Oreksi për Zgjerimin e BE-së në këndvështrimin e austriakëve

Oreksi për Zgjerimin e BE-së në këndvështrimin e austriakëve

 

Komisioni gjithashtu vlerësoi përparimin e bërë në vende të tjera në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi gjatë vitit të kaluar. Në deklaratën e tij në Parlament, Komisioneri i Zgjerimit Stefan Fule për herë të parë theksoi pesë "bazat" ku mbështetet procesi i zgjerimit: shteti i së drejtës, forcimi i qeverisjes ekonomike, mbështetja për institucionet demokratike, respekti për të drejtat dhe marrëdhëniet midis vendeve të zgjerimit dhe shteteve anëtare të BE-së. Kjo e fundit i referohet marrëdhënieve të përmirësuara midis Maqedonisë dhe dy fqinjëve të saj të mundimshëm - Greqisë dhe Bullgarisë. BE-ja deri më tani nuk ka qenë në gjendje të zgjidhë "mosmarrëveshjen e emrit" të Maqedonisë me Greqinë.

Bisedimet e pranimit, në vend-numëro

Disa përparime janë bërë me Malin e Zi, me të cilin Komisioni hapi dhe mbylli dy kapituj të bisedimeve kohët e fundit. Dhe më shumë kapituj janë në proces për tu hapur.
Por bisedimet kanë ndaluar me të tjerët, sidomos me Turqinë e cila nuk mori mbështetje në raportin e Komisionit për shkak të marrëdhënieve të saj problematike me Qipron, dhe mungesën e përparimit për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, si dhe lirinë e shprehjes.
Bisedimet për anëtarësim pritet të hapen me Serbinë në janar 2014. Komisioni e mori këtë vendim pasi Beogradi arriti një shkallë të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Edhe pse Kosova nuk është njohur nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, ajo ka përfituar nga një politikë e afrimit BE-së të ngjashme me procesin e para-anëtarësimit.

Shkalla e ulët e mbështetjes për zgjerimin

Shoqëria Austriake për Politikën Europiane (ÖGfE) zbuloi një studim të opinionit publik austriak lidhur me anëtarësimin e mundshëm të vendeve kandidate. Siç rezulton, Islanda- vendi kandidat që kohët e fundit ngriu ambiciet e veta të pranimit-është vendi i vetëm, anëtarësimi i të cilit është mbështetur nga shumica e të anketuarve (55%).
Shtatë aspirantët e tjerë të BE-së shihen me skepticizëm. “Vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat janë më të rëndësishme për Austrinë, kanë marrë mbështetje veçanërisht të ulët," - tha Paul Schmidt, Sekretar i Përgjithshëm ÖGfE .

Nga këto, Maqedonia ka marrë nivelin më të lartë të pranimit në thjesht 28% , ndjekur nga Mali i Zi dhe Bosnjë - Hercegovina me 26%. Gati një e katërta e austriakëve të anketuar ( 24 %) thanë se do të mirëpresin Serbinë në BE , ndërsa vetëm një në pesë mbështetën Shqipërinë (20 %) dhe Kosovën (19 %). Turqia mori rezultatin më të keq, me vetëm 15 % e të anketuarve që u shprehën në favor të anëtarësimit të saj në BE.

Në drejtim të thellimit

Schmidt tha se të anketuarit favorizuan thellimin e BE-së , në vend të zgjerimit. Në fakt , 86 % e të anketuarve janë përgjigjur se një thellim i bashkëpunimit mes shteteve anëtare të BE-së është ose "shumë i rëndësishëm" (48%) ose "i rëndësishëm" (38%) . Nga ana tjetër, vetëm rreth një e katërta e konsiderojnë zgjerimin e BE-së si "shumë të rëndësishëm" (8 %) ose "i rëndësishëm" (16%). Tre të katërtat kanë zgjedhur për ta përshkruar atë si ose "më pak të rëndësishëm" (42%) ose "jo të rëndësishëm" (32%).

Përveç këtyre rezultateve të qarta, austriakët janë të ndarë në pikëpamjet e tyre nëse shumë vendime në BE duhet të merren në nivel të unionit europian (45%) apo në nivel kombëtar (48%)." Edhe pse ekonomia e vendit është aktualisht duke fituar nga zgjerimi, duke forcuar stabilitetin politik, BE-ja duhet të konsolidojë dhe të zgjidhë problemet e saj të brendshme," shpjegon Schmidt .

EurActiv, tetor 2013

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk