Pakënaqësi me situatën ekonomike dhe pesimizëm për të ardhmen

Pakënaqësi me situatën ekonomike dhe pesimizëm për të ardhmen


I njëjti pesimizëm vihet re dhe në rajonin e Lindjes së Mesme, ku 2/3 e popullsisë ankohen për situatën financiare që ndodhen. Më të shqetësuarit shfaqen libanezët me 89% të ndjekur nga jordanezët dhe palestinezët, me 73% dhe 67% respektivisht. Edhe në Amerikën Latine vlerësimet janë negative, ku në vend të parë renditen Brazili dhe Venezuela, me më shumë se 80% të popullsisë së pakënaqur.

Popujt më pak të shqetësuar janë amerikanët dhe popujt e Afrikës. Vetëm 56% e popullsisë amerikane mendon se ekonomia në ShBA është e dobët, ndërsa në Afrikë kjo mesatare ulet me 51%. Kontinenti afrikan përbën interes, pasi qëndrimet mbi ekonominë në vende të ndryshme të këtij kontinenti dallojnë shumë, ndërkohë që 73% e popullsisë së Ganës e vlerëson ekonominë negativisht, 89% e qytetarëve të Etiopisë e shohin ekonominë në gjendje të mirë.

Pikëpamjet pozitive për ekonominë shfaqen më shumë në rajonin e Azisë dhe Oqeanisë, ku rekordin e mban popullsia kineze me 90% vlerësim pozitiv, të ndjekur nga Vietnami me 86%. Të shqetësuar shfaqen rreth 83% e koreano -jugorëve, por në përgjithësi 51% e popullsisë së rajonit është mjaft pozitive.

Në këtë studim, publiku u pyet edhe rreth perceptimeve për të ardhmen, ku përsëri europianët u shfaqën si më pesimistët, me 64% të popullsisë që e shikon të ardhmen financiare të fëmijëve më keq se sot. Për sa i përket këtij shqetësimi edhe amerikanët janë në të njëjtat nivele me 60% të popullsisë. Më të shqetësuarit ndër europianët janë francezët, ku 85% e tyre e shohin shumë problematike perspektivën e brezit të ri.

Më pak se gjysma e njerëzve në Lindjen e Mesme janë pesimistë për të ardhmen, pasi 44% e tyre e vlerësojnë atë negativisht. Dy popujt në Rripin e Gazës palestinezët dhe izraelitët kanë pikëpamje të ndryshme për të ardhmen. Të parët janë më pak optimistë, ku 44% e tyre e mendojnë të ardhmen më të vështirë, ndërsa 51% e popullsisë së dytë beson se e ardhmja do të jetë me e mirë për fëmijët e tyre.

Opinioni publik në kontinentin aziatik është më me besim për të ardhmen, me 51% të të gjithë popullsisë. Populli më me shpresë shfaqet ai i Vietnamit me 91% e ai kinez me 88%. Japonezët janë ata që besojnë më pak, me vetëm 18%, duke u kthyer në popullin më pesimist të rajonit.

Kontinenti afrikan dhe ai i Amerikës Latine karakterizohet nga besimi dhe shpresa që situata ekonomike do të përmirësohet dhe gjendja do të jetë më mirë, pavarësisht problemeve që hasin këto rajone sot. Gjashtë nga nëntë vendet e anketuara në Afrikë ndihen optimistë, ku Etiopia dhe Nigeria arrin në nivelin 84%. Në Amerikën Latine këto vlera janë më të ulëta por përsëri ato e kalojnë gjysmën e popullsisë. Gjashtë nga dhjetë njerëz në Kili, Peru dhe Brazil e vlerësojnë që situata ekonomike për brezat e rinj do të jetë më e mirë se ajo sot. Me pak optimistët janë vende si Venezuela dhe Meksika, ku më shumë se 40% e popullsisë nuk e besojnë që e ardhmja do të sjellë përmirësim.
                                                                                                              Pew Research Center, korrik 2015

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk