Investim prej 8.5 miliardë € në fushën e kërkimit dhe inovacionit

Investim prej 8.5 miliardë € në fushën e kërkimit dhe inovacionit

Programi gjithashtu reagon ndaj zhvillimeve aktuale duke përforcuar kërkimet në fushën e emigrimit. Duke iu përgjigjur krizës së refugjatëve, financimi do të jetë i fokusuar për kërkime të reja për të kuptuar emigrimin, por edhe për zhvillimin e politikave efektive për menaxhimin e fluksit dhe integrimin e emigrantëve në shoqëri dhe ekonomi.

Horizon 2020 është programi më i madh i kërkimit dhe risive me një buxhet prej 77 miliard € në këto 7 vite (2014-2020). Buxheti për këtë program përfshin gjithashtu fonde për Qendrën e Përbashkët Kërkimore, e cila është qendra e shërbimeve shkencore të Komisionit Europian, për Institutin Europian të Inovacionit dhe Teknologjisë dhe për kërkime të ndërmarra nga struktura të Traktatit të Euroatomit. Në vitin 2017, buxheti total i BE-së për kërkimet dhe risitë do të jetë 10.5 miliard €.

Komisioneri për Kërkimin, Shkencën dhe Inovacionin, është shprehur se përgjigjet e thirrjeve të Horizon 2020 të kanë rezultuar të mëdha, me rreth më shumë se 90.000 propozime të pranueshme të paraqitura në dy vitet e fundit. Tashmë po i jepet inovacionit një nxitje shtesë duke i bërë të dhënat e kërkimeve të hapura për këdo. Tani e tutje, komuniteti shkencor dhe bizneset e reja mund të gjejnë informacione kërkimore më lehtshëm dhe pa kosto. Gjithashtu duke përforcuar kërkimet mbi emigracionin, tregohet se Horizon 2020 mund të përshtatet shpejt me sfidat e reja në zhvillim.

Mundësitë e financimit të ofruara nga Programit i Punës janë të lidhur direkt me 10 prioritetet e Komisionit. Duke punuar me një buxhet total prej rreth 77 miliardë € gjatë shtatë viteve, Horizon 2020 do të mbështesë një sërë iniciativash të strukturave të ndryshme në vitin 2017 si Industria 2020 në Ekonominë e Qarkullimit (€ 325 milion euro), për të zhvilluar ekonomi të forta dhe të qëndrueshme; Makina Ekologjike (€ 133 milion); Qytete Inteligjente dhe të Qëndrueshme (€ 115 milionë), për të integruar më mirë bashkëpunimin në fushat e mjedisit, transportit dhe energjisë në mjediset urbane të BE-së; rritja e teknologjive dhe standardeve për ngarjen automatik të makinave (mbi 50 milion €), si dhe Interneti i Gjërave (€ 37 milionë) për të nxitur marrëdhënien e teknologjive dixhitale në Evropë. Grante prej gjithsej 1.8 miliard € do u jepen shkencëtarëve më të rëndësishëm nga Këshilli Kërkimor Europian, duke e bërë buxhetin e saj vjetor më të lartin që prej fillimit të tij në vitin 2007.

                                                                                Komisioni Europian- Kërkim dhe Inovacion, korrik 2016

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk