Ndjesitë pro-europiane në rritje

Ndjesitë pro-europiane në rritje

Studimi fokusohet në shtatë shtetet anëtare të BE-së ( Itali, Greqi, Gjermani, Francë, Britani e Madhe , Spanjë dhe Poloni ). Vihet re një lidhje e fortë mes qytetarëve europianë dhe ideologjisë së projektit europian. Mesatarisht, më shumë se gjysma (52%) e qytetarëve europianë nga shtatë vendet besojnë se BE-ja është e mirë, në krahasim me vetëm 46 % të një viti më parë.


Në Francë, mbështetja për projektin europian u rrit nga 41% në 2013 në 54% në vitin 2014. Duke patur parasysh rritjen e popullaritetit të partive euroskeptike, ky rezultat ishte i papritur. Në Mbretërinë e Bashkuar, ku debati politik ka qenë i fokusuar nëse Britania duhet të largohej nga BE-ja, ndjenja është po aq pozitive, dhe Qendra Kërkimore Pew e ka konsideruar këtë si një "kthesë". Ndjenjat në lidhje me situatën ekonomike janë të ndryshme dhe kryesisht negative. Gjermania dhe Britania e Madhe janë përjashtime , ku 85 % e gjermanëve dhe 43 % e britanikëve besojnë se situata ekonomike është e mirë
Edhe në Greqi, ku njerëzit kanë qenë shumë kritike ndaj BE-së , 59 % e njerëzve besojnë se BE-ja është një fuqi botërore. Megjithatë, 85 % e popullit grek mendon se BE-ja nuk i kupton qytetarët e saj dhe 70 % e përshkruajnë atë si joefikas.
Në prag të zgjedhjeve europiane, shumica e qytetarëve besojnë se vota e tyre ka vlerë në nivel europian. Pavarësisht nga kjo, vetëm 29 % e të anketuarve mendojnë se zërat e tyre po dëgjohen në Bruksel.


EurActiv, Maj 2014

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk