Azerbajxhani refuzon bashkëpunimin me BE-në

Azerbajxhani refuzon bashkëpunimin me BE-në

BE-ja kohët e fundit ka ringritur politikën e Partneritetit Lindor, me qasjen për të përshtatur marrëdhëniet me Armeninë, Azerbajxhanin dhe Bjellorusinë, të tre vende, të cilat ndryshe nga Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia, nuk janë të interesuara për anëtarësimin në BE.

BE-ja dhe Azerbajxhani kanë nisur negociatat më 16 korrik 2010, por progresi ka ngecur. BE-ja propozoi negocimin me Azerbajxhanin në maj të vitit 2013 mbi krijimin e një Partneriteti Strategjik të Modernizimit (SMA) me qëllim shmangien e përplasjeve me Azerbajxhanin, i cili përbën një partner të rëndësishëm për vendet anëtare të BE-së, si eksportues i naftës dhe gazit.

Azerbaijxhani i ka pezulluar negociatat për krijimin e një marrëveshje asocimi, që prej vitit 2014. Nga ana e tij, zyrtari i Komisionit shprehet se vazhdojnë ende përpjekjet për gjetjen e një formule lidhur me konfliktin e Nagorno-Karabakhut, të cilin e quan një “konflik të ngrirë”, me shkelje të vazhdueshme të armëpushimeve të vendosura, duke bërë që teknikisht të këtë ende luftë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Nagorno-Karabakh është një rajon pa dalje në det në Kaukazin Jugor, de juro pjesë e territorit të Azerbajxhanit, por de facto qeveriset nga qeveria armene me mbështetje separatiste e Republikës së Nagorno-Karabak.

Ky qëndrim i zyrtarit Schuebel erdhi në përgjigje të komenteve të bëra nga Svante Cornell, drejtues i Institutit të Azisë Qëndrore dhe Kaukazit, i cili shpesh ka kritikuar politikën e ndjekur nga Komisioni Europian mbi arritjen e një marrëveshjeje me Azerbajxhanin dhe konfliktin e Nagorno-Karabakh.

Cornell ka argumentuar se që prej fillimeve të Azerbajxhanit, rreth fundit të shekullit të 19-të, ky vend ka zgjedhur vazhdimisht të qenit pjesë e botës moderne. Ky është zhvilluar si një vizion i përbashkët mes shumicës dërrmuese të shoqërisë dhe udhëheqësve të këtij vendi.

Standardet e dyfishta Perëndimore

Sot diskutohet Azerbajxhani, si një vend krejtësisht modern dhe i orientuar drejt perëndimit, megjithatë shpesh shihet se nuk është përcaktuar shpejtësia me të cilën duhen arritur vlerat dhe parimet perëndimore, duke qenë kështu “tepër dyshues mbi standardin e dyfishtë Perëndimor”. Cornelli thekson se Azerbajxhani modern lindi pas vitit 1991, i cili shënon përfundimin e konfliktit Armen. Rimëkëmbja e një vendi me shumë pjesë toke të lëna jashtë kufijve dhe me humbjen e rreth 10 % të popullsisë së vendit, u arrit vetëm nga shfrytëzimi i burimeve të saj natyrore, të cilat filluan të ndihmojnë në ngritjen e një shteti funksional.

Prioritete të ndryshme krahasuar me Armeninë

Prioriteti kryesor i këtij vendi është ruajtja e pavarësisë së tij, duke shmangur uzurpimin Rus të 1920-tës, me interes shfrytëzimin e burimeve naftëmbajtëse të saj. Me daljen e vendit nga gjendja pushtuese në vitin 1991 prioritet nuk ishte më rimëkëbja e NK, ndërkohë që ruajtja e kontrollit të territorit të NK vazhdonte të ishte një prioritet për palën Armene.

Kjo tregon për Azerbajxhanin se ky vend e kërkon mbështetjen diku tjetër, largë Rusisë, duke bërë lidhjen me tuba drejt europës perëndimore, duke kërkuar të arrijë sigurinë për të qenë një vend i pavarur ekonomikisht.

Mbajtja e distancës

Cornell argumenton, më tej duke renditur disa factor të rëndësishëm, të cilët ruajnë ende distancën mes Azerbajxhanit dhe Perëndimit

Së pari, ai thekson luftën Ruso-Gjeorgjane,e cila pati ndikim të thellë në mënyrën se si Azerbajxhani filloi ta shihte botën. Ajo ndikoi jo vetëm në pikëpamjet e Azerbajxhanit për Rusinë por edhe për Perëndimin.

Së dyti, faktet ranë në kundërshtim me deklaratat e Obamës, i cili u shpreh se politikat me Rusinë nuk do të ishin më në dëm të vendeve të vogla, por që realisht ndodhi e kundërta.

Së treti, sipas fjalëve të Cornell, ishte vendimi i Perëndimit për vendosjen e Nagorno-Karabakh në sfond dhe kërkesa për normalizimin e marrëdhënieve Turqi-Armeni në vend. Sipas tij, kjo ka dëmtuar në mënyrë të pashmangshme perspektivat për një zgjidhje të konfliktit, sepse në qoftë se kostoja kryesore e shkaktuara nga Armenia për okupimin e territorit të Azerbajxhanit është mbyllja e kufirit me Turqinë, atëher ai shtron pyetjen se, cili mbetet të jetë interesi armen në zgjidhjen e konfliktit.

Së katërti, element tjetër përbën kryengritja arabe, të cilën ai e quajti “politik e papërgjegjshme Perëndimore” për ndryshimin e regjimit në Lindjen e Mesme, prej së cilës erdhi vetëm kaos dhe shkatërrim.
Së pesti, ishte lufta direkte Ruse kundër fqinjëve të saj. Rasti i Krimesë ishte veçanërisht skandaloz nga perspektiva e Azerbajxhanit, sepse Perëndimi gjeti një angazhim të ri për konceptin e integritetit territorial në rastin e Ukrainës, por jo në rastin e Azerbajxhanit.
Këto elemente e drejtuan Azerbajxhanin drejt politikës së mos-shtrirjes me Perëndimin.

Pas vitit 2008, gjykohet sipas Cornell, se Perëndimi praktikisht e ka shkelur rolin e tij në ruajtjen e sovranitetit, sigurisë dhe zgjidhjes së konflikteve, të cilat janë çështjet me rëndësi për qeverinë e Azerbajxhanit.

A funksionon presioni mbi të drejtat e njeriut?

Akademiku u shpreh se në rajon ka patur një hutim lidhur me përzgjedhjen e politikës perëndimore. Ai i kujtoi të pranishmëve se në vitet e mëparshme, objektivi kryesor i komunitetit perëndimor të drejtave të njeriut kishte qenë Uzbekistani. Ai thotë se,-"Asgjë nuk ka ndryshuar në Uzbekistan, por kjo nuk përbën më objektivin e grupit të madh të të drejtave të njeriut. Bjellorusia, disa vjet më parë, përshkruhej si Koreja e Veriut e Europës Lindore, por kjo nuk është më mënyra se si ne flasim për Bjellorusinë ".

Cornell konstaton se Washington Post ka publikuar rreth nëntë editoriale mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Azerbajxhan në dy vitet e fundit. Krahasuar me shumë vende të tjera si, Arabia Saudite, Vietnami, Turkmenistani, apo me shumë vende të tjera, Azerbaijani duket goxha më mirë.

Mënyra më e mirë e paraqitur

Cornell thotë se mënyra më e mirë për përmirësimin e kësaj situate, do të ishte shkuarja prapa në atë që është punuar në të kaluarën, për arritjen drejt një ekuilibri të interesave të përbashkëta.

Nga ana e tij Schuebel, shprehet se Komisioni Europian nuk është tepër i kënaqur me politikat e të drejtave të njeriut në Azerbajxhan. “Ne publikojmë kaq shumë deklarata mbi të drejtat e njeriut, sa që një ditë ato do ta humbasin ndikimin e tyre”-thotë ai.

Zyrtari i Komisionit ka argumentuar se përkeqësimi i situatës ka shkuar edhe më tej, pasi në shtator 2014 dhe shtator 2015, Parlamenti Europian ka lëshuar dy deklarata shumë kritike, të cilat janë ndjekur me reagime të ashpra nga ana e Azerbajxhanit.

Sipas tij, Azerbajxhani është i rëndësishëm për BE-në në kuadër të luftës kundër anti-radikalizmit dhe kundër-terrorizmit. Gjithashtu në marrëdhëniet BE-Azerbajxhan, ka një problem në komunikim, gjë që sjell nevojën për përmirësim.

Schuebel pranoi se përpjekjet për të synuar afrimin e marrëdhënieve, nuk ishin vetëm nga ana e BE-së. Por, theksoi se ishte Azerbajxhani, i cili doli me një propozim për një Marrëveshje të re Strategjike, në samitin e Rigës 2015.

“Kjo është hera e parë që një vend i tretë i vendos kushte BE-së me anë të një projekt-marrëveshje,”-thotë Schuebel.

Arman Israelian, nga Misioni Armen në BE, ka reaguar ndaj përdorimit të fjalës "aneksimin" nga Cornell lidhur me konfliktin Nagorno-Karabakh.

Azerbajxhani ka kërkuar që në këtë marrëveshje duhet të njihet integriteti i saj territorial, ndërkohë që BE-ja është duke këmbëngulur në përfshirjen e të drejtave politike dhe të njeriut.

Këmbëngulja në rritje e viteve të fundit në marrëdhëniet me BE-në dhe Perëndimin në tërësi ka qenë të qarta përfitimet e regjimit për shkak të të ardhurave fitimprurëse të naftës. Azerbajxhani përpiqet të zhvillojë një qasje shumë-drejtimëshe në politikën e saj të jashtme,duke synuar balancimin e marrëdhënieve me Rusinë, BE-në, dhe lojtarë të tjerë, përfshirë këtu Turqinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).


                                                                                                                    Stafi EuroSpeak, shkurt 2016

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk