Kontribuo në ES


Me kënaqësi mirëpresim artikuj në EuroSpeak pa afat të caktuar në kuadër të projektit “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE”, që po zbatohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian – IPA Civil Society Facility and Media 2021, në bashkëpunim me Akademinë e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN), Slovak Foreign Policy Association (SFPA) dhe Qendrën për Transparencë dhe Informim të Lirë (CTFI).

Revista online “EuroSpeak” ofron hapësira për botime të artikujve në gjuhën shqipe që trajtojnë një sërë zhvillimesh dhe çështjesh të lidhura me politikat e Bashkimit Europian, procesin e zgjerimit dhe zhvillimet në BE, dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Të gjithë kërkuesit e rinj, gazetarë, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile apo të administratës publike, të cilët përmbushin kriteret e mëposhtme, janë të mirëpritur të kontribuojnë kurdoherë me shkrime:

  • Ka përfunduar studimet universitare ose pasuniversitare në fushat si: Drejtësia, Shkenca Sociale, Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare, apo të ngjashme.
  • Zotëron të paktën 2 vite eksperiencë në institucione/ organizata
  • Zotëron njohuri dhe është i/e angazhuar apo interesuar për fushat që përfshihen në shtyllat e revistës.

Kriteret për shkrimin e artikujve të plotë:

Origjinaliteti i artikullit - Artikulli duhet të jetë vepër origjinale e autorit(ëve) dhe nuk duhet të jetë publikuar në asnjë medium tjetër;

Respektimi korrekt i rregullave të shkrimit akademik - Artikulli duhet të jetë 3-6 faqe, A4, me formatin standard (Times New Roman 12, single space), i shkruar në gjuhën shqipe standarde;

Qartësi në shkrim dhe ofrimi i argumenteve

Ju ftojmë të dërgoni artikullin e plotë dhe një bio të shkurtër (200 fjalë) në gjuhën shqipe, pa afat të caktuar, në adresën e e-malit: info@em-al.org.

Pas dorëzimit të kontributit tuaj, do të njoftoheni për statusin e tij. Nëse Bordi i Redaktorëve e vlerëson të nevojshme, mund të kërkohen rregullime ose përditësime të artikullit para publikimit online

Për më shumë informacion mbi kriteret e shkrimit të artikujve, ju ftojmë të lexoni:

UDHËZUESIN E AUTORËVE PËR KONTRIBUT ME ARTIKUJ NË REVISTËN ONLINE “EUROSPEAK”

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk