Të besuarit dhe ambiciozët në rrethin e Merkel

Të besuarit dhe ambiciozët në rrethin e Merkel

Shumë kohë para se të bëhej kancelarekryeministre, Angela Merkel besonte mendonte se sa e rëndësishme ishte që një politikan të dinte momentin e duhur për t'u larguar nga politika. Jo më kot ajo mendonte arsyetonte seqë ka një fillim dhe ka një fund, duke parë dhe humbjen elektorale të Helmut Kohl më vitin 1998 si një fund të dëshpëruar të udhëheqjes së tij 16-vjeçare. Që nga ajo kohë, ajo ka konsideruar një largim në terma të saj, fundi ideal për një karrierë të suksesshme politike. Keqardhja e kancelares për të konfirmuar kandidaturën e saj në vjeshtën e vitit të kaluar ka të ngjarë të lidhet me fundin ideal për një karrierë të suksesshme.

Merkel ka një karrierë të suksesshme, një karrierë që ka ardhur duke u rritur ndër vite, kjo gjë shihet që në drejtimin e CDU-së në vitin 2000. Gjatë gjithë karrierës ka synuar të mbrojë të gjithë personat që e sfidonin brenda partisë "për të paguar" vëmendjen se kush mund të vijë pas saj. Që në fillimet e saj ajo arriti të mblidhte rreth vetes një rreth të ngushtë këshilltarësh të besuar si Peter Altmaier, Ronald Pofalla, Hermann Gröhe. Ishte pikërisht ky grup që u betua se do ta mbronin kancelaren Merkel pa kushte, duke hequr dorë nga zhvillimi i perspektivave të tyre. Mund të jetë rastësi, por kancelaria kancelarja hoqi të vetmin person, Norbert Röttgen që shfaqi ambicien për të trashëguar një ditë pozitën e saj. Nuk është çudi që në vitin 2017, asnjë person në krye të CDU-së ose brenda administratës të paraqitej si një alternativë e mundshme. Angela Merkel ka njoftuar se do të kandidojë edhe një herë këtë vjeshtë për një periudhë të plotë legjislative.

The “Brezi Merkel” Generation

Situata është disi ndryshe me emrin e dytë që është rritur e përmisuar përmirësuar në vitet e fundit: Ursula von der Leyen. 59-vjeçaria vjeçarja ka thënë se "një brez ka nevojë vetëm për një kancelar" duke e bërë të qartë se në rastin e saj, është Angela Merkel. Megjithatë, politikanët dhe vëzhguesit e Berlinit janë të bindur se, von der Leyen jo vetëm mund ta imagjinojë veten si pasardhëse e Merkelit, por gjithashtu besojnë se ajo ka aftësitë e nevojshme për këtë pozitë.

Von der Leyen u shfaq për herë të parë në politikën kombëtare në vitin 2004. Që atëherë, ajo ka kryesuar tri zyra federale: Ministrinë për Gratë dhe Familjen, Ministrinë e Punës dhe Çështje Sociale krahas postit aktual në Ministrinë e Mbrojtjes. Aftësitë e saj në politikën e jashtme mund ta vendosin dhe ti shtojnë pikë përpara konkurrencës. Gjatë kohës së krizës së refugjatëve, von der Leyen ishte një nga mbrojtëset më të hapura dhe besnikë të Merkelit, megjithatë ajo është gjithashtu një nga shumë pak politikanë të CDU që kanë luftuar hapur me kancelaren.

Është e qartë se von der Leyen është ndryshe nga kancelariakancelarja. Ajo është një politikane që është e gatshëm të ndjekë me forcë projektet e saj. Ky tipar jo vetëm që e ka ndihmuar atë të bëhet një nga aktoret politike më të dukshme të Gjermanisë, por dhe e ka dëmtuar atë në CDU. Në ndryshim nga Merkel që kryesisht nuk pranon të shpalosë planet e saj, von der Leyen përfaqëson haptazi pozitat e saj dhe është gjithmonë e gatshme të përfshihet në debate publike. Kjo ka bërë që partia të pranojë kritikat e saj për modernizimin e ushtrisë në vend të propozimeve të kancelares.

E respektuar, jo e nderuar

Brenda partisë së saj, Merkel është një nga politikanet më të respektuara. Por ndryshe nga Helmut Kohl që gëzon respektin dhe nderimin e partisë, ajo me forcë ka arritur të jetë një udhëheqëse e respektuar. 12 vjet më parë, ajo garantoi që partia do të qëndronte në pushtet, por nuk e realizoi këtë synim sipas preferencave të Kristian-Demokratëve. 12 vitet e angazhimit të Merkelit si kancelare janë shoqëruar nga një mungesë e entuziazmit nga partia e saj, ndaj kjo mungesë entuziazmi paraqet një sfidë si dhe një mundësi për pasardhësin e saj. Politikani i CDU-së që më së shumti është duke ndjekur këtë strategji është Jens Spahn. Jens Spahn është një politikan i ri ambicioz që është shndërruar në një farë shprese për ata që duan që CDU të kthehet në profilin e saj si partia më e madhe konservatore, fiskale dhe liberale. Ai është vetëm 37 vjeç, por ka qenë pjesë e Bundestagut Gjerman për rreth 15 vjet. Spahn është konsideruar si politikani i nxituar, i cili pas zgjedhjeve të fundit kombëtare në 2013 e pa veten të destinuar për të qenë pjesë e kabinetit. Kjo ambicie e tij për të fituar domosdoshmërisht nuk u realizua dhe më pas synimi i radhës i tij ishte lufta për të qenë pjesë e komitetit ekzekutiv të CDU-së që përbën dhe trupën më të fuqishme të partisë.

Ishte Schäuble ai i cili e tërhoqi Spahn në Ministrinë e Financave dhe pse në një post jo shumë të rëndësishëm në qeveri. Gjithsesi Spahn është shndërruar në një nga politikanët më të njohur dhe më me ndikim në CDU. Në një parti që shmang debatin publik, ai ka kundërshtuar dhe do të kundërshtojë publikisht Merkelin për çdo politikë të ndërmarrë që sipas tij është e papërshtatshme.

Ngjashëm me Spahn, Julia Klöckner u shkëput nga Merkel gjatë krizës së refugjatëve gjatë viteve 2015-16. Nëse do të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2016 në Rheinland-Pfalz, do të ishte kandidatia kandidatja më e preferuar që do të pasonte Merkelin sot. Klöckner nuk arriti të fitonte zgjedhjet, por gjithsesi është një kandidate e fortë për të qenë pjesë e garës. Si zëvendëskryetare e partisë, Klöckner i ka dhënë CDU një fytyrë të re dhe miqësore. Ajo është po aq ambicioze sa Spahn, por arrin ti fshehë shumë mirë aspiratat e saj. Për një parti që përjetoi tranzicionin Kohl-Merkel si një humbje e orientimit politik, ajo përfaqëson një kthim mbrapa. Megjithatë, Klöckner përfaqëson politikanen që kurrë nuk arriti të drejtonte një ministri federale. Duke u kritikuar si një politikane pa përvojën e mjaftueshme për tu përfshirë në zyrën e kancelares, skeptikët theksojnë se karizma e saj nuk e bën një kandidate potenciale për të qenë pjesë e kabinetit. Dhe pse janë shumë të tjerë që besojnë se nëse Merkel do t'i ofrojë një post në kabinet në të ardhmen, ajo do të ishte një nga kandidatet më premtuese.

Trashëgimtare besnike?

Duke pasur parasysh figurën e Merkelit si drejtuese e kabinetit, është e nevojshme që politikania me shansin më të madh për të qenë trashëgimtare e kancelares të mos jetë Ursula von der Leyen, super-ambiciozia Jens Spahn, ose luftëtarja e lumtur Julia Klöckner. Annegret Kramp-Karrenbauer mund të jetë një nga personazhet më ambiciozë, por ajo i ngjan kancelares së tanishme në mënyrën e të bërit politikë. Ashtu si Merkel, ajo është një teknokrate e thjeshtë dhe pragmatike që nuk e përdor politikën si një mjet për të realizuar ambiciet e saj personale. Dhe kjo nuk është arsyeja e vetme se pse udhëheqësja e shtetit e Saarlandit në të vërtetë ka një shans për t'u bërë kancelaria e ardhshme: ajo është një nga figurat më besnikë të Merkelit. Kramp-Karrenbauer ka ndjekur planet e modernizimit të Merkelit dhe ka mbështetur kancelaren në çdo reformë të ndërmarrë nga kjo e fundit për të menaxhuar krizën e migrantëve. Gjatë karrierës së saj ajo ka dëshmuar aftësinë e saj në drejtimin e Saarlandit duke shkatërruar koalicionin CDU-Green- FDP, duke e konsideruar FDP një parti jo serioze për të qenë pjesë e koalicionit. Ndryshe nga Spahn, i cili është i prirur drejt liberalizmit ekonomik, Kramp-Karrenbauer është për një CDU të përqendruar në ekonominë e mirëqenies sociale. Ajo fitoi zgjedhjet më të fundit në mbajtura në Saarland me një diferencë të madhe votash. Kjo fitore e gjërë gjerë ishte fillimi i një serie zhgënjimi për Martin Schulz, i cili duhej të ishte shpëtimtar i SPD-së në zgjedhjet federale të shtatorit.

Trashëgimtarët e Merkelit

Për secilin nga pasardhësit e mundshëm të kancelares Merkel, do të ishte jashtëzakonisht e dobishme nëse kancelaria kancelarja do t´ju japë atyre mundësinë për të ndërtuar një profil më të fortë apo duke i lejuar ata që të marrin frenat një vit para zgjedhjeve të ardhshme. Por Merkel e ka bërë të qartë se ajo dëshiron të përmbushë një mandat të plotë katërvjeçar.

Merkeli gjithmonë ka besuar se paraardhësi i saj Gerhard Schröder bëri një gabim serioz kur hoqi dorë nga posti i shefit të SPD-së, pasi kjo u pa si një shenjë e qartë e humbjes politike. Merkel nuk do të bëjë të njëjtin gabim, ajo do të dorëzojë frenat e partisë vetëm si një sinjal i një tranzicioni të ardhshëm dhe vetëm kur të jetë e gatshme. Do të ishte hapi i parë në lamtumirën përfundimtare që ajo ka menduar për dy dekada. Por Merkel gjithashtu e di se në politikë, jo gjithçka ndodh sipas planit pasi pak kancelare kancelarë kanë arritur të përcaktojnë daljen e tyre. Rasti më tipik është zgjedhja e Merkel, ajo u ngrit në pushtet dhe askush nuk mundi ta besonte. Merkel një personazh jo shumë i njohur në atë kohë arriti të bëhej personi me influencën më të madhe jo vetëm në Gjermani, por edhe në Europë dhe arenën ndërkombëtare. Ndoshta historia përsëritet, ndoshta trashëgimtariëta e Merkel është do të jenë një personazhe jo shumë të e njohur dhe diskutuar. Na mbetet vetëm të presim të shikojmë se si do të vazhdojë historia.
                                                                                                                       

                                                                                                                        Stafi i EuroSpeak, gusht 2017

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk