Nga ana tjetër rezultatet e zgjedhjeve rajonale të zhvilluara këtë Tetor në Poloni duken si pikënisja e një lufte të madhe mbi të ardhmen e Europës, pas Brexit dhe Viktor Orban të Hungarisë, aleat i PiS, ku siç shihet Partitë e krahut të djathtë po influencojnë në të gjithë kontinentin duke tronditur kështu Bashkimin Europian. Krerët e BE nga ana tjetër shprehen se ndryshimet që partia Ligj dhe Drejtësi i ka bërë gjyqësorit të Polonisë kërcënojnë shtetin ligjor në vend dhe rifitorja e saj në zgjedhje do të ti bej të ditur kësaj të fundit mbështetjen popullore lidhur me këto reformat gjyqësore, pavarësisht kundërshtimeve të Brukselit. Zgjedhjet në Poloni u vlerësuan si një sprovë e ligjit kombëtar dhe programeve të mirëqenies ku mesa duket qytetarët e Polonisë dakordësohen me politikat konservatore, parë kjo nga rezultatet zgjedhore.
Këto dy zhvillime kanë nxitur stafin e EuroSpeak që për muajin tetor 2018 në rubrikën Profil të fokusohemi te dy partitë kryesore polake dhe udhëheqësit e tyre?
Partia Ligj dhe Drejtësi (PiS) – partia në pushtet, problematike dhe euroskeptike e Polonisë
Partia Ligj dhe Drejtësi është një parti e krahut të djathtë, konservatore dhe kristian- demokrate. Aktualisht është partia më e madhe në parlamentin polak. Ajo është një parti që përkrah shumë fortë frymën euroskeptike. Programi i partisë ka përqafuar ndërhyrjen ekonomike, duke ruajtur një qëndrim konservator shoqëror. Ajo ka adoptuar retorikën e ekonomisë sociale të tregut, të ngjashme me atë të partive të krishtera demokratike të Europës Perëndimore. Për politikën e jashtme, Partia është mbështetëse e NATO-s dhe nuk mbështet politikat e BE-së. Në fushatat e saj, ajo thekson se Bashkimi Europian duhet të mbështesë më shumë Poloninë dhe jo anasjelltas.
Kryetar i kësaj partie është Jarosław Kaczyński i cili edhe pse nuk është momentalisht as President dhe as Kryeministër, por thjesht një deputet ai konsiderohet si një ndër njerëzit më me influencë në Poloni, si dhe një nga liderët më me ndikim në Bashkimin Europian. Jarosław Kaczyński ka lindur më 18 Qershor 1949 në Varshavë. Partia që ai drejton është themeluar nga ai dhe vëllai i tij binjak Lech Kaczyński në 2001. Kaczyński është diplomuar në drejtësi dhe administrim në Universitetin e Varshavës. Si fillim në vitin 1991, ai krijoi Partinë e Qendrës Kristiane Demokratike Qendrore dhe më vonë u bë kryetar i saj, duke mbetur në këtë rol deri në vitin 1998. Në vitet 1991-1993 dhe 1997-2005, Kaczyński ishte anëtar i Parlamentit Polak. Ai ka shërbyer si Kryeministër i Polonisë nga korriku 2006 deri në nëntor 2007. Pas humbjes elektorale të vitit 2007, Kaczyński ishte udhëheqësi kryesor i opozitës kundër qeverisë së krijuar nga partia e Platformës Qytetare. Pas vdekjes së vëllait dhe bashkëthemeluesit të Partisë Ligj dhe Drejtësi, Jarosław mori drejtimin e saj. Ndërkohë, zgjedhjet e Polonisë, në rang më të gjerë shihen si pikënisja e një lufte të madhe mbi të ardhmen e Europës, pas Brexit dhe Viktor Orban të Hungarisë, aleat i PiS, ku siç shihet Partitë e krahut të djathtë po influencojnë në të gjithë kontinentin duke tronditur kështu Bashkimin Europian. Krerët e BE nga ana tjetër shprehen se ndryshimet që partia Ligj dhe Drejtësi i ka bërë gjyqësorit të Polonisë kërcënojnë shtetin ligjor në vend dhe rifitorja e saj në zgjedhje do të ti bej të ditur kësaj të fundit mbështetjen popullore lidhur me këto reformat gjyqësore,pavarësisht kundërshtimeve të Brukselit. Zgjedhjet në Poloni po vlerësohen si një sprovë e ligjit kombëtar dhe programeve të mirëqenies ku mesa duket qytetaret e Polonisë dakordësohen me politikat konservatore, parë kjo nga rezultatet zgjedhore.
Partia Platforma Qytetare: Opozita pro-europiane polake
Strategjia zgjedhore e Platformës Qytetare në këto zgjedhje përfshiu përpjekjen për të nxjerrë mësime nga fushatat e kaluara pasive dhe të vetëkënaqura. Gjatë fushatës është argumentuar se është koha që polakët të përfitojnë më drejtpërdrejtë nga suksesi ekonomik i vendit dhe të shohin një përmirësim të dukshëm në standardet e tyre të jetesës. Thelbi i kësaj ishte një rregullim i dukshëm radikal i tatimit mbi të ardhurat dhe sigurimet shoqërore, që do të përfshijë heqjen e tatimeve të veçanta mbi sigurimet shoqërore dhe shëndetësore si dhe futjen e taksave të unifikuara të reja personale, duke filluar nga 10 % për familjet më të varfra në 39.5 % për më të pasurit. Një tjetër element i rëndësishëm i kundër-ofensivës së Platformës Qytetare ka qenë një përpjekje për të mos krijuar frikë tek mbështetësit e saj nga një fitore e mundshme e opozitës. Si një parti politike e qendrës së djathtë, Platforma Qytetare cilësohet si liberale, konservatore liberale, e krishterë demokratike dhe pro- europiane. Kjo parti kombinon qëndrimet liberale në ekonomi me qëndrimet konservatore sociale në çështjet sociale dhe etike, duke përfshirë kundërshtimin ndaj abortit, martesën e të njëjtit seks, dekriminalizimin e drogave të lehta, eutanazinë dhe gjithashtu Platforma Qytetare dëshiron të eleminojë lojërat e fatit nga vendi dhe mbështet edukimin fetar në shkolla dhe në sindikata civile. Qëndrimet e tjera shoqërore konservatore të partisë përfshijnë votimin për ndalimin e drogave projektuese dhe ndryshimin e kodit penal për të futur kastrimin ( tredhje) kimik të pedofilëve. Megjithatë Partia Platforma Qytetare është disi më pak e ashpër në çështjet sociale sesa Partia Ligji dhe Drejtësi.
Kryetar i kësaj partie është Grzegorz Schetyna, personi i cili ishte përgjegjës për fazën e fundit të pranimit të Polonisë në Zonën Shengen dhe gjithashtu përfundoi reformën e administratës publike duke realizuar me sukses një platformë qendrore IT për sektorin e shërbimeve publike dhe zbatimin e një programi modernizimi për sektorin e shërbimeve. Grzegorz Schetyna është lindur në Opole, Poloni, më 18 Shkurt 1963. Ai zotëron diplomë Masteri në Histori. I cilësuar si një aktivist opozitar, më 2001, Schetyna krijoi Partinë politike Platforma Qytetare. Në 2006 dhe 2010, Grzegorz Schetyna u zgjodh kryetar i Platformës Qytetare. Nga viti 2007 deri në 2009 ai ishte Zëvendës Kryeministër dhe njëkohësisht Ministër i Administratës së Brendshme në qeverinë e Donald Tusk. Ndërkohë në vitet në vazhdim ka qëndruar në postin e zëvendës kryetarit të partisë. Pas zgjedhjeve parlamentare të 2011 Grzegorz Schetyna u be Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Sejmit polak (Kuvendit) më 9 nëntor 2011. Tre vite më vonë, më 22 shtator 2014 u caktua Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë. Influenca e tij politike nisi me: inicimin e programit ndërkombëtar të rikonstruktimit te rrugëve. Program i bazuar mbi bashkëpunimin mes administratës publike dhe autoriteteve lokale. Ai ishte përgjegjës për fazën e fundit të pranimit të Polonisë në Zonën Shengen ku mbikëqyrja e Schetyna për futjen e një sistemi modern të pasaportave biometrike në Poloni mundësoi udhëtimin pa viza. Ai përfundoi reformën e administratës publike (duke vendosur kompetencat e guvernatorëve rajonalë në një ligj të ri mbi guvernatorët dhe administratën e qeverisë rajonale si dhe duke transferuar më shumë kompetenca tek autoritetet lokale.
Stafi i EuroSpeak, tetor 2018