Binjakëzimi (Twinning)

Binjakëzimi është një mjet i bashkëpunimit institucional i përdorur nga BE-ja përmes së cilës administratat publike në vendet e BE-së ndajnë ekspertizën e tyre me kolegët e tyre në administratat publike të vendeve partnere ose përfituese. Ai merr formën e bashkëpunimit afatgjatë dhe në terren dhe plotësohet nga instrumenti TAIEX (Ndihma Teknike dhe Shkëmbimi i Informacionit) i cili përqendrohet në aktivitete afatshkurtra të tilla si vizitat studimore, misionet e ekspertëve ose mbledhjet e punës.
Binjakëzimi përdoret si pjesë e programeve të caktuara të ndihmës së jashtme të BE, veçanërisht Instrumenti për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA) dhe Instrumenti Europian i Fqinjësisë (ENI). Kjo është një formë e bashkëpunimit institucional dhe ndërtimit të kapaciteteve e cila përdoret për të arritur rezultate konkrete operacionale të dakorduara nga BE dhe vendet partnere dhe përfituese.
Instrumenti për Ndihmën e Para-Anëtarësimit mbulon vendet që janë kandidatë të mundshëm për anëtarësim në BE dhe në këto raste Binjakëzimi përdoret për të ndihmuar administratat publike në këto vende për të përfshirë legjislacionin dhe standardet e BE (të njohura edhe si acquis e Bashkimit Europian) në ligjet e tyre kombëtare, si dhe për të implementuar dhe zbatuar këto ligje të reja

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk