e konkurrencës në ekonominë dhe industrinë europiane.

Shtylla e dytë e prioriteteve lidhet me krijimin e një Europe të sigurt nëpërmjet rritjes së kohezionit në vendet e BE-së në sfidën e re lidhur me sigurinë, ku Rumania do të ofrojë mbështetjen e saj në inciativën e bashkëpunimit lidhur me këtë të fundit. Objektivat kryesore që synohen të arrihen lidhur me këtë shtylle janë:
- Forcimi i sigurisë kombëtare duke rritur ndërveprimin e sistemit të sigurisë europiane, mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve, kompanive dhe institucioneve publike si dhe në përmirësimin e mbrojtjes së BE-së nga sulmet kibernetike.
- Vazhdimi i luftës kundër terrorizmit përfshirë këtu lehtësimin e veprimtarisë nën mandatit e Prokurorisë Publike Europiane.
- Adresimi i problemeve të emigracionit bazuar në një qasje gjithëpërfshirëse për veprim brenda BE-së në nxitjen e bashkëpunimit me vendet e origjinës dhe atyre të tranzitit, si dhe në lehtësimin e dialogut ndërmjet shteteve anëtare me qëllim gjetjen e zgjidhjeve për një politikë efektive dhe të qëndrueshme të migracionit dhe azilit në BE.

Shtylla e tretë lidhet me mbështetjen që do të ofrojë Presidenca Rumune në konsolidimin e rolit global të BE-së përmes promovimit të politikës së zgjerimit, veprimit europian në hapësirën e tij, zbatimit të mëtejshëm të Strategjisë Globale si dhe sigurimin e burimeve të nevojshme për BE dhe vënien në zbatim të të gjitha angazhimeve në nivel global të saj. Nën këtë shtyllë, fokusi është te:
-Promovimi i forcimit të aftësive të BE-së për mbrojtjen dhe sigurinë në veçanti në konsolidimin e Partneritetit Strategjik BE-NATO.
-Mbështetja për zhvillimin e mëtejshëm të veprimeve në fushën e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, kryesisht duke konsoliduar mekanizmat e tanishëm përgjatë kohës që do të sigurohen instrumente të reja, si: Rishikimi Vjetor i Koordinuar mbi Mbrojtjen, Fondi Europian i Mbrojtjes dhe Bashkëpunimi i Përhershëm Strukturor.
-Avancimi i procesit të zgjerimit të BE-së për të siguruar më shumë siguri të brendshme dhe të jashtme.
- Promovimi i veprime të koordinuara dhe koherente mes vendeve të BE-së, duke festuar 10 vjet që nga fillimi i Partneritetit Lindor, duke rikonfirmuar rëndësinë e Detit të Zi në agjendën e BE-së përfshirë edhe perspektivën e ripërtëritjes së Sinergjisë së Detit të Zi.
-Promovimi i interesave tregtare europiane nëpërmjet konsolidimit të multilateralizmit dhe modernizimit të sistemit tregtar shumëpalësh nëpërmjet zgjerimit të Marrëveshjeve të Partneritetit të Tregtisë Ekonomike dhe Tregtisë së Lirë.

Shtylla e katërt ka të bëjë me Europën e Vlerave të Përbashkëta ku Presidenca Rumune ka si qëllim solidaritetin brenda BE-së nëpërmjet politikave antidiskriminuese, sigurimin e mundësive dhe trajtimeve të barabarta mes burrave dhe grave ashtu si dhe rritjen e përfshirjes së qytetarëve, në veçanti të të rinjve në debatet europiane. Objektivat e kesaj shtylle lidhen me:

-Promovimin e kundëveprimit efikas për racizmin, tolerancën, populismin, antisemitizmin, ksenofobinë.
-Promovimin e kundërpërgjigjes së keqinformatave në internet dhe lajmeve të rremë përmes zhvillimit të mekanizmave europiane për të ndarë praktikat e mira në luftën kundër keqinformimit.
-Promovimin dhe mbështetjen e iniciativave legjislative që përqendrohen në zhvillimin shoqëror dhe reduktimin e boshllëqeve, mundësive të barabarta midis burrave dhe grave, si dhe sigurimin e qasjes në arsim dhe trajnim për kategoritë e pafavorizuara; duke luftuar kundër diskriminimit gjinor në tregun e punës dhe mjedisin e biznesit, si dhe diferencar e pagave midis burrave dhe grave.

                                                                                                                         Romania2019.eu, janar 2019

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk