Johaness Hahn “Cilësia para shpejtësisë”

Johaness Hahn “Cilësia para shpejtësisë”

 

Gjatë seancës dëgjimore, Hahn u pëqendruua më shumë në transmetimin e këtyre shqetësimeve, pjesërisht sepse donte të projektonte besimi, por edhe për shkak se ai zgjodhi të parashtrojë një plan strategjik, në vend të një qasjeje taktike.

Çështja e tij më themelore ishte të tregonte  se i kishte përmbushur detyrat e tij për politikën rajonale të BE-së, në  16 vendet joanëtare në BE dhe 9 vendet që janë në bisedime për  pranimin në BE.

Çështja e dytë ishte identifikimi i çështjeve të mëdha, të cilave eurodeputetët do t’iu kthehen vazhdimisht për diskutim. Hahn u ndal në dy çështje themelore: 1. kriza në  Ukrainë të cilën e konsideron si një vendimmarrje të vështirë, ndërkohë që Austria vazhdimisht ka mbajtur një qëndrim të butë  në politikën e saj me shtetin rus; 2. çështja tjetër lidhej më deklaratat e Jean-Claude Juncker se “nuk do të kishte asnjë zgjerim të mëtejshëm para 2019 dhe se Hahn duhet të përqëndrohet në fqinjësinë e BE-së më shumë se sa me vendet në proces integrimi”.

Deklaratat e hapura ushqyen frikën se Komisioni i ri duhet të përpiqet të mbajë kontakte me vendet fqinje, duke rritur mundësinë që vendet tashmë në rrugën drejt integrimit në BE do të lihen në pritje. Hahn e përballoi me sukses sfidën. Së pari, ai nuk ishte populist, por advokues për lehtësi lëvizjeve e udhëtimi në BE. Së dyti, ai rikujtoi historinë e zgjerimit të  BE-së –një reference e parashikueshme, pothuajse e detyrueshme por që ia vlente të dëgjohej me zë të lartë dhe qartësisht. Së treti, ai u përpoq gjithashtu të tregojë se si Komisioni mund dhe duhet të kontribuojë në përparimin e vërtetë drejt Ballkanit Perëndimor, si edhe në rajonet fqinje jugore dhe lindore të BE-së.

Pas frazës së tij “Cilësi sesa shpejtësi” nënvizoi nevojën për reforma efektive dhe të dukshme për qytetarët, me projektet e infrastrukturës , sidomos asaj ndërkombëtare që do të nxisin lëvizjen. Ai bëri thirrje për përfshirjen e studentëve të Mesdheut Jugor në programin Erasmus + të BE-së, dhe tha se BE duhet të shmangë "rrjedhjen e trurit" dhe të inkurajojë "qarkullimin e trurit".

Në lidhje me çështjen e Ukrainës, Hahn u përball me William Dartmouth, një anëtar i Partisë së Pavarësisë të Mbretërisë së Bashkuar, i cili kërkoi një përgjigje më shumë personale sesa institucionale, mbi anëtarësinë e Ukrainës në BE. Komisioneri austriak Hahn arriti t’i japë një përgjigje institucionale që dukej gjithashtu personale: “Unë jam pragmatik, anëtarësimi i Ukrainës në BE është një rrugë e gjatë, si në kohë dhe përmbajtje, por ne duhet të mbështetemi tek reformat e Ukrainës. E rëndësishme është të  shmanget evazioni dhe paqartësia me Rusinë dhe vuri bë dukje se për europianët, nuk mund të ketë rrugë të mesme rreth integritetit territorial të Ukrainës. “

Hahn nuk u shpreh në lidhje me dy shtete të tjera në kuadër të rajonit për të cilin ai është përgjegjës: Izraelit dhe Palestinës. Në mënyrë të përsëritur, ai sugjeroi që deputetët duhet ti ruajnë pyetjet e tyre për Federica Mogherini, shefen e ardhshme e politikës së jashtme të BE-së. Nuk u lanë pa trajtuar çështje si konflikti greko-maqedonas dhe debati i Qipros.

Ai dha përshtypjen se ai kishte trajtuar seansën dëgjimore dhe kalimin në diplomaci si pjesë e rrugëtimit të tij. Parlamentarët nuk arritën ta vinin në vështirësi dhe mund te thuhet se ishte një fillim i fortë për një pozicion i cili do ta vërë shpesh në vështirësi.
                                                                                                                        EuropeanVoice, tetor 2014

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk