Sylvie Goulard: Ministrja franceze e Forcave të Armatosura që mbron idenë e një Europe Federative

Sylvie Goulard: Ministrja franceze e Forcave të Armatosura që mbron idenë e një Europe Federative


Zonja Sylive Goulard ka lindur në Grasi, Marsejë në 6 dhjetor 1964. Po në të njëjtin vend ka kryer shkollën fillore dhe gjimnazin. Pasi studioi për Drejtësi në Universitetin e Marsejës, shkoi në Paris për të ndjekur studimet në “Institutin e Studimeve Politike” dhe në “Shkollën Nacionale të Administrimit” për promovimin e lirisë, barazisë dhe vëllazërisë në vitin 1989. Midis viteve 2005 dhe 2009 ka dhënë leksione në Kolegjin e Europës në Bruzh. Znj. Goluard zotëron në mënyrë të rrjedhshme tre gjuhë të huaja Anglisht, Gjermanisht dhe Italisht. Karrierën poltike e nisi rreth viteve ’90, kur ishte pjesë e Departamentit Ligjor në Ministrinë e Jashtme. Pikërisht në këtë kohë Sylvie u bë pjesë e ekipit francez të negociimit për ribashkimin e Gjermanisë, eksperiencë të cilën e shfrytëzoi për të praktikuar njohuritë e saj për ligjin ndërkombëtar dhe atë europian. Karriera politike vazhdon në Këshillin e Shtetit dhe më pas si përgjegjëse për Marrëdhëniet me Europën përsëri në Ministrinë e Jashtme.

Kontakti i parë i drejtpërdrejtë me institucionet e BE do të ishte në vitin 2001, kohë kur Znj. Goulard u zgjodh si këshilluese politike e Presidentit të Komisionit Europian, z. Romano Prodi, gjatë gjithë mandatit 4-vjeçar të Presidencës. Gjatë kësaj kohe puna e Sylvie u fokusua në vazhdimin e integrimit Europian. Ajo ishte e idesë se qytetarët e Europës duhet të jenë me aktivë dhe më të informuar për çështjet që prekin të ardhmen e tyre. Dy vjet më vonë, nga 2006-2010, duket se karriera e saj mori një rrjedhë tjetër, duke u përfshirë në fushën e shoqërisë civile pasi u zgjodh Presidente e Lëvizjes Europiane të Francës, një prej organizatave të para në mbështetje të parimeve demokratike dhe barazisë duke vazhduar kështu punën e saj me fokus zhvillimin e BE-së dhe parimeve dhe vlerave të saj. Lëvizja Europiane e Francës (EMF) është pjesë e rrjetit të gjerë të Lëvisjes Europiane Ndërkombëtare (EMI). E themeluar rreth 70 vjet më parë EMI është përkrahëse e fortë e BE-së dhe synon të lehtësojë dhe inkruajojë pjesëmarrjen aktive të qytetarëve nga sektor të ndryshëm për të zgjidhur vështirësi të ndryshme, qe vijnë si pasojë e zhvillimit. Si pjesë e rrjetit EMF kërkon të zhvillojë debatin midis qytatarëve të saj për efikasitetin e institucioneve të BE. Në kuadër të kësaj nisme ajo organizon aktivitete të ndryshme si: takime me qytetarët, prezantime nëpër shkolla, evente kulturore dhe publikime eduaktive.

Ishte viti 2009 që do t’i jepte një shtysë të madhe karrierës së saj poltike, duke u zgjedhur si Eurodeputete në Parlamentin Europian për dy mandate rresht, 2009-2017. Sylvie gjatë kohës si Europdeputete ishte pjesë e gurpit parlamentar të Aleancës së Liberalëve dhe Demokatëve të Europës, duke mbajtur dhe postin e koordinatores së këtij grupi. Si pjesë e parlamentit Sylvie u zgjodh anëtare e Komitetit për Ekonominë dhe Çështjet Monetare si dhe zëvendësuese në Komitetin për Çështjet Kushtetuese. Gjithashtu gjatë së njëjtës periudhë shërbeu si Kryetare e Grupit të Parlamentit Europian për “Varfëri Ekstreme dhe të Drejtat e Njeiut”. Në të njëjtën periudhë kohore Znj. Goulard së bashku me eurodeputetë të tjerë themeluan grupin federalist ndërparlamentar “Spinelli”. Ky grup synon të injektojë një frymë federalise në politikën dhe vendimmarrjen e BE-së. Grupi “Spinelli” u bën thirrje eurodeputetëve dhe personaliteteve të BE që të krijojnë një grupim njerëzish, të cilët vendosin interesin europian mbi interesin nacionalist. Qëllimi i këtij grupi është të krijojnë një rrejt qytetarësh, politikanësh, akademikësh, shkrimtarësh të bindur se është koha që Europa të lëvizë përpara.
                                                                                                                       Stafi EuroSpeak, maj 2017

 

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk