Banka Europiane e Investimeve (European Investment Bank)

Prej më shumë se 60 vjetësh, është institucioni bankar i vetëm që është në pronësinë e Bashkimit Europian dhe që përfaqëson interesat e shteteve anëtare të BE. Si institucion huazimi, ajo bën të mundur financimin afatgjatë të investimeve nga shtete anëtare ose në bashkëpunim me BE, duke kontribuar drejt përmbushjes së synimeve ekonomiko-politike të BE. EIB bashkëpunon ngushtë me institucionet e tjera të BE për të zbatuar politikën e saj. Si huamarrësi dhe huadhënësi më i madh në botë për nga vëllimi, ajo siguron jo vetëm financim, por dhe ekspertizë ose asistencë teknike në përgatitjen dhe implementimin e projekteve afatgjata dhe të qëndrueshme të cilat kontribojnë në përmbushjen e objektivave të politikës së BE-së. Huamarrës të EIB mund të jetë si sektori privat ashtu dhe ai shtetëror, duke siguruar një ndihmë shumë të madhe në zhvillimin ekonomik të shteteve.
Edhe pse më shumë se 90% e aktivitetit të EIB është përqendruar në Europë, EIB gjithashtu mbështet dhe politikat e jashtme dhe të zhvillimit të BE në botë. Në kuadër të prioriteve të BE, që tashmë i tejkalojnë kufijtë e 28 shteteve, mekanizmi i bankës "Economic Resilience Initiative" ka rritur financimin në fqinjësinë lindore dhe Ballkanin Perëndimor, si kundërpërgjigje ndaj sfidës së emigrimit. Kjo iniciativë do të mundësojë që kundërpërgjigjia ndaj krizave të jetë më e shpejtë dhe efektive.

 

 

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk