Programi i Komisionit Europian për 2015

Programi i Komisionit Europian për 2015


Masa të tjera përqëndrohen për të ndihmuar punësimin e të rinjve ose shtimin e rregullave për mbrojtjen e të drejtave të autorit në tregun dixhital. Komisioni po ndërmerr hapa të mëtejshmë për rritjen e sovranitetit të ekonomive qeveritare, ku përfshihen "stimuj" për reformat strukturale që do ndërmerren prej tyre.

Duke marrë parasysh faktin se "Qytetarët presin përmirësime në atë që BE-ja është duke bërë dhe se si e bëjnë atë", Komisioni është duke planifikuar një marrëveshje ndërmjet Parlamentit Europian dhe Këshillit të BE-së për të krijuar një “regjistër të detyrueshëm transparence”. Ky do të sigurojë që të gjitha institucionet europiane të janë të hapura rreth faktorëve që ndikojnë në procesin e vendimmarrjes.

Gjithashtu parashikohet të rishikohet sistemi i licensimeve të produkteve OMGJ, sepse sipas sistemit aktual, komisioni mund të aprovojë autorizimin e produkteve të modifikuara gjenetikisht, edhe nëse shumica e qeverive të BE-së e kundërshtojnë.

Pikë tjetër në planin e Komisionit Junker është aderimi në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, realizimi i hapave drejt një "bashkimi të energjisë" (zvogëlimi i varësisë së saj nga Rusia) dhe rishikimi i politikave të saj tregtare, përfitimi i padrejtë i emigratëve nga programet e mirëqënies sociale, lëvizshmëria e punës.

Në draft parashikohen edhe disa ndryshime legjislative për shkak të vjetërsisë së tyre si p.sh rregullat për buxhetet e mëparshme, ligjet e lidhura me ndihmën e fermerëve. Disa do të hiqen sepse nuk ka ndonjë marrëveshje të parashikuar për zbatimin e tyre si p.sh etiketimi i mallrave organike; regjistrimi i materialeve radioaktive; një ligj mbi kreditë e stacioneve të energjisë bërthamore; dhe harmonizimin e akcizës në alkool.
                                                                                                                      Euobserver, Dhjetor 2014

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk