Çfarë do të ndodhë pas Brexit me Parlamentin e ri Europian?

Çfarë do të ndodhë pas Brexit me Parlamentin e ri Europian?

Një çështje që prek jo vetëm MB por ngjall interes edhe për BE-në dhe shtetet që aspirojnë të bëhen pjesë e saj është : sesi do jetë përbërja e Parlamentit Europian pas BREXIT?


Në zgjedhjet e reja të muajit maj 2019 në Parlamentin Europian u zgjodhën 751 eurodeputetë ku mes tyre ishin edhe përfaqësues nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të shtyrjes së BREXIT më 31 tetor 2019. Por, nëse ajo largohet përfundimisht më 31 tetor, atëherë do të mbeten 73 karrige “bosh” në Parlamentin Europian, duke ndikuar në ndryshime në formacionet e grupeve politike të parlamentit.

Rishpërndarja e vendeve duke pasur si referim një studim të publikuar në “OPEN EUROPE”, rregullat ekzistuese dhe ngjarjeve të fundit mendohet se do të bëhet duke ndarë vetëm 27 vende të eurodeputetëve të MB shteteve anëtare, ndërsa 46 të tjera do të mbeten bosh (në rast të një zgjerimi të mundshëm të BE-së), kjo do të ulte numrin e përgjithshëm të deputetëve të Parlamentin Europian në 705.

Grupet politike që do të preken nga BREXIT janë:
-EFDD, grupi konservator do të humbasë 29 deputetë nga radhët e tij, nga 44 eurodeputetë që janë gjithsej
-ALDE ( të njohur tani si Renew Europe) do të humbasin 17 nga deputetët e tyre, nga 108 që janë aktualisht
-Të Gjelbrit do të humbasin 11 deputetë, nga 74 që janë në total
-Social Demokratët (S & D) do humbasin 10 ( të gjithë nga Partia Laburiste ) nga 152 që janë aktualisht
-GUE/NGL do të humbasë 1 deputet nga 41 që janë gjithsej
-Partia e Bashkimit Demokratik (DUP) që nuk është e atashuar në asnjë grup do të humbasë vendin e vetëm.

Në qershor të vitit të kaluar (2018), Këshilli Europian miratoi një reformë të re që synonte përshtatjen e parlamentit të BE-së pas BREXIT, duke shfuqizuar 46 nga 73 vendet parlamentare europiane të Mbretërisë së Bashkuar – dhe vendet e mbetura do të rishpërndahen midis shteteve të BE që ndjehen të nënpërfaqësuara në Bruksel. Franca dhe Spanja do të ishin fituesit e mëdhenj në kuadër të reformës së re, me 5 deputetë shtesë secila, ndërsa Italia dhe Holanda do të merrnin 3 dhe Irlanda 2. 9 shtete të tjera anëtare Danimarka, Finlanda, Suedia, Kroacia, Austria, Polonia, Rumania, Estonia, Sllovakia do marrin vetëm nga 1 deputet shtesë.

*
Llogaritjet e mëposhtme bazohen në rezultatin e publikuar në faqen e internetit të Parlamentit Europian (përditësuar më 20 qershor 2019).

Nëse nga kjo përbërje do ndanim fituesit dhe humbësit ndër radhët e “Fituesve” do renditej patjetër Partia Popullore Europiane (EPP) e cila nuk ka nuk ka parti në Mbretërinë e Bashkuar, duke mos humbur asnjë post nga dalja e vendit nga Parlamenti. Ajo gjithashtu do të fitojë disa vende, por grupi do të jetë ende larg nga 221 vendet që ata mbajtën nga 2014 deri në 2019. Blloku i ri nacionalist dhe populist i Identitetit dhe Demokracisë (ID) në përbërje të cilit janë dhe partia e Salvinit (Lega Nord) në Itali dhe ajo e Le Pen në France, do të bëhet grupi i katërt më i madh dhe do të jetë grupi më i madh Euroskeptik, përpara grupit ‘Euro-Kritik’ të Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë (ECR). Partia e djathtë populiste e Lirisë Holandeze (ENF) do të rikuperojë 1 vend, pasi humbi të gjithë 4 deputetët e saj nga viti 2014. Partia La Republique en Marche e Macron (ALDE) do të fitojë 2 vende, duke rezultuar në një nivel në Francë me Marinë Le Pen 'Rally National (ID), pasi që të dyja palët do të kenë 23 vende. Partia Konservatore Pro Patria (EPP) e Estonisë do të marrë vendin e saj të vetëm, duke i shtuar një vend më shumë EPP.
Ndërkohë në kampin tjetër “Të humburit” do të jenë :
S & D pasi nuk do të rikuperojnë dot vendet e mjaftueshme për të kompensuar ato të lëna. Nga largimi i Partisë Laburiste të Britanisë së Madhe, madje edhe Të Gjelbërit gjithashtu do të përballen me humbje. EFDD ka të ngjarë të shembet pa pjesën BREXIT, pasi mbetet me 15 vende pas largimit të britanikëve, dhe sipas rregullave formimi i një grupi të ri kërkon së paku 25 eurodeputetë. Anëtari tjetër i tij i rëndësishëm, Lëvizja kundër Establishmentit “Pesë Yje” të Italisë, ka të ngjarë të gjejë veten vetëm në PE.
Tashmë tetori po afron po asgjë nuk duket se po ecën paralelisht më çështjen BREXIt. Që me ardhjen e Boris Johnson si kryeministër i ri i MB reagimet ndërkombëtare për të dhe për çështjen Brexit ishin mikse. Siç edhe “The Guardian” raporton ai gjatë fushatës së tij është shprehur se mund të largohet nga BE edhe pa një marrëveshje dhe madje vetë SHBA është duke e përkrahur largimin e MB nga BE. Ndërkohë edhe presidentja e re e Komisioinit Ursula Von der Leyen nuk shprehet qartë në këtë aspekt. Jean-Louis Bourlanges, një eurodeputet me përvojë që përfaqëson partinë MoDem (Mouvement Démocrate) dhe pjesë e shumicës parlamentare të Presidentit Emmanuel Macron, e përshkroi afatin e ri të BREXIT në Mbretërinë e Bashkuar si "ekstravagante" pasi shihen kontradikta në veprimet e eurobritanikëve dhe qëndrimeve të MB. Në fakt siç edhe thuhet nga e thëna në të bërë në mes është një mal i tërë !

                                                                                                                   Stafi i EuroSpeak, gusht 2019

 

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk