BE-ja, e përçarë mbi të drejtën e vdekjes

BE-ja, e përçarë mbi të drejtën e vdekjes

 

 

Çështja e të drejtave të njeriut

 

Në dhjetor, Senati belg votoi në favor të zgjerimit të së drejtës për një vdekje e lehtë për të miturit. Pas kësaj, debati u ndez nëpër Europë edhe një herë. Që nga viti 2002 në Belgjikë dhe Holandë dhe që nga viti 2009 në Luksemburg, mjekët janë të lejuar të japin medikamente që ndalojnë jetën me kërkesë të pacientit. Legjislatori belg, ka vendosur që këtë të drejtë t’ua garantojë edhe fëmijëve të sëmurë terminalë. Por në fakt, nuk ka shumë vende të BE-së që adresojnë çështjen e vdekjes së lehtë. Në vendet e Beneluksit ku ligji garanton të drejtën për të kërkuar dhënien fund të jetës, ka rregulla të rrepta për një rast kërkese aktive për eutanazi, përfshirë këtu edhe një listë me sëmundje të lejueshme dhe një komision të posaçëm që në fund vendos nëse një pacient ka të drejtë. Në Belgjikë janë raportuar 1.400 raste eutanazie me kërkesë aktive nga pacienti për vitin 2012.

 

Nivele të ndryshme mbështetjeje në Europë

 

Kur është fjala nëse një person mund të vetëpërcaktojë se kur dhe se si do të vdesë, shumica e europianëve mbështesin idenë. Por shkalla e mbështetjes varion sipas vendit. Një studim i 2012, vuri në pah se 87% e gjermanëve e mbështesin vetëvendosjen, ndërsa vetëm 52% e grekëve ndajnë të njëjtin mendim. Ligji aktual i Francës lejon mjekët që të pushojnë artificialisht zgjatjen e jetës së një pacienti të sëmurë terminal, me kërkesën e tij. Gjatë fushatës së tij, presidenti francez Francois Hollande u zotua për të lehtësuar ligjin. Një pjesë e opinionit publik francez advokon se vetëvrasja e asistuar është një e drejtë legjitime për një pacient i cili vuan nga një sëmundje e pashërueshme, bazuar në pëlqim të informuar dhe vetëdije të plotë nga ana e tij. Polonia paraqet një model europian konservator, ku ka shumë pak advokues të eutanazisë. Rrënjët e forta katolike të vendit sigurisht ndikojnë opinionin publik. Në vend ka përpjekje konkrete për të legalizuar eutanazinë, por një pjesë a shoqërisë civile flet për konceptin e vullnetit për të jetuar. Sipas këtij koncepti, pacientët mund të deklarojnë paraprakisht se si ata dëshirojnë të trajtohen në rast të një situate përfundimi të jetës. Në vitin 2012, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (PACE) miratoi një rezolutë ku thuhet se eutanazinë apo vrasja me dashje “duhet gjithmonë të jetë e ndaluar.” Edhe pse rezoluta nuk është ligjërisht e detyrueshme, kjo ishte hera e parë në historinë e kohëve të fundit ku eutanazia nuk është pranuar nga një institucion politik europian. Me pak fjalë, nuk ka vdekje e lehtë në Europë në formën siç është përcaktuar në Belgjikë dhe Holandë. Ndërkohë në Shqipëri debati mbi eutanazinë mbetet në faza fillestare.

 

Deutche Welle, shkurt 2014

 

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk