Kriza e refugjatëve: kuotat dhe agjenda e re e migrimit në BE

Kriza e refugjatëve: kuotat dhe agjenda e re e migrimit në BE


Ndërkohë që Britania e Madhe po jep një shembull pozitiv për zgjidhjen dhe ndihmën e krizës, kryetarët e vendeve të Vishegradit( Çekisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Polonisë) në takimin e zhvilluar të premten me dt 4 shtator në Pragë, u shprehën kundër kuotave të vendosura. Hungaria, e cila është kthyer në një vend tranzit për shumë refugjatë sirianë si rruga e vetme për të shkuar drejt Gjermanisë, njihet për politikat kundër emigrim. Ndërtimi i një muri elektrik 160 km i gjatë në kufi me Serbinë dhe deklaratat jo mikpritëse të kryeministrit, duke i cilësuar refugjatët si emigrantë të paligjshëm që vendi i tij nuk do t’i pranojë, janë shembuj të politikës jo bashkëpunuese që ky vend po luan. Por kryeministri Orban dhe të tjerë argumentojnë që qëndrimi i vendeve të Vishegradit duhet të mirëkuptohet, për shkak të situatës ekonomike që ata ndodhen dhe vështirësive dhe kaosit që ky fluks i papërballueshëm emigrantësh shkakton. Por nga ana tjetër, argumente të tjera theksojnë që këto vende kanë qenë mjaft bashkëpunuese në sulmet kundër Irakut dhe Sirisë, dhe tani duhet të mbajnë përgjegjësi për pasojat e shkaktuara nga veprimet e tyre.

Gjithashtu komentet e përfaqësuesve të lartë të shtetit sllovak se do të pranonin vetëm refugjatë të besimit të krishterë nuk janë pritur mirë jo vetëm nga shtetet e tjera anëtare të BE-së, por edhe nga vetë opinioni publik dhe qytetarët sllovakë, që ndryshe nga politikanët e tyre, kanë dhënë një shembull të humanizmit dhe solidaritetit duke ofruar ndihma për familjet e vendosura në stacionin qendror të Vjenës. Një qëndrim negativ po mban edhe Danimarka, pavarësisht se nuk përfshihet në programin e kuotave, ajo së fundmi ka paguar për njoftime në gazetat e Libanit, ku nënvizohet fakti që Danimarka ka kufizuar ndihmat sociale për refugjatët, duke e bërë këtë vend më pak tërheqës për refugjatët. Probleme po shfaqen edhe në Greqi, si një nga vendet që pret numrin më të madh të refugjatëve ku në pikat e qëndrimit të refugjatëve ka pasur përplasje mes tyre dhe policisë, si në ishullin Lesbos ku pati një përleshje ndërmjet 2 500 emigrantëve dhe autoriteteve të policisë, apo dhe në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë.

Këto probleme duket se do të shoqërojnë programin e ri mbi migrimin dhe kuotat që do të propozohet gjatë zhvillimit të State of Union (9 shtator), ku Kryekomisioneri Juncker do të mbajë fjalimin për herë të parë në një event të tillë. Për BE-në mbeten prioritet masat afatshkurtra për mirëmenaxhimin e procesit dhe bashkëpunim më të gjerë mes vendeve të BE-së dhe vendeve jo anëtare, por që janë tranzite apo të origjinës. Është i nevojshëm një aksion emergjent për parandalimin e humbjes së jetës të emigrantëve më anë të operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe më pas për mundësinë e një procesi të regjistrimit të emigrantëve dhe vendosjes së tyre në qendra të caktuara. Problem mbetet trafikimi i tyre dhe BE ka filluar hetimin dhe luftimin e këtij fenomeni që rrezikon jetë njerëzish. Në fund është i nevojshëm solidariteti dhe bashkëpunimi për një zgjidhje të situatës, për të mbrojtur dhe siguruar jetët dhe për të realizuar një qasje të re të zhvillimit të politikave mbi emigrimin dhe demografinë, duke mos harruar vlerat, parimet dhe idetë që karakterizojnë Bashkimin Europian, si union.
                                                                                                                  Stafi i Eurospeak, shtator 2015

 

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk