Çfarë po ndodh me politikat europiane në Lindjen e Mesme?

Çfarë po ndodh me politikat europiane në Lindjen e Mesme?

Europa ka deklaruar se Politika e saj e Jashtme e përbashkët për Sigurinë, udhëhiqet nga zotimi për zbatimin e të drejtave të njeriut dhe së drejtës ndërkombëtare, por praktikisht duket se BE-ja në politikën e saj të jashtme, po toleron Izraelin në shkeljet e së drejtës ndërkombëtare. Duke lejuar qasjen e Izraelit ndaj tregut të përbashkët të BE-së, ndërkohë që paguan pjesën më të madhe të kostove për të lehtësuar vuajtjet e palestinezëve në territoret e pushtuara, Europa po bën të përballueshme okupacionet e Izraelit ndaj Bregut Perëndimor dhe Gazas.  Në të drejtën ndërkombëtare, një pushtues është përgjegjës për situatën humanitare në të gjitha territoret që zotëron, por pagesat e BE-së e kanë çliruar Izraelin nga kjo përgjegjësi. Marrëveshja e vitit 2000 mes Izraelit dhe BE-së përfshin dialogje të rregullta politike, liberalizimin e shërbimeve, lëvizjen e lirë të kapitalit dhe forcimin e bashkëpunimit socio-ekonomik. Në të parashikohet se respektimi i të drejtave të njeriut dhe parimet demokratike udhëheqin politikat e brendshme dhe të jashtme si të Izraelit ashtu dhe të vetë BE-së dhe me kërkesë të Izraelit, ekziston edhe një deklaratë e përbashkët mbi rëndësinë që të dyja palët i japin luftës kundër ksenofobisë, anti – Semitizmit dhe racizmit. 

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në një vendim në 2004 vendosi se ekspansioni i vazhdueshëm i Izraelit në territoret e pushtuara dhe përcaktimi i itinerarit të murit izraelit përbënin shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Ndërsa Izraeli organizon më shumë territore dhe merr përsipër pronësi në Jerusalemin Lindor, rrugët që e lidhin atë me Izraelin, shoqëruar edhe nga rrjeti i pikave të kontrollit dhe rrethimi i Gaza-s nënkupton se perspektivat për zgjidhje mes dy shteteve po zhduken. 

Në 2006 u pa pushtimi i dytë i Libanit nga Izraeli dhe gjatë viteve 2008 – 2009 deri vitin e shkuar pati sulme mbi Gazë. Raportimet e disa komisioneve ndërkombëtare lidhur me shkeljet e së drejtës ndërkombëtare nuk kanë sjellë asnjë vendim. E njëjta gjë edhe me  raportimet mbi incidentet raciste kundër azil-kërkueseve palestinezë dhe afrikanë të përshkruara nga autori i çmimit Pulitzer ,Max Blumenthal në librin e tij “Goliath”. Ajo ç’ka kemi parë përgjatë kësaj periudhe ka qenë një forcim  i marrëdhënies mes BE-së dhe Izraelit. Në 2007, Izraeli dhe Bashkimi Europian nënshkruan marrëveshjen e katërt të bashkëpunimit për shkencën dhe teknologjinë, duke u dhënë hulumtuesve, universiteteve dhe kompanive izraelite akses në programin e shtatë të BE-së R&D(Kërkim dhe Zhvillim). Po ashtu, në 2009 një marrëveshje mes dy palëve për bujqësinë siguroi liberalizimin reciprok të masave mbi produktet bujqësore, peshkun dhe produktet e tjera të peshkimit apo edhe marrëveshja në 2010 për të mirat dhe shërbimet e prodhimit të produkteve farmaceutike e cila lejon produktet farmaceutike të izraelit të shiten në tregun e BE-së dhe anasjelltas. 

Plani i Veprimit BE – Izrael, hartuar në 2005 (që shtrihej deri në fund të vitit 2013) përsëriti thirrjen për një marrëdhënie gjithnjë e më të ngushtë,për masa të rëndësishme të integrimit ekonomik dhe për një thellim të bashkëpunimit politik. Nëpërmjet tij u afirmua fakti se Izraeli dhe BE  “ndajnë të njëjtat vlera për demokracinë, respektin për të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës si dhe për liritë themelore”. Në të parashikohej se “një qëllim i rëndësishëm i Planit të Veprimit është inkurajimi i bashkëpunimit për mospërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë dhe në luftën kundër terrorizmit, si dhe parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve në rajon dhe më gjerë. "  Ndërkohë analizimet nga Instituti i Studimeve Strategjike në Londër tregojnë se Izraeli aktualisht posedon 100 deri në 300 mbushje bërthamore, duke e renditur në vendin e gjashtë në botë me sasinë më të madhe të fuqisë nukleare. Sigurisht që Izraeli nuk e nënshkroi asnjëherë marrëveshjen për mos-përhapjen. 

BE-ja duhet të jetë një  hap përpara dhe të afirmojë vlerat e Marrëveshjes së Asociimit mes BE-së dhe Izraelit dhe të insistojnë që Izraeli të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.  Edhe pse ditët kur vetëm një zgjidhje izraelite-palestineze që do të transformonin Lindjen e Mesme kanë kaluar, kontributi i BE-së me siguri do të ndihmonte.

Nga ana tjetër, sigurisht që Europa duhet të bëjë përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me Iranin, pasi vetëm atëherë mund të shpresohet edhe për një tranzicion paqësor në Siri, me gjithë vështirësitë që mund të ketë. Përmirësimi i marrëdhënieve është mënyra më e mirë për të mundësuar reduktimin e konflikteve fanatike dhe për të forcuar aleancat kundër ISIS mund të rriten dhe duke mos pasur asnjë politikë tjetër në dispozicion e cila mund të sigurojë progres të menjëhershëm,  qeveritë europiane do të duhet ta konsiderojnë si të vetmen zgjidhje.  

Europe’s World, tetor 2015

 

 

 

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk