Bllokimi gjeografik (Geoblocking)

Bllokimi gjeografik është praktika e ndalimit të klientëve për blerjen e mallrave ose shërbimeve, duke u bazuar në vendndodhjen e tyre gjeografike. Rregullorja e BE-së e vitit 2018 për bllokimin gjeografik synon të luftojë diskriminimin në tregun dixhital europian duke ndaluar këto praktika të padëshirueshme që pengojnë klientët. Kjo rregullore është pjesë e një iniciative më të gjerë për të lehtësuar tregtinë në tregun e brendshëm të BE-së, duke siguruar që të gjithë konsumatorët të kenë mundësinë e një trajtimi të barabartë dhe të drejtë në blerjet dixhitale brenda Bashkimit Europian. Ajo përcakton tre situata specifike të bllokimit gjeografik të pajustifikuar: shitjen e mallrave pa dërgesë fizike, shitjen e shërbimeve të ofruara në mënyrë elektronike dhe shitjen e shërbimeve... Read More

Binjakëzimi (Twinning)

Binjakëzimi është një mjet i bashkëpunimit institucional i përdorur nga BE-ja përmes së cilës administratat publike në vendet e BE-së ndajnë ekspertizën e tyre me kolegët e tyre në administratat publike të vendeve partnere ose përfituese. Ai merr formën e bashkëpunimit afatgjatë dhe në terren dhe plotësohet nga instrumenti TAIEX (Ndihma Teknike dhe Shkëmbimi i Informacionit) i cili përqendrohet në aktivitete afatshkurtra të tilla si vizitat studimore, misionet e ekspertëve ose mbledhjet e punës.Binjakëzimi përdoret si pjesë e programeve të caktuara të ndihmës së jashtme të BE, veçanërisht Instrumenti... Read More

Bashkim Doganor

Bashkimi doganor është elementi thelbësor i tregut të përbashkët. Masat më të rëndësishme për krijimin e Bashkimit Doganor përfshinin: • Eleminimin e të gjitha detyrimeve doganore dhe kufizimeve sasiore midis Shteteve Anëtare; • Krijimin e një Tarife të Përbashkët Doganore (CCT), e cila zbatohej në të gjithë Komunitetin Europian për mallrat nga vendet e treta (të ardhurat e fituara nga këto tarifa doganore përbëjnë një pjesë të të ardhurave të vetë Komunitetit. • Politikën Tregtare të Përbashkët si një shtrirje të jashtme të Bashkimit Doganor (Komuniteti flet me një z&eu... Read More

Bashkëpunimi Ndërkufitar

Bashkëpunimi ndërkufitar (Cross Border Cooperation) është një element kyç i politikës bashkëpunuese së BE-së ndaj fqinjëve të saj, i cili u bë i njohur për herë të parë në rregulloren e Instrumentit Europian të Fqinjësisë dhe Partneritetit (ENPI) për periudhën 2007-2013. Ky bashkëpunim mbështet zhvillimin e qëndrueshëm përgjatë kufijve të jashtëm të BE-së, ndihmon në zvogëlimin e dallimeve në standartin e jetesës dhe adreson sfidat e përbashkëta përtej këtyre kufijve.3 janë objektivat e tij kryesore:1. Nxitja e zhvillimit ekonomik dhe social në zonat kufitare2. Trajtimi i sfidave të përbashkëta (mjedis, shëndet publik, siguri dhe mbrojtje)3. Mundësimi i kushteve më të mira ndaj personave, mallrave dhe lëvizshmërisë së kapitalit.Buxheti i Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA për periudhën 2014-202... Read More

Banka Qendrore Europiane (European Central Bank)

E themeluar në 30 qershor 1998 në Frankfurt, Banka Qendrore Europiane është përgjegjëse për politikën monetare në të gjitha vendet e Eurozonës. Që nga 1 janari 1999, detyrat e saj kryesore janë ruajtja e stabilitetit të çmimemeve në Eurozonë dhe zbatimi i politikës monetare europiane, të përcaktuar nga Sistemi Europian i Bankave Qendrore. Organet vendimmarrëse të Bankës Qendrore Europiane (Bordi ekzekutiv dhe Këshilli drejtues) drejtojnë Sistemin Europian të Bankës Qendore, që ka për detyrë të menaxhojë qarkullimin e parasë, të kryejë veprimet e shkëmbimit të valutës të huaj, ruajtjen e menaxhimi... Read More

Banka Europiane e Investimeve (European Investment Bank)

Prej më shumë se 60 vjetësh, është institucioni bankar i vetëm që është në pronësinë e Bashkimit Europian dhe që përfaqëson interesat e shteteve anëtare të BE. Si institucion huazimi, ajo bën të mundur financimin afatgjatë të investimeve nga shtete anëtare ose në bashkëpunim me BE, duke kontribuar drejt përmbushjes së synimeve ekonomiko-politike të BE. EIB bashkëpunon ngushtë me institucionet e tjera të BE për të zbatuar politikën e saj. Si huamarrësi dhe huadhënësi më i madh në botë për nga vëllimi, ajo siguron jo vetëm financim, por dhe ekspertizë ose asistencë teknike n&... Read More

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk